Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pastrimi i parave dhe zyrtarët e inkriminuar, Xhafaj kërkon ndihmën e DEA-s

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Pastrimi i parave dhe zyrtarët e inkriminuar, Xhafaj kërkon ndihmën e DEA-s

Në ditën e dytë të vizitës në Uashington, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, zhvilloi një takim me zëvendësdrejtorin e DEA (Agjencia për luftën kundër drogës), Anthony Williams dhe ekipin e tij të Drejtorisë Operacionale.

Ministri Xhafaj bëri një ekspoze të arritjeve në luftën kundër kultivimit të kanabisit duke u ndalur në masat dhe rezultatet e vitit 2017, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e vendit nga harta e vendeve, që kultivojnë kanabis. Ai prezantoi disa nga masat kyçe të programuara për të garantuar këtë standard edhe gjatë vitit 2018.

Ministri u ndal veçanërisht në punën e madhe të bërë nga strukturat e qeverisë dhe veçanërisht Policia e Shtetit, për të sensibilizuar fermerët dhe shoqërinë në tërësi, për pasojat negative që vijnë nga kultivimi i kanabisit.

Në vijim, ministri Xhafaj falënderoi DEA-n për bashkëpunimin dhe kërkoi një intensifikim të këtij bashkëpunimi në të ardhmen, i cili duhet të fokusohet në shkëmbimin më të shpejtë të informacionit, ndërmjet Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s, në Athinë. Ministri kërkoi të rritet kapaciteti i kësaj zyre, duke patur një oficer të dedikuar për Shqipërinë, apo përmes intensifikimit të takimeve dhe operacioneve të përbashkëta, mes Policisë shqiptare dhe Zyrës Rajonale të DEA-s në Greqi. Më tej, drejtuesve të Agjencisë amerikane iu paraqit një përmbledhje e punës së bërë në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, identifikimit dhe analizës së grupeve kriminale në fushën e trafikut të drogës, hetimeve ndaj veprimtarisë dhe aseteve të tyre kriminale.

Zëvendësdrejtori i DEA-s dhe Drejtori i Operacioneve, z.Williams u shpreh se “Plani i Veprimit dhe vetë operacioni “Forca e Ligjit”, është plani më i mirë i prezantuar ndonjëherë nga partnerët tanë të përbashkët, në luftën ndaj trafikut të drogës”.

Ai vlerësoi maksimalisht angazhimin e qeverisë dhe të Ministrisë së Brendshme shqiptare në luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës, duke shtuar se “jemi të gatshëm të rrisim më tej bashkëpunimin mes agjencisë sonë dhe agjencive ligj-zbatuese në Shqipëri”.

Zoti Williams gjithashtu përgëzoi policinë shqiptare për rezultatet mbresëlënëse të këtij viti lidhur me sekuestrimin e kokainës dhe heroinës në territorin shqiptar, duke i konsideruar ato një sukses të merituar të organeve ligj-zbatuese shqiptare. Ai theksoi se “serioziteti i qeverisë dhe juaji personalisht si Ministër i Brendshëm në luftën kundër drogës dhe rezultatet e arritura, janë shumë të vlerësuara prej nesh”.

Përfaqësues të DEA-s në nivel drejtues operacional, u shprehën të gatshëm për të gjetur mënyrat e duhura për një bashkëpunim më të efektshëm dhe të shpejtë në këtë nivel, sa u përket hetimeve të përbashkëta të trafikut të drogës dhe aseteve kriminale të përftuara nga ky aktivitet, mbështetjen me teknika të zhvilluara për ndjekjen dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale në këtë fushë.

Gjithashtu u diskutua lidhur me mbështetjen që DEA mund të ofrojë për identifikimin e rrugëve të pastrimit të parave jashtë territorit të Shqipërisë dhe sigurimin e provave, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit për të zhvilluar hetime rreth transaksioneve financiare të këtyre grupeve kriminale, apo të personave zyrtarë të lidhur me ta.

Trajnimi i specialistëve të Policisë së Shtetit ishte pjesë e diskutimeve. Të dy palët shprehën vullnetin për të intensifikuar bashkëpunimin, si një mesazh i qartë i përpjekjeve për rezultate konkrete dhe të prekshme në vijim.

Në përfundim, u zhvillua një takim pune i ekipit të Policisë së Shtetit, drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtuesve të Drejtorisë Operacionale dhe Zyrës Rajonale në Athinë, ku u diskutua rreth operacioneve të përbashkëta që janë në proces, ndërmjet dy agjencive, si dhe u prezantuan disa operacione të reja për të cilat u kërkua bashkëpunimi me DEA-n.

Tags: DEA-sinkriminuarkerkonndihmënparavepastrimiXhafajzyrtaret

TË LIDHURA

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë
Aktualitet

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj
Aktualitet

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

10:46 | 28/11/2025
Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia
Aktualitet

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Next Post
Rama jep lajmin e mirë nga zyrat e “Turkish Airlines”

Rama jep lajmin e mirë nga zyrat e “Turkish Airlines”

FOTO/ Deputeti i LSI nxjerr dokumentet: Ja si i emëroi Rama dy drejtorë në kundërshtim me ligjin

FOTO/ Deputeti i LSI nxjerr dokumentet: Ja si i emëroi Rama dy drejtorë në kundërshtim me ligjin

“Erotizma të shfrenuara të filmuara”, Berisha: Pse Rama hoqi konfiskimin e pasurive të Balilit

Kush është baroni i drogës ‘Ujku i Detit’? Berisha: Lidhje të ngushta me kupolën më të lartë të PS-së!







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë
Aktualitet

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

by mirseda
12:00 | 28/11/2025
0

Delegacioni i Bashkimit Europian ka uruar Shqipërinë për festën e 28 Nëntorit. Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar...

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

10:46 | 28/11/2025
Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

08:48 | 28/11/2025
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

22:52 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com