Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Partitë e Unionit kërkojnë masa më të ashpra kundër antisemitizmit

5 vjet ago
in Bota
Pak para protestës, Gjermania thirrje opozitës: Hiqni dorë nga sulmet

Antisemitizmi – përfshirë edhe “antisemitizmin e përditshëm” – është shkelje serioze, tha kreu i CSU, Söder. Krerët e Unionit CDU/CSU kërkojnë masa të rrepta kundër azilkërkuesve antisemitistë, deri në dëbimin nga vendi.

Udhëheqësi i partisë CSU, Markus Söder ka bërë thirrje për veprim më të ashpër kundër armiqësisë ndaj hebrenjve në Gjermani. “Në rastin e antisemitizmit, ne duhet të ndjekim vazhdimisht ata që kanë kryer vepra penale dhe duhet të përdorim të gjithë fuqinë e ligjit për dënimin e tyre”, tha kryeministri bavarez për gazetat e grupit mediatik Funke.

“Antisemitizmi i përditshëm” është gjithashtu një shkelje e rëndë. Söder e konsideron të domosdoshme edhe një “ide të ri-integrimit”. “Në fund të fundit duhet të jetë e qartë: Qoftë të krishterë, myslimanë, hebrenj, budistë, hinduistë apo ateistë – të gjithë duhet të ndjehen si qytetarë gjermanë dhe të jetojnë filozofinë e një shoqërie të lirë, demokratike”, tha Söder.

Asnjë mirëkuptim për ngjarjen në Hagen

Kryetari i CSU, Söder e kritikoi administratën e qytetit në Hagen me fjalë të qarta. Javën e kaluar ata kishin ulur një flamur të Izraelit, i cili u ngrit të njëjtën ditë. Administrata e qytetit e arsyetoi këtë me dëshirën për “de-eskalimin” e situatës dhe një “kërkesë urgjente nga policia”. “Unë jam i tronditur me zhvillimet në qytetin Hagen, ku është ulur flamuri izraelit nga frika e armiqësisë. Frika nuk është ndonjë opcion. Ata që tërhiqen nga antisemitizmi vetëm i forcojnë ata edhe më shumë.”

Dobrindt bën thirrje për dëbime

Kreu i deputetëve të partisë CSU në Bavari, Alexander Dobrindt ka bërë thirrje që azilkërkuesit që kanë marrë pjesë në demonstrata dhe kanë shprehur urrejte kundër Izraelit të dëbohen.“Kushdo që i mohon Izraelit të drejtën për të ekzistuar, lëshon parulla antisemitizmi, përhap urrejtje kundër hebrenjve dhe bën thirrje për dhunë, ka humbur të drejtat mbrojtëse dhe duhet të largohet nga vendi ynë,” tha Dobrindt për gazetën “Bild am Sonntag”.

Sipas gazetës, disa azilkërkues morën pjesë në demonstrata të dhunshme kundër Izraelit në landi Renania Veriore-Vestfali. “Disa azilkërkues” ishin në mesin e të dyshuarve, citoi gazeta një zëdhënës të Ministrisë së Brendshme të NRW. “Pavarësisht se kush po demonstron dhe pavarësisht nga kultura në të cilën ai u rrit: Në Renaninë Veriore-Vestfali nuk do të pranojmë ndonjë urrejtje ndaj bashkëqytetarëve tanë hebrenj,” tha ministri i Brendshëm i këtij landi Herbert Reul nga partia CDU, për gazetën “BamS”.

Sipas nënkryetarit të Kongresit Botëror Hebre (WJC), Maram Stern, nuk mund të ketë dy anë të antisemitizmit. “Nuk mund të ketë madje as neutralitet,” shkroi ai në një artikull për “Der Hauptstadtbrief”.

Kushdo që brohoret “Free Palestine!”, “ai duhet të mendojë prapë se cilin model të shoqërisë po propagandon në të vërtetë”, tha Stern. Gaza është “prototipi i ‘Shtetit Islamik'”. Në Gazë nuk ka pasur zgjedhje prej vitit 2006, ka tortura në burgje, fëmijët e vegjël edukohen në frymën e terrorizmit. Për më tepër, nuk ka asnjë ide konstruktive të bashkimit atje: “Në Gazë, antisemitizmi është në vetë bazën e shtetit”.

Weber dëshiron të kontrollojë librat e shkollës

Manfred Weber, kryetari i grupit EPP në Parlamentin Evropian, bëri thirrje për një rishikim të  menjëhershëm të librave shkollore në territoret palestineze nga autoritetet përgjegjëse të BE. Në parim është e saktë që BE duhet të promovojë shkollimin në territoret palestineze. Por nuk është e pranueshme nëse antisemitizmi mësohet në librat shkollorë palestinezë, tha Weber për “Bild am Sonntag”.

Ditët e fundit ka pasur sulme antisemitiste dhe teprime në tubimet në Gjermani. Flamujt izraelitë u dogjëndhe institucionet hebraike u sulmuan.

Këshilli Qendror i Hebrenjve kritikon ligjin penal gjerman

Këshilli Qendror i Hebrenjve ka kritikuar faktin se ligji penal gjerman shpesh nuk lejon ndërmarrjen e veprimeve kundër mesazheve të urrejtjes. “Ne aktualisht marrim rreth 50 mesazhe urrejtjeje në ditë,” tha kryetari i Këshillit Qendror, Josef Schuster për gazetën “Bild am Sonntag”. Shumica e personave e kanë ditur saktë se çfarë duhet të shkruajnë, në mënyrë që të mos ndiqen penalisht për sulmet verbale.

Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit gjithashtu shprehu shqetësim. “Çdo sulm antisemitist gjatë protestave, çdo flamur i djegur i Izraelit, çdo yll hebre i shkatërruar, konfirmon se diçka ka rrëshqitur në shoqëri,” tha nënkryetari i komitetit, Christoph Heubner. Kjo tregon se autorët e krimeve shpresojnë mbështetjen e heshtur për urrejtjen e tyre ndaj hebrenjve./DW

Tags: antisemitazilgjermani

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
Rrogozhina/ Pas stadiumit 2 milion euro, Egnatia ngjitet në Superligë

Rrogozhina/ Pas stadiumit 2 milion euro, Egnatia ngjitet në Superligë

Gjendje e rëndë mendore në Ministrinë e Arsimit

Artan Fuga: Demokratizimi i partisë demokratike, aty nis gjithçka

Vlorë/ Kapet gomonia me 577 kg kanabis, 3 në pranga (Emrat)

Vlorë/ Kapet gomonia me 577 kg kanabis, 3 në pranga (Emrat)







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com