Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Patozi: Bëjini një zë Bashës që të kthehet në atdhe

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Patozi: Bëjini një zë Bashës që të kthehet në atdhe

Ish-kreu i grupit Parlamentar, Astrit Patozi, kritiku më i ashpër i Kryedemokratit Lulzim Bashës më anë të një statusi në faqen e “Facebook”-ut ka ironizuar situatën brenda PD-së.

Patozi theksoi se “tani që mendoni se i keni larë hesapet me armikun e shtëpisë, dilni një herë shikoni edhe nga baçet e komshinjve. Se nuk mjaftojnë 230 mijë ushtarë, që munguan në apelin e 25 qershorit, por mbase ju duhen dëshmorë të tjerë, që duhet të bien ndoshta pak me vonesë për kauzën e madhe të “çadrës së lirisë””.
Gjithashtu, Patozi nuk kurseu as ironinë edhe për kryetarin e PD-së, ndërsa u bëri thirrje aleatëve që t’i bëjnë zë Bashës që ai të kthehet nga pushimet jashtë shtetit sepse ka ca gjëra në botë që nuk delegohen dot.

QË TË MOS PRISHET HARMONIA E KASOLLES

Tani që mendoni se i keni larë hesapet me armikun e shtëpisë, dilni një herë shikoni edhe nga baçet e komshinjve. Se nuk mjaftojnë 230 mijë ushtarë, që munguan në apelin e 25 qershorit, por mbase ju duhen dëshmorë të tjerë, që duhet të bien ndoshta pak me vonesë për kauzën e madhe të “çadrës së lirisë”.

Le ta mësojnë edhe aleatët se çfarë i gjen nëse e prishin unitetin e çelniktë të asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike. Që të mos guxojnë më të cenojnë atmosferën festive, që ka përfshirë të madh e të vogël në Shqipëri, sidomos pas fitores plebishitare të 22 korrikut.

Ndajini edhe ata pak aleatë, që na kanë mbetur, në të mirë dhe të këqinj, në djaj apo ëngjëj, në ata që duhen dhe në të tjerë që nuk duhen, se nuk mjaftoka që edhe bashkë me ta jemi sot në parlament 14 mandate më pak se 4 vjet të shkuara. Tek e fundit, ata duhet të qartësohen një herë e përgjithmonë se tek kasollja jonë, që sa vjen e zvogëlohet, ka vend vetëm për ata që mendojnë njësoj. 

Të tjerët, që mund të kenë kokën e tyre, le të gjejnë strehë ku të duan. Janë të lirë të shkojnë në shtëpi të tjera, në vila apo grataçelë, po të duan, mjafton që të mos e prishin rregullin harmonik dhe harmoninë e rregullt të kasolles.

Dhe pasi të keni mbaruar punë me të gjithë, futjuni edhe një herë qilizmës brenda gardhit të partisë sonë, se mbase ju ka tepruar ndonjë armik, të cilin mund të mos e ketë kapur tamam vala e parë e luftës së klasave. Nga ulja e vigjilencës apo nga fshehja e kokës së gjarprit, kjo pak rëndësi ka.

Le të kthehet kjo në një zakon të përhershëm apo në një ligj të pashkruar, njësoj siç ka mbetur që në çdo 4 vjet, më 22 korrik, Partia Demokratike ka pasur, ka dhe do të ketë votime për të zgjedhur Lulzim Bashën kryetar.
Nuk jua kam fare merakun që këtë mision do ta kryeni me sukses, sepse të tillë e keni edhe porosinë, edhe zellin. Por një këshillë e kam edhe për ju:

Bëjini një zë udhëheqësit që të kthehet në atdhe, megjithëse është kohë pushimesh, sepse ka ca gjëra në botë që nuk delegohen dot. Fjala vjen, mund t’ia lësh dikujt kopilin në derë, por për ta bërë atë, nuk ia lë dot dikujt tjetër. Sepse nuk mjafton të jetë vetëm kopil, por duhet të jetë edhe i yti.

Mbase i bën mirë kthimi dhe e kthjellon për të dalluar më mirë se cilat janë punët që i takojnë të bëjë opozitës, edhe sikur populli bashkë me qeverinë të shkojë i gjithi me pushime. Mbase e frymëzon puna dhe vepra juaj dhe e shtyn edhe më tej pastrimin e oborrit tonë dhe kopshteve të fqinjëve nga barërat e këqija. 

Por që të jeni brenda, në rast se ka këtë mendje, i thoni që të sjellë me vete edhe një tufë me kostume doku, nga ato që vishnin kinezët në vitet e Revolucionit Kulturor, që jo vetëm të mendoni njësoj, por edhe të mbatheni gjithashtu njësoj. Me të njëjtën uniformë si lideri suprem dhe i pagabueshëm.

TË LIDHURA

Tre shqiptarë kapen me 20 kg kanabis në Itali
Aktualitet

Tre shqiptarë kapen me 20 kg kanabis në Itali

17:54 | 10/11/2025
U gjend i djegur në makinë/ Dyshohet se është shqiptar, ja çfarë u zbuluar
Aktualitet

U gjend i djegur në makinë/ Dyshohet se është shqiptar, ja çfarë u zbuluar

17:52 | 10/11/2025
Presidenti Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës
Politikë

Presidenti Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës

16:43 | 10/11/2025
Next Post
ANALIZA/Koreja e Veriut dhe Siria, tentativat vetëshkatërruese të SHBA-ve

ANALIZA/Koreja e Veriut dhe Siria, tentativat vetëshkatërruese të SHBA-ve

Kukësi prezanton dy blerjet e reja

Kukësi prezanton dy blerjet e reja

Ekzekutohet barbarisht biznesmeni “Leku” në mes të plazhit të Strugës

Ekzekutohet barbarisht biznesmeni “Leku” në mes të plazhit të Strugës







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Tre shqiptarë kapen me 20 kg kanabis në Itali
Aktualitet

Tre shqiptarë kapen me 20 kg kanabis në Itali

by mirseda
17:54 | 10/11/2025
0

Tre shqiptarë janë arrestuar dhe një sasi e madhe droge u sekuestrua në Bolonja të Italisë disa...

U gjend i djegur në makinë/ Dyshohet se është shqiptar, ja çfarë u zbuluar

U gjend i djegur në makinë/ Dyshohet se është shqiptar, ja çfarë u zbuluar

17:52 | 10/11/2025
Presidenti Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës

Presidenti Begaj dekreton ish-kryebashkiakun e Vlorës si ambasador të Zvicrës

16:43 | 10/11/2025
Ish-e dashura organizoi rrëmbimin dhe dhunën ndaj 27-vjeçarit në Tiranë — zbulohet skenari

Ish-e dashura organizoi rrëmbimin dhe dhunën ndaj 27-vjeçarit në Tiranë — zbulohet skenari

16:13 | 10/11/2025
“Do të mbështesim pozitën e Kosovës”, ministrja Spiropali: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon!

“Do të mbështesim pozitën e Kosovës”, ministrja Spiropali: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon!

15:58 | 10/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com