Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Patozi: Mos u gënjeni, bashkëqeverisja me Ramën nuk është opsion për PD-në

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Patozi: Mos u gënjeni, bashkëqeverisja me Ramën nuk është opsion për PD-në

Deputeti i PD, Astrit Patozi, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku eshte diskutuar per raportin e Komisionit te Venecias per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmaker, Astrit Patozi, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i cili u la jashtë listave për deputet nga Lulzim Basha nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ai është shprehur që të injorohen dhe refuzohen si të papranueshme lajmet e reme për  bashkëqeverisje me PS-në.

Patozi thotë se një bashkëqeverisje e mundshme me Edi Ramën nuk mund të shihet kurrsesi si opsion.

“Bashkëqeverisja me Partinë Socialiste nuk mund të jete dhe nuk është një opsion. Sepse ndryshe, i bie që të pranojmë se Republika e Re do të ketë kryeministër Edi Ramën”,shkruan Patozi.

Sipas tij, përhapja e këtyre zërave është mënyra më e keqe për të mos e ndezur kurrë fushatën e Partisë Demokratike, por për ta lenë atë në rënie të lirë.

Statusi 

Tani që mori fund ankthi i plotësimit të listës së PD dhe fushata mund të konsiderohet në kulmin e saj, po bëhen përherë e më të shpeshta lajmet që vijnë nga terreni se pas zgjedhjeve Shqipëria do të qeveriset nga një koalicion i madh. Për shkak se nuk i besoj shumë kësaj legjende, normalisht, nuk do ta kisha marrë fare mundimin ta merresha e aq më pak të shkruaja për të.
Por shqetësimi im ka të bëjë me faktin që kjo legjendë për fat të keq po rrëfehet më shumë në radhët e aktivistëve të Partisë Demokratike, të cilëve po u serviret gati si opsioni i vetëm, ndërkohë që kjo nuk po ndodh në fushatën e garuesve të tjerë. Unë e di mirë që kjo nuk është as dëshirë dhe as shpikje e demokratëve të thjeshtë, të cilët kanë katër vjet, që ëndërrojnë dhe presin një gjë krejt tjetër.
Por po ashtu jam i bindur se kjo që po ndodh është krijesë e një tufe përtacësh dhe miopësh politikë, që mund të jenë drejtues lokalë apo qëndrorë të fushatës së opozitës, të cilët tek kjo formulë kanë gjetur zgjidhjen për të mos u lodhur shumë e për t’i rënë shkurt punës, që u takon të bëjnë deri më 25 qershor.

Dhe sipas meje, kjo është mënyra më e keqe për të mos e ndezur kurrë fushatën e Partisë Demokratike, por për ta lenë atë në rënie të lirë, pasi shpjegimi i tyre qesharak është që sido të vejë rezultati, në pushtet do jemi gjithësesi.
Duke e konsideruar këtë si një problem shumë serioz, sot do të ftoja cdo anëtar dhe drejtues politik të cdo rangu të Partisë Demokratike që ta injorojë dhe refuzojë si të papranueshme këtë “fake news”, që shkon në favor të kundështarit tonë kryesor, Partisë Socialiste.

Le të mos gënjehen ata, gjithashtu, edhe nga artikulimi, sado elokuent, me gojë apo me shkrim, i ndonjë analisti apo filozofi, qofshin këta edhe frekuentues cadre, në 3 muajt e protestës së opozitës. Jam shumë i bindur që kjo është një pritshmëri e rreme dhe e sajuar keq, e cila u minon që në start objektivat e opozitës në këto zgjedhje.
Së pari, sepse asgjë e tillë nuk ka për ndodhur, për sa kohë që mungon dëshira nga të dy protagonistët, Lulzim Basha dhe Edi Rama, të cilët koalicionin e madh, e kanë gjënë e fundit që mendojnë sot.

Pasi të dy kanë deklaruar edhe publikisht që mund t’ia dalin vetëm apo me aleatë më të vegjël të qeverisin normalisht, duke e vendosur të mundurin aty ku e ka vendin, në opozitë.
Por mbi të gjitha, se krijon përceptimn e gabuar, sikur marrëveshja politike që zhbllokoi krizën, nuk kishtë në themel parimet për shpëtimin e zgjedhjeve në Shqipëri, por ishte një pazar për të ndarë në tavolinë dhe që tani pushtetin.
Kjo legjendë do të kishte kuptim vetëm në një rastin që Partia Demokratike do t’i humbë zgjedhjet dhe Edi Rama do ta ftonte atë në qeveri, jo se nuk bën ndryshe, por thjesht dhe vetëm për të mbajtur larg vetes në opozitë kryesisht LSI-në dhe ndonjë forcë tjetër politike më të vogël, që mund të sigurojë prezencë në parlamentin e ardhshëm.

Por a ka arsye që dikush prej nesh ta mendojë këtë version fyes poshtërues si shpëtimtar për Partinë Demokratike? Sepse i bie, as më shumë e as më pak, por të pranosh që opozita e bashkuar sot, të zëvendësojë LSI-në, dhe të mbetet në mëshirën e Edi Ramës për të lëpirë ndonjë kockë pushteti. A ka kuptim që ky skenar (mbi të gjitha me probalitet shumë afër zeros) të konsiderohet si rimorkiator fushate për Partinë Demokratike?Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast JO.
Sepse unë mendoj që Partia Demokratike dhe blloku opozitar i bashkuar në siglën e saj ka vetëm një detyrim sot, të fitojë zgjedhjet dhe ta dërgoje Edi Ramën dhe qeverinë e tij të dështuar dhe të korruptuar aty ku i takon, në opozitë, madje të gjatë, që të ketë mundësi të shkundet tamam. Dhe ky nuk është asnjëherë mision i pamundur, të ketë nevojë patjetër për një dalje rezervë.

Për fat të mirë, dëshmitari dhe bashkautori i vetëm i palës sonë për marrëveshjen, Lulzim Basha, nuk e ka thënë kurrë dhe as e ka lënë të nënkuptohet ndonjëherë një gjë të tillë. Dhe kjo e bën të thjeshtë ekuacionin.

Anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike e kanë shumë më të lehtë të degjojnë kryetarin e tyre, i cili nuk ka asnjë arsye dhe asnjë interes, që t’i mashtrojë, sesa këdo tjetër, që për shkaqe rehatie, moskuptimi apo keqkuptimi, mund ta cmobilizojë me ose pa dashje aksionin politik të opozitës.

Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë, duke e theksuar dhe përsëritur vazhdimisht se bashkëqeverisja me Partinë Socialiste nuk mund të jete dhe nuk është një opsion. Sepse ndryshe, i bie që të pranojmë se Republika e Re do të ketë kryeministër Edi Ramën. Kjo nuk mund të ndodhë, sepse Partia Demokratike mund dhe duhet t’i fitojë zgjedhjet.

 

Tags: bashkëqeverisjagënjenipatoziPD-në

TË LIDHURA

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari
Aktualitet

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Më e mira është përpara
Aktualitet

Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Më e mira është përpara

20:49 | 20/04/2026
“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post
Fati i hakerit rus, në duart e gjykatës çeke

Fati i hakerit rus, në duart e gjykatës çeke

“Ami Event” feston 10-vjetorin e krijimit të saj/Detajet e festës në foto

“Ami Event” feston 10-vjetorin e krijimit të saj/Detajet e festës në foto

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë dëshminë e dhëndrit të Trump

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë dëshminë e dhëndrit të Trump







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

by mirseda
21:27 | 20/04/2026
0

Ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen këtë mesjavë, duke premtuar...

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Rama: Opozita hedh helm mbi projektet për sipërmarrësit

Rama: Opozita hedh helm mbi projektet për sipërmarrësit

21:16 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com