Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron janë përpjekur që të zbusin tensionet gjatë një takimi sot në Paris.
Më herët, Trump e ka përshkruar si “shumë ofenduese” propozimin e Macronit për të krijuar një ushtri evropiane
Zyra e presidentit Macron ka thënë se presidenti amerikan ka keqkuptuar propozimin e presidentit francez, e cila, siç është thënë, ka për qëllim zvogëlimin e mbështetjes që SHBA i ofron Evropës në aspektin e mbrojtjes.
Pas takimit, Macron tha se është e padrejtë “që siguria evropiane sot garantohet vetëm nga Shtetet e Bashkuara”.
Presidenti Trump, në anën tjetër, theksoi se Shtetet e Bashkuara dëshirojë të ndihmojnë në mbrojtjen e Evropës, por ripërsëriti thirrjet e tij ndaj anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet për mbrojtje.
“Ne duam të ndihmojnë Evropën”, tha Trump, duke shtuar se “tash për tash, barra kryesore është mbi Shtetet e Bashkuara”.
Macron tha se pajtohet me Trumpin në këtë pikë.
“Ne kemi nevojë të ndajmë barrën me NATO-n, prandaj unë besoj se propozimi im për një mbrojtje evropiane është plotësisht në përputhje me këtë”, tha presidenti francez.
Trump dhe Zonja e Parë e SHBA-së janë në Francë, ku po marrin pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Jetesa në komunitet me Marjusin sipas banorëve është e vështirë. Ata tregojnë se atij i pëlqen të...
© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com
© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com