Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë tronditur Turqinë gjatë mesditës së sotme, duke shkaktuar panik të madh te qytetarët.
Tërmetet ishin me magnitudë 4.2 dhe 6 ballë të shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet janë regjistruar rreth orës 13:30 në Turqinë perëndimore. Mësohet se epiqendra ishte në zonën e Denizlisë.
Deri më tani, nuk raportohet të ketë njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.
Mediat turke raportojnë se tërmeti 6 ballësh është ndjerë thuajse në të gjithë Turqinë qendrore dhe perëndimore, duke i kujtuar turqve tërmetin e frikshëm të gushtit 1999, që shkaktoi mijëra të vdekur.