Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Pasojat që na vijnë nga keqfunksionimi i gjendrave tiroide

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Pasojat që na vijnë nga keqfunksionimi i gjendrave tiroide

Flet Endokrinologu, Dashamir Gjergji

Çfarë janë sëmundjet që prekin gjendjen e tiroides? Sipas endokrinologut Gjergji, nuk janë të shumtë ata që e dinë se metabolizmi i mirë i trupit i referohet funksionimit normal të tiroides. Ndërkohë, mungesa ose tepria e jodit në organizëm mund të bëhet shkak për shfaqjen e komplikacioneve të shumta shëndetësore.

Çfarë janë gjendrat tiroide?

Gjendra tiroide është përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës. Nëse njeriu lind pa gjendrën e tiroides  është 100 për qind e sigurtë që do të ketë prapambetje të rëndë mendore ose siç quhet ndryshe “kretinizëm”. Po ashtu, ecuria e zhvillimit fizik thuajse nuk vazhdon në kushte normale dhe jo rrallëherë është e papajtueshme me jetën. Gjendra tiroide është si një minifabrikë e cila përpunon jod, ku jodi merret kryesisht nëpërmjet ushqimeve, ujit etj, dhe pasi futet në organizëm thithet nga gjendra tiroide, e cila e përpunon jodin dhe më vonë prodhon hormone me bazë Jodi.

Dy janë hormonet kryesore me bazë jodi që prodhon tiroidja të cilat njihen si T4 dhe T3. Për të kryer procesin e përpunimit të jodit dhe prodhimin e këtyre hormoneve është e domosdoshme që gjendra tiroide të stimulohet nga një gjendër tjetër që quhet hipofize, e cila prodhon hormonin stimulus të tiroides TSH. Dozat e këtyre hormoneve janë me peshë shumë të vogël molekulare, por siç e thashë  ato kanë peshë shumë të madhe në organizëm.

Cilët njihen si shkaktarët që ndikojnë në keqfunksionimin e gjendrave tiroide?

Shkaktarët që mund të ndikojnë në shfaqjen e problemeve sa i takon funksionimit të normal të kësaj gjendre janë nga më të ndryshmit. Siç e theksova edhe më lart, keqfunksionimi i këtyre gjendrave mund të vijë si rrjedhojë e mungesës së jodit në ushqim, lodhjes fizike, stresit psikologjik. Ndërkohë që shkaqet të tjera mund të jenë edhe defektet gjenetike, infeksionet, efektet anësore të barnave që mund të përdoren për kurimin e sëmundjeve të tjera.

Zmadhimi i tiroidit mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje. Zmadhimi mund të jetë i përgjithshëm ose në formë nyjash. Zakonisht tiroidi i sëmurë prodhon hormone me tepri ose me pakicë. Prodhimi me tepri quhet hipertireozë, ndërsa prodhimi me pakicë, hypotireozë. Në varësi të këtyre formave, si dhe vecorive individuale të pacientit veprohet me trajtimin që duhet të ndjekë pacienti.

Cilat janë simptomat ?

Të gjitha sëmundjet që prekin gjendrën tiroide herët apo vonë ndikojnë në funksionin e saj dhe kur çrregullohet ky funksion, kemi të bëjmë me ndryshime funksioni të tipit të uljes së funksionit apo të rritjes së funksionit, për lehtësi të lexuesit do ta konsideroja pakicë e jodit dhe tepricë e jodit.

Kur kemi pakicë të jodit, të sëmurët në përgjithësi janë dembelë, të lodhur, të përgjumur, apatikë, qajnë shpejt, gjatë gjithë kohës janë të mërzitur, si të deprimuar, nga ana tjetër kanë shtim të peshës, rrahje të ngadalta të zemrës, lëkurë dhe flokë të thatë, kapsllëk, çrregullime të kockave etj.

Po në rastet kur tiroidja prodhon më tepër c’ndodh ?

Krejt ndryshe ndodh tek të sëmurët që kanë tepricë të jodit, këta paraqiten tepër aktiv, ecin shpejt, mendojnë shpejt, flasin shpejt, janë gjatë gjithë kohës të nxituar, karakteristikë për këta të sëmurë është intoleranca ndaj të nxehtit, do të thotë që këta të sëmurë janë të veshur gjatë gjithë kohës hollë, kanë rrahje të shpejta të zemrës, djersë të shumta, bien në peshë dhe çrregullime të tjera specifike.

Sa të përhapura janë këto sëmundje?

Si teprica e jodit ashtu dhe pakica e jodit janë shumë të shpeshta si sëmundje në popullatën tonë, kjo e ka shpjegimin të lidhur më shumë me deficitin e jodit në zona të caktuara, si dhe faktorët gjenetikë dhe familjare. Duhet të rikujtoj që Shqipëria mbetet një zonë me deficite të jodit natyral, sidomos në zonat malore, banorët e të cilëve vuajnë shpesh nga këto sëmundje. Ndaj bëni kujdes me tiroidet, kontrollojini në kohë përdorni jod natyral me ushqime dhe suplemente sipas porosisë së mjekut. Për këtë duhet të keni parasysh kushtin që kontrollohuni rregullisht, në mënyrë që nesër të mos keni pasoja nga kjo gjëndër e vogël me mision dhe funksione të mëdha për trupin tonë.

Cilat janë moshat dhe kategoritë më të riskuara?

Sëmundjet e tiroides mund të ndodhin në çdo moshë, por më të përhapura janë pas dekadës së 5-të jetës. Mund të themi që ka një preferencë për të prekur më shume seksin femër se atë mashkull. Shifrat e raportuara nga ekzaminimet dhe vizitat e kryera tregojnë se femrat janë 3-4 herë më shpesh të prekura se sa meshkujt. Ndërkohë që nuk mund të themi se nuk ka një faktor të vetëm që ka ndikim në këtë lloj prevalence, por shumë gjëra janë akoma të pa qarta në lidhje me faktin se pse femrat preken më shumë sesa meshkujt nga kjo sëmundje.

Ç’ndodh me trajtimin e këtyre sëmundjeve?

Sëmundjet e gjendrës tiroide janë shumë të vështira për t’u trajtuar dhe sidomos kur ato shfaqen në periudhën e fëmijërisë apo dhe gjatë shtatzanisë. Sëmundjet e tiroides nëse nuk diagnostikohen në kohë dhe nëse nuk mjekohen në momentin e duhur, përbëjnë një kërcënim serioz të jetës së këtyre të sëmurëve. Kjo pasi agravimi i sëmundjes kalon në forma të rënduara, duke lënë pasoja serioze në shëndet. Për shkak të rëndësisë që kjo gjendër ka për organizmin, nëse ajo nuk funksionon siç duhet krahas rëndimit të saj, çon në shfaqjen e problemeve të shumta që pengojnë edhe punën e organeve të tjera.

Cilat ekzaminimet nevojiten për ta parandaluar ?

Për të diagnostikuar sëmundjen e tiroides kërkohen disa ekzaminime të thjeshta si ekografi, analiza hormonale, shintigrafi, elastografi etj. Në varësi të problemit të shfaqur rekomandohet edhe analiza apo ekzaminimi përkatës. Kështu në rastet kur analizat vënë në dukje se tiroidi ka aktivitet të ulët, zakonisht rekomandohen analiza për të gjetur antitrupat që sulmojnë gjendrën. Ndërkohë që në rastet kur rezulton se tiroidi ka aktivitet të lartë, zakonisht bëhet një shintigrafi (ekzaminim ku përdoret jodi radioaktiv) me kusht që pacienti të mos jetë grua shtatzënë apo që ushqen me gji fëmijën. Kur zbulohen nyjëza, në tiroid mund të nevojitet biopsia për t’u siguruar që nuk bëhet fjalë për masa malinje. Siç e përmenda dhe më lart sëmundjet dhe problematikat e tiroides janë shumë të përhapura shumë të vështira në diagnostikim dhe trajtim ndaj menaxhimi i këtyre sëmundjeve është kompetencë vetëm e mjekut specialist.

 Sa është sasia ditore e jodit që nuk duhet të mungojë në organizmin tonë ?

Çdo njeri normal duhet të ketë një dietë të pasur me jod, jo më pak se sa 100-150 ml/gram jod në ditë. Kjo sasi siguron një funksionim të mirë të gjendrës tiroide dhe gjithë efekteve të tjera që jodi ka në organizëm. Për të sëmurët këshillë e vlefshme është të shkojnë në kohë tek mjeku mos të neglizhojnë analizat që i kërkohen, të marrin rregullisht mjekimet dhe mbi të gjitha të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun e lartë që mbartin këto sëmundje.

Trajtimi mjekësor që pacienti duhet të ndjekë rekomandohet të merret vetëm pasi të ketë kryer vizitën tek mjeku specialist, i cili është përgjegjës për ndjekjen e trajtimeve efikase tek pacienti në varësi të komplikacionit të shfaqur.

Çfarë këshillash do t’u rekomandonit pacientëve?

Kujdesi tek pacientët që kanë probleme me funksionimin normal të gjendrave të tiroides duhet të jetë maksimal. Këta pacientë duhet të kujdesen që sasia e jodit që i japin organizmit të jetë nën nivel të mjaftueshëm. Për këtë duhet të jenë të kujdesshëm me ushqimin që marrin, i cili duhet të ketë në nivelet e duhura sasinë e jodit.

Në këto kushte i duhet dhënë shumë përparësi konsumit të produkteve të detit, si dhe të bëhen shëtitjet pranë detit për të thithur jodin.  Ndërkohë që sasia e jodit në zarzavate dhe mishra ndryshon në varësi të përbërjes kimike të tokës. Për të kompensuar mungesën e këtij elementi në ushqim, mund t’i shtohet jod artificialisht kripës së gjellës.Njëkohësisht e rëndësishme për gjendrën tiroide është edhe Seleni, i cili mund të sigurohet nga konsumi i zarzavateve, mishit, qumështit etj. Sa i takon shtesave në formë suplementi që pacienti duhet të marrë për të siguruar dozat e duhura të jodit në organizëm, duhet të kemi parasysh që në çdo rast të respektojnë rekomandimet e dhëna nga mjeku specialist pasi vetëm në këtë formë do t’u shpëtojmë komplikacioneve, ndërkohë që sëmundja merr trajtimin e duhur dhe më efikas.

Dëmet që shkakton mungesa e jodit

Një dietë e varfër me jod është një ndër shkaqet e zhvillimit të vonuar psikik, si dhe deformimeve të trurit. Një shenjë e rëndësishme e sëmundjes që shkaktohet nga mungesa e jodit është shfaqja në qafë poshtë gushës e një mase nën lëkurë që i korrespondon zmadhimit të një pjese ose të gjithë gjendrës që quhet tiroid. Mungesa e jodit në ushqim është një fenomen i zakonshëm që shfaqet në zonat larg detit. Në fakt kjo sëmundje është shumë e shpeshtë në zonat malore. Ushqimi me peshk dhe kripë deti mbron nga kjo sëmundje. Kohët e fundit u bë e qartë që një mënyrë shumë e dobishme për të parandaluar këtë sëmundje është përdorimi (po qe se është e mundshme) i një lloj kripe së cilës i është shtuar jod, dhe që dhe që quhet kripë e jodizuar. Ndërsa për të mjekuar atë, është e nevojshme që vetë personi të shkojë tek mjeku sapo të shfaqet masa në qafë.

 Diagnostikimi i rasteve malinje në QSUT

Diagnozat e avancuara dhe komplekse të tiroides që deri pak kohë më parë gjenin trajtim vetëm në klinikat  jashtë vendi, tashmë marrin përgjigje dhe shërbime të specializura edhe pranë Qendrës Spitalorë  Universitare “Nënë Tereza”. Pranë kësaj qendre tashmë funksionojnë edhe dy dhoma të plumbuara, ku bëhet e mundur trajtimi me doza të larta të jodit 131 në patologjitë malinje të tiroides.

Deri më sot pas ndërhyrjes kirurgjikale të tiroidektomisë totale dhe trajtimit me doza ablative deri në 30 mCi I-131 të sëmurëve i rekomandohej trajtim i mëtejshëm jashtë shtetit, me hapjen e këtyre dy dhomave pacientët tashmë e marrin trajtimin dhe në QSUT. Sipas statistikave pranë këtij shërbimi në QSUT mbi 100 është numri i pacientëve që marrin këtë shërbim të specializuar në rastet e sëmundjeve malinje që prekin tiroiden. Me instalimin e “gama kamera spect”, në Qendrën e Mjekësisë Bërthamore në QSUT është krijuar mundësia e kryerjes së gjithë ekzaminimeve shintigrafike për të gjitha organet përfshi dhe zemrën, ekzaminim që nuk realizohej më parë.

Ekzaminimet shintigrafike të skeletit, veshkave tiroide, kryhen në cilësi shumë më të mirë se më parë duke krijuar mundësi të diagnostifikimit të hershëm të shumë patologjive, si dhe ekzaminime për paratiroiden të parealizuara më parë.

Simptomat e pakicës së jodit:

1-Pacientët janë vazhdimisht të lodhur

2-Janë dembelë dhe të përgjumur

3-Gjatë gjithë kohës janë të mërzitur, qajnë shpesh

4-Kanë rrahje të ngadalta të zemrës

5-Lëkurë dhe flokë të thatë

6-Çrregullime me kockat

7-Kapsllëk

8-Simptomat e tepricës së jodit

9-Pacientët janë tepër aktivë

10-Ecin dhe flasin shumë shpejt

11-Janë gjatë gjithë kohës të nxituar

12-Vuajnë ndjesinë e nxehtësisë

13-Kanë rrahje të shpejta të zemrës

14-Djersë të shumta

15-Bien shpejt në peshë etj

 

Tags: dashamir gjergjigjendrapasojatiroide

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Zgjedhjet i fitoi PS, pse po hesht Lulzim Basha?

Nuk u bë deputet/ Ndoka fajëson Bashën: I besova verbërisht

Nuk u bë deputet/ Ndoka fajëson Bashën: I besova verbërisht

Provimi i gjuhës italiane, dalin pamjet e skandalit të çështjes “Suarez”

Provimi i gjuhës italiane, dalin pamjet e skandalit të çështjes “Suarez”

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com