Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Pashkët Ortodokse/ Mesazhi ndryshe i Kryepeshkopit: Po jetojmë epoka të vështira

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Pashkët Ortodokse/ Mesazhi ndryshe i Kryepeshkopit: Po jetojmë epoka të vështira

Qindra qytetarë në mesnatë ishin në Katedralen Ortodokse ‘Ringjallja e Krishtit’ në Tiranë. Mesha u kremtua nga Fortlumturia e tij, Kryepeshkopi Janullatos.

Ky është edhe viti i parë që Kryepeshkopi e drejton këtë shërbesë Pashke si shtetas Shqiptar, por e mbajti atë sërish në Greqisht.

“Krishti u Ngjall dhe ju diuhet të gëzoni të gjithë për besimin tuaj ndaj Zotit, për fitoren e së mirës ndaj të keqës”, tha ndër të tjera Janullatos.

Kryepeshkopi Janullatos uroi qindra besimtarë të mbledhur para Katedrales, me lutje ndaj Zotit, duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste. Duke u lutur për paqë, mirësi e harmoni në familjet e tyre, besimtarët ndezën qirinj për të marrë bekimin e Zotit. 

Numri i besimtarëve ishte jashtëzakonisht i madh, pasi shumë prej tyre e kanë ndjekur lutje jashtë ambjenteve të Katedrales.

Janullatos ka bërë thirrje për t’u lutur për më shumë gëzim, dashuri dhe paqe. “Veçanërisht në epoka të vështira, si kjo e sotmja, ku dëshpërimi i thellë dhe shqetësimi janë përhapur në mbarë shoqërinë dhe ku zhgënjimi i shtyp zemrat, çdo besimtar ftohet të marrë mesazhin ngjallësor të gëzimit, të dashurisë dhe të paqes dhe ta transmetojë tek ata që ndodhen afër dhe larg tij. Ejani të ngazëllohemi më Zotin, i cili dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjindjen njerëzore.

Ejani të gëzojmë për besimin tonë në fitoren e drejtësisë mbi padrejtësinë, të së vërtetës mbi gënjeshtrën, të jetës mbi vdekjen. Ejani, si gjymtyrë të Kishës, si qeliza të Trupit Mistik të Krishtit, të marrim pjesë në veprën e Tij rinovuese, në ofrimin e dashurisë, të optimizmit dhe frymës krijuese në shoqërinë tone”, thuhet në një pjesë të mesazhit që Kryepeshkopi Anastas Janullatos publikoi për festën e Pashkëve.

Mesazhi i Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë për dëshpërimin dhe epokat e vështira, vijnë në një kohë që prej disa ditësh në vend janë duke u zhvilluar protesta të njëpasnjëshme dhe ka pasur edhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve. Disa ditë më parë edhe Kisha Katolike mbajti një qëndrim zyrtar mbi zhvillimet e fundit në vend ku u dënua me forcë dhuna e ushtruar ndaj njerëzve, por edhe ndaj institucioneve.

Tags: ‘PO’EpokaJetojmëkryepeshkopitmesazhiNdryshePashkët Ortodoksevështira

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
“Na përdhunuan, por s’guxojmë t’u themi burrave”, rrëfimet tronditëse të nënave shqiptare

“Na përdhunuan, por s’guxojmë t’u themi burrave”, rrëfimet tronditëse të nënave shqiptare

Video/Ndodh në Francë, 250 persona protestojnë për familjen shqiptare

Video/Ndodh në Francë, 250 persona protestojnë për familjen shqiptare

Shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari

Shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com