Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Pas Demarkacionit kërkohet Asociacioni, Kosova me e izoluara në Evropë

7 vjet ago
in Të Gjitha
Pas Demarkacionit kërkohet Asociacioni, Kosova me e izoluara në Evropë

Të mërkurën, raportuesja e Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka deklaruar se janë përmbushur kriteret e fundit për  lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Këtë lajm, Fajon e ka bërë të ditur përmes një postimi  në Facebook  pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj në Bruksel.

“Patëm një takim me Zëvendës Kryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj dhe një diskutim një orë e gjysmë të situatën në Kosovë. Ne ramë dakord që heqja e vizave për njerëzit në Kosovë është një qëllim i përbashkët, pasi vendi ka përmbushur kushtet e fundit”, ka deklaruar Fajon.

Bunjaku-Rexhepi:  Lëvizjen e lirë të qytetareve e ka mundësuar LDK me votën pro për Demarkacionit

Zëvendësministri i punëve të jashtme, Anton Berisha nuk beson që do të ketë ndryshim të kritereve dhe se shpreson që vendi do të shkojë në ketë ritëm të zhvillimit që të bëhet pjesë e proceseve liberalizuese dhe integruese.Image“Nuk besoj që mund të këtë ndryshime ngase kriteret kanë qenë të paracaktuara. Po ashtu shpresojmë se do të mbahet ritmi pozitiv i zhvillimeve në Kosovë ashtu që të bëhemi pjesë e proceseve liberalizuese dhe integruese”, ka thënë Berisha për “Bota sot”.

Lidhur me këtë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka theksuar për “Bota sot” se nëse  BE kërkon kritere shtesë, Qeveria e Kosovës do të duhej që të dorëhiqet.

“Lëvizjen e lirë të qytetareve e ka mundësuar LDK me votën pro për Demarkacionit. Me këtë qeveri është e mundur që BE të kërkoj edhe kritere shtese, prandaj është në të mirë të qytetarëve që kjo qeveri të tërhiqet vet. Mendoj që i bëjnë nder qytetarëve të Republikës me dhënë dorëheqje. Thjesht është e qartë këtë situatë e kanë kuptuar gjithë qytetarët se kjo qeveri nuk di të udhëheq”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Në fund, ajo ka thënë se, nëse BE kërkon kritere shtesë kjo qeveri ky President dhe ky Kryeministër nuk ka mundësi  t`i plotësojë, sidomos eliminimin e korrupsionit

Ndërkaq, deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Millaku, për deklaratën e  Fajon ka potencuar se duhet që të ngutemi duke i cilësuar deklaratat e politikaneve perëndimorë, por do të duhet që qeveria t`i kryejë detyrat  e dhëna nga BE-ja.Image“Për sa i përket liberalizimit të vizave unë mendoj se ne nuk duhet të ngutemi në cilësimin e deklaratave të politikaneve perëndimorë por duhet që i gjithë aparati i shtetit të kryejë detyrat e ngarkuara nga ana e BE-së”, ka theksuar deputetja për “Bota sot”.

Kushti tjetër Asociacioni?

Sipas, Millakut, qeveria e Kosovës do të duhet që të fokusohet në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos tek peshqit e mëdhenj dhe se ka frikë që do t`i vendoset si kusht Asociacioni i komunave serbe për liberalizmin e vizave.

“Unë mendoj, se ne kemi punë për të bërë në relacion me korrupsionin dhe krimin e organizuar e sidomos të ashtuquajturit peshqit e mëdhenj, pra qeveria jonë duhet fuqishëm të fokusohet në  këtë pikë dhe të bëjë më tepër jo vetëm  si kusht i vënë nga BE për edhe të vë standarde të cilat duhet të respektohen nga të gjitha nivelet. Kam shumë frikë se kushti tjetër për liberalizim do të jetë Asociacioni kjo do të ishte katastrofale”, ka thënë Millaku për “Bota sot”.

Kurse, Selim Daku, drejtor i Qendrës Kosovare për Diplomaci, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka cilësuar  se deklarata e Fajon tregon gjendjen real të situatës dhe se asnjë kush tjetër nuk e  pengon që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë.

“Tanja Fajon ka deklaruar vetëm gjendjen real dhe të situatës. Qytetarët e Kosovës asnjë kusht tjetër nuk i pengon për lëvizje pa viza në zonën schengen. Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi ka qenë si kusht jo i drejtë edhe si i tillë ka përmbyllur kushtet kryesore për zhvillimin e procedurave drejt librealizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë kreu i  Qendrës Kosovare për Diplomaci për “Bota sot”.ImagePër më shumë, ai ka shtuar se nuk mund të ketë kushte të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Nuk mund të ketë kushte të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën. Edhe pse Liberalizimi i vizave është çështje vullneti i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Demarkacioni ka qene kushti i fundit që ka penguar avancimin e procedurave për lëvizje pa viza. E si i tillë ka mund të përfundoj me një akt. EULEX-i është mision i BE-së për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që nënkupton se nuk mund të jetë pengesë një kusht, përmbushja e të cilit është përgjegjësi edhe e atij që e vë si të tillë.  Kosova ka përfunduar obligimet e saj për liberalizimin e vizave, prandaj shteti duhet të orientohet në zhvillimin e mëtejmë zbatimit të MSA-së që garanton realizim të aspiratave integruese”, ka deklaruar Daku për “Bota sot”.

Tahiri: BE nuk do të vë kushte shtesë për Kosovën

Kurse, politologu Mentor Tahiri ka thënë se raportuesja e BE-së Fajon, ka vlerësim pozitiv për plotësimin e kushteve nga Kosova dhe se institucionet e vendit duhet të dëshmojnë përmirësimin në sundimin e ligjit.

“Raportuesja Tanja Fajon ka vlerësim pozitiv lidhur me plotësimin e kushteve nga ana e Kosovës. Por një vendim lidhur me liberalizimin e vizave, varet nga një serë mekanizmash vendimmarrës në kuadër të BE-së. Institucionet e Kosovës duhet me veprime konkrete të dëshmojnë përmirësimin në sundimin e ligjit”, ka shtuar ai për “Bota sot”.ImageMë tutje, ai ka theksuar se BE-ja nuk është e interesuar që t`i vë kritere të reja Kosovës, por sipas tij qeveria e Kosovës nuk e ka marr seriozisht  dinamiken e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“BE nuk është e interesuar që të vë kushte shtesë për Kosovën lidhur me liberalizimin e vizave. Por, është e qartë se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është një kriter i pa kapërcyeshëm. Duhet pranuar se Qeveria e Kosovës nuk e ka marrë shumë seriozisht dinamikën e cila kërkohet. Qeveria e Kosovës duhet të dallojë përkrahjen nga zonja Fajon si një momentum kyç i cili nuk bën të humbet”, ka përfunduar Tahiri për “Bota sot”.

Tags: Asociacionidemarkacionitkerkohetkosovaretpa vizapassërish

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Tërbohen SHBA-të, sanksionet “ekstreme” mbysin Rusinë

Demokratet po kërkojnë një President, Trump ndjehet i pamposhtur

‘Magjistarët’ e akuarelit ekspozitë në Tiranë

‘Magjistarët’ e akuarelit ekspozitë në Tiranë

Tronditet Vlora, tërmeti 4 ballë në afërsi të Himarës

Tërmeti i fortë shkund Vlorën, banorët në panik

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Qarku Durrës/ Numërohen 90% e kutive, PS kryeson me rreth 52% të votave
Politikë

Qarku Durrës/ Numërohen 90% e kutive, PS kryeson me rreth 52% të votave

by mirseda
08:37 | 13/05/2025
0

Në Qarkun e Durrësit janë numëruar 445 kuti nga 493 që janë gjithsej. Nga rezultatet e deritanishme...

Del rezultati përfundimtar në qarkun Gjirokastër, si paraqitet rezultati

Del rezultati përfundimtar në qarkun Gjirokastër, si paraqitet rezultati

08:15 | 13/05/2025
Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja

Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja

23:02 | 12/05/2025
E papritur! Alba kërkon largimin nga Ferma VIP

E papritur! Alba kërkon largimin nga Ferma VIP

23:00 | 12/05/2025
Kampion për herë të dytë, Egnatia “ngre në qiell” trofeun

Kampion për herë të dytë, Egnatia “ngre në qiell” trofeun

22:58 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com