Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Pas matematikës, Lulzim Basha ngelës edhe në lexim”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Pas matematikës, Lulzim Basha ngelës edhe në lexim”

Nuk ka kaluar shumë kohë kur kryetrari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bënte gabime me mbledhjen e shifrave në Parlament. Në atë kohë kryeministri Edi Rama e cilësoi si mbetës në matematikë dhe për këtë s’kishte se si të ishte kryeministri i ekonomisë për shqiptarët.

Sot, me një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama e konsideron liderin e opozitës si mbetës edhe në lexim dhe shkrim sepse ai dhe LSI-ja  hedhin baltë mbi superoperacionin e policisë për kapjen e drogës në Maminas.  

Rama shkruan “Sulmet e dy partive për superoperacionin policor antidrogë një pasqyrë e degradimit të opozitës – as lidership, as vizion, as program, as skuadër, as ide, as edukatë, madje as shqipshqiptim e shqipshkrim normal…, vajmedet kush u beson akoma”.

Postimi i plotë e Edi Ramës

SULMET E DY PARTIVE PËR SUPEROPERACIONIN POLICOR ANTIDROGË NJË PASQYRË E DEGRADIMIT TË OPOZITËS – As lidership, as vizion, as program, as skuadër, as ide, as as edukatë, madje as shqipshqiptim e shqipshkrim normal… #Vajmedet kush u beson akoma

Reagim i Ministrisë së Brendshme:

Ministria e Brendshme hedh poshtë me përbuzje, si përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar diellin me shoshë në sytë e shqiptarëve dhe për të vazhduar dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e të huajve, të gjithë serinë e deklaratave denigruese të partive opozitare për superoperacionin e Policisë së Shtetit, Hetimit Doganor, si edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në kapjen e sasisë rekord të kokainës pak kohë më parë.

Ky superoperacion, i përshëndetur botërisht nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, Agjencia Amerikane Antidrogë, Europol-i si edhe Antimafia italiane, si një sukses i madh i agjencive tona ligjzbatuese, ka gëzuar çdo qytetar shqiptar përveç lidershipit të opozitës shqiptare, i cili nuk po rresht së shpifuri gjithëfarë absurditetesh, për të baltosur Policinë e Shtetit dhe lidershipin e Ministrisë së Brendshme e vetë Kryeministrin e Shqipërisë.

Hetimi për zbulimin dhe dokumentimin e autorëve të përfshirë në trafikun e kokainës së kapur në Portin e Durrësit është duke u kryer intesivisht nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe me mbështetjen e Agjensive partnere ndërkombëtare.

Çdo qytetar i përgjegjshëm në këtë vend që disponon prova dhe fakte konkrete ka detyrimin kushtetues e ligjor t’i vendosi në shërbim të hetimit.

Në të kundërt sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjensive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin.

Ne nxisim Prokurorinë e Krimeve të Rënda të intensifikojë hetimet dhe t’i shkoj deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës.

Ministria e Brendshme e konsideron tërësisht të papranueshëm këtë agresion verbal kundër institucioneve dhe Policisë së Shtetit në radhë të parë, ndërkohë që lufta kundër krimit dhe trafiqeve ka hyrë në një fazë të re dhe me rezultate tejet inkurajuese. E konfirmuar kjo me goditjen e disa grupeve kriminale dhe aseteve të tyre, ndërkohë që të tjera grupe të rrezikshme kriminale janë në fokusin e goditjes në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”. Ne jemi krenarë dhe mirënjohës që në këtë luftë kemi siguruar besimin dhe mbështetjen aktive të partnerëve të vendeve mike si dhe disa agjensive ligjzbatuese me autoritet të njohur ndërkombëtar si: FBI, DEA, EUROPOL, INTERPOL tj.

Faktet flasin vetë dhe flasin qartë e fortë, krejt ndryshe nga sa përflet përditë papushim opozita e çoroditur që nuk po le gur pa luajtur për të penguar punën e Policisë, dëmtuar procesin delikat drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe cënuar imazhin e Shqipërisë në botë.

Duke e konsideruar publikisht këtë përpjekje të dëshpëruar të partive të opozitës, si një akt papërgjegjshmërie të skajshme institucionale, politike e qytetare, si edhe duke hedhur poshtë me vendosmërinë më të madhe të gjithë zinxhirin serial të shpifjeve për superoperacionin e kapjes së sasisë rekord të kokainës, Ministria e Brendshme garanton qytetarët shqiptarë se përpjekja e nisur mbarë në këtë fazë të dytë të luftës kundër krimit e trafiqeve të çdo lloji, do të vazhdojë me rezultatet që presin të gjithë duke goditur fort me Forcën e Ligjit.

Tags: leximlulzim bashamatematikësngelëspas

TË LIDHURA

Shpërthim murtaje tek delet në Shkodër, nis asgjësimi
Aktualitet

Shpërthim murtaje tek delet në Shkodër, nis asgjësimi

17:01 | 20/06/2025
KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor
Ekonomi

KESH ble energji elektrike në treg të huaj, shpenzon 14 mln euro në qershor

14:31 | 20/06/2025
Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike
Aktualitet

Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike

14:27 | 20/06/2025
Next Post
Soset durimi, tifozët kërcënojnë me jetë Mavrajn me shokë

Soset durimi, tifozët kërcënojnë me jetë Mavrajn me shokë

Rrezikoni seriozisht shëndetin nëse bëni këto gabime higjienike

Rrezikoni seriozisht shëndetin nëse bëni këto gabime higjienike

Horror/Portieri masakron sulmuesin kundërshtarë (Video)

Horror/Portieri masakron sulmuesin kundërshtarë (Video)

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025




TË FUNDIT

Gallatasaraj bën ofertën e parë zyrtare, por ja sa kërkon Interi
Sport

Gallatasaraj bën ofertën e parë zyrtare, por ja sa kërkon Interi

by mirseda
17:43 | 20/06/2025
0

Ndërsa Interi është i përqendruar te Kampionati Botëror për Klube, Gallatasaraj rikthen ofertën për mesfushorin Hakan Çalhanoglu....

Tensionet me Izraelin, Britania tërheq stafin nga Irani

Tensionet me Izraelin, Britania tërheq stafin nga Irani

17:33 | 20/06/2025
Shpërthim murtaje tek delet në Shkodër, nis asgjësimi

Shpërthim murtaje tek delet në Shkodër, nis asgjësimi

17:01 | 20/06/2025
Macron: Franca, Gjermania dhe Britania me propozim të ri për Iranin

Macron: Franca, Gjermania dhe Britania me propozim të ri për Iranin

14:55 | 20/06/2025
Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

Motori përplaset me një makinë, ndërron jetë 46-vjeçari shqiptar në Itali

14:52 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com