Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pas zjarreve; Brukseli do të derdhë lot krokodili ndërsa qeveria greke hipokrizi

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Pas zjarreve; Brukseli do të derdhë lot krokodili ndërsa qeveria greke hipokrizi

Nga Yanis Varuofakis/Athinë – Një fatkeqësi biblike ra mbi Atikë të hënën e kaluar. Unë pashë shenjën e saj të parë orët e vona të mëngjesit në aeroportin e Athinës, teksa isha duke pritur vajzën time nga Australia. Një erë e fortë e drurit të djegur, më detyroi të shoh lart në qiell, ku dielli i verdhë, ishte i rrethuar nga errësira eklipsike që shkaktonte tymi i dendur.

Nga mbrëmja, nisën që përhapen historitë dramatike. Shumë nga shtëpitë e miqve tanë dhe disa prej të afërmve tanë në Atikën Lindore u shkatërruan. Zjarret në pyje vërshuan, duke u shtrirë drejt bregdetit plot ndërtime, duke shkretuar vendbanimin e Matit dhe qytetin e Rafinës në periferi të Athinës, duke i detyruar banorët të iknin drejt detit.

Teksa shkruaj, numri i vdekjeve zyrtare është 81, dhe me një numër të papërcaktuar njerëzish që mungojnë. Fjalët nuk më dalin. Po pse ndodhi e gjitha kjo? Një dimër i thatë kishte prodhuar sasi të mëdha pyjesh dhe shkurresh, të cilat në një ditë kur temperaturat arritën në 39 º Celsius dhe erërat me shpejtësi 130 km në orë, ushqyen flakët e mëdha.

Por, për këtë, e Hëna jonë e Zezë, komplotonte me dështimet kronike të shtetit dhe shoqërisë greke, duke e kthyer një zjarr në një ferr vdekjeprurës. Modeli ekonomik i pasluftës i Greqisë, u  mbështet në zhvillimin anarkik dhe të paplanifikuar të pasurive të paluajtshme kudo (duke përfshirë luginat dhe pyjet me pisha).

Kjo na ka lënë, si çdo vend në zhvillim, të prekshëm nga zjarret vdekjeprurëse të pyjeve në verë, dhe përmbytjet e papritura në dimër (vetëm dimrin e fundit, 20 njerëz vdiqën në shtëpitë e ndërtuara në shtratin e një përroi të lashtë). Natyrisht, ky dështim kolektiv, është ndihmuar dhe mbështetur nga mungesa e përhershme e gatishmërisë së shtetit grek.

Për shembull, dështimi i tij për të pastruar fushat dhe pyjet gjatë dimrit dhe pranverës, apo për të ndërtuar dhe mirëmbajtur rrugët e emergjencës për banorët. Pastaj ekzistojnë krimet e zakonshme të oligarkisë, të tilla si mbyllja ilegale e bregut rreth vilave bregdetare, me qëllim privatizimin e plazhit.

Dëshmitarët okularë me të cilët fola, thanë se shumë vetë vdiqën ose u plagosën rëndë në përpjekje për të çarë mes telave me gjemba, që kishin ngritur vilat midis tyre dhe detit.

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, ekziston edhe fajësia kolektive e njerëzve.

Kjo katastrofë nuk tregon asgjë tjetër, veçse mënyrën përmes së cilës ndryshimi i shpejtë i klimës, është duke sjellë ndryshime të mëdha tek fenomenet natyrore, që ndëshkojnë burimet tona njerëzore. Ashtu siç ndodh shpesh kur zjarret e pyjeve shkatërrojnë Greqinë, qeveria i fshihet përgjegjësive të veta.

Qeveritë greke, e kanë parë gjithnjë të përshtatshme të fajësojnë zjarrvënësit, terroristët dhe madje edhe agjentët e huaj. Me pretendime të tilla që mbizotërojnë lajmin, zyrtarët shmangin pranimin e mungesës së gatishmërisë, dhe dështimin e tyre për të miratuar dhe zbatuar ligjet dhe rregulloret e duhura të sigurisë.

Departamentet e zjarrfikësve, agjencitë e mbrojtjes së qytetarëve, shërbimet e ambulancës dhe spitalet janë tejet të pamjaftueshme. Ndonëse zjarret nuk do të ndaleshin, edhe nëse do të kishim trefishin e numrit të punonjësve dhe avionëve zjarrfikës, një vend që vuan prej një dekade zvogëlimin e shërbimeve publike, komuniteteve dhe moralit të tij, vështirë se mund të pritet të përgatitet mirë për një fatkeqësi natyrore, të përkeqësuar nga ndryshimet klimatike.

Gazetarët më pyesin nëse po na ndihmon Bashkimi Europian. Realiteti është se kemi pasur më zjarre shkatërruese edhe përpara dhe pas bashkimit me BE-në. BE nuk luajti asnjë rol për të na ndihmuar të luftojmë flakët, një detyrë që nuk është në përgjegjësinë e saj. Dhe ajo nuk mund të konsiderohet përgjegjëse për zjarret apo për 70 vitet e abuzimit të shoqërisë greke me mjedisin.

Por është e padiskutueshme që gjatë 10-vjeçarit të kaluar, kreditorët zyrtarë të Trojkës – Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – e  kanë privuar në mënyrë aktive shtetin grek nga burimet dhe aftësitë që i nevojiten në situata të tilla.

A mundet pra të mos jetë ky momenti kur Athina duhet të rebelohet, dhe të kërkojë fundin e masave shtrënguese, dhe shkurtimeve të shpenzimeve që dëmtojnë mbijetesën e Greqisë? Sigurisht! Çdo moment, është i mirë për t’u ballafaquar me Trojkën, lidhur me sundimin e masave shtrënguese dhe politikave mizantropike sociale, që kanë krijuar një krizë të përhershme humanitare në Greqi.

Gjatë një dekade, ne kemi humbur shumë njerëz në tragjedinë e shkaktuar nga BE-ja sesa në ndonjë zjarr përmbytjesh apo pyjesh. Më shumë se 20.000 njerëz kanë kryer vetëvrasje që nga viti 2011, ndërsa 1 në 10 grekë në moshë pune kanë emigruar, për shkak të depresionit ekonomik që BE-ja ka imponuar ndaj Greqisë .

Unë pres që në Bruksel të derdhen lot krokodili mbi viktimat tona të zjarrit, dhe po aq hipokrizi nga qeveria greke. Por nuk pres ndonjë ndryshim të mizantropisë së organizuar që godet Greqinë, vetëm sepse gati 100 vetë vdiqën në një ditë të vetme.

Deri kur progresistët në të gjithë Europën të organizohen, të pranojnë përgjegjësinë lokale, dhe të bëhen bashkë për të ushtruar presion në nivelin e BE-së, asgjë nuk do të ndryshojë, përveç forcimit të mëtejshëm të forcave politike krenare mizantropike si Agimi i Artë në Greqi, Lidhja e Italisë, Unioni Kristian Social dhe Alternativa në Gjermani, qeveria austriake e Sebastian Kurc dhe alanca anti-liberale polako-hungareze. Në këtë kontekst, zjarret ne pyjet greke janë një kujtesë tragjike e përgjegjësisë sonë kolektive si evropianë. PËRSHTATI TIRANA TODAY

Shënim:Yanis Varoufakis, ish-ministër i financave i Greqisë, është profesor i ekonomisë në Universitetin e Athinës.

Tags: “zjarreve”BrukseliderdhëgrekehipokriziKrokodililotndërsaQeveria

TË LIDHURA

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë
Aktualitet

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025
Plagosi kunatin me pistoletë, policia jep detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga, në kërkim një i ri
Aktualitet

Plagosi kunatin me pistoletë, policia jep detaje nga krimi në Kombinat: Autori në pranga, në kërkim një i ri

16:46 | 27/09/2025
Next Post
Burrel, tritol makinës së biznesmenit

Arrestohet autori që qëlloi me armë drejt një automjeti në Fushë-Arrëz

Foto/Giroud dhe Jennifer skena “hot” në plazh

Foto/Giroud dhe Jennifer skena “hot” në plazh

Njihuni me të ardhmen e eksplorimit në hapësirë

Njihuni me të ardhmen e eksplorimit në hapësirë

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025

TË FUNDIT

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today

© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com

© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com