Ambasadori britanik, Duncan Norman ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta, ndërsa nuk dihet ende se cfarë është diskutuar mes Xhafajt dhe Norman.
Ky takim vjen një ditë pas takimit të ambasadorit britanik me kryeprokuroren Arta Marku, ku u diskutua për luftën kundër krimit.
Norman shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Shqipërinë, për bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese dhe plotësimin e reformës në Drejtësi dhe procesit të Vetting-ut.