E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Artan Fuga: Demokratizimi i partisë demokratike, aty nis gjithçka

Pas humbjes elektorale jo për faj të tyre, tani elektorati dhe militantët e partisë demokratike, intelektualët demokratë janë vendosur përpara përgjegjësisë pastërtisht të tyre: Do të dinë ta demokratizojnë partinë, apo do të flenë nën “nanurisjet” e burokracisë partiakë që pret ndonjë kockë pushteti?
Diskutim miqësor me një mik të nderuar të faqes!
Viktor Pojani
Profesor i nderuar.
Do desha te dija mendimin tuaj per rrugen e zgjidhjes se kesaj situate absurde, ku shoqeria eshte marre peng nga partite politike.
Flm.
Artan Fuga
Demokratizimi i partisë demokratike, aty nis gjithçka, sepse ajo fillimisht ka futur vlerat e demokracisë në Shqipërinë e viteve 90, sepse ajo aktualisht prej dhjetë vjetësh është e çliruar nga manteli i hekurt i pushtetit dhe i burokracisë shtetrore që e bën partinë thjesht një vegël të pushtetit, sepse aktualisht aty ka një krizë lidershipi dhe vetëm aty ku ka krizë mund të shpresosh se diçka më e emancipuar mund të lindë, sepse lidershipi i partisë demokratike është goditur nga humbja, ka deficienca në besueshmëri në elektorat dhe midis militantëve, kurse në krahun socialist të shurdhuar nga buritë e fitores askush nuk dëgjon nga ai vesh, sepse tani janë zgjedhjet në partinë demokratike dhe vetëm në kohë zgjedhjesh hapet një çast ameba që të futet solucioni rigjallërues, sepse … Ky është mekanizmi i zgjidhjes sot, nesër mund të jetë një tjetër. A do të jenë në gjendje elektorati demokrat, a do jenë në gjendje kuadrot e partisë demokratike, intelektualët e partisë demokratike t’i imponojnë demokratizimin e partisë lidershipit dhe kandidatëve? Kjo varet prej tyre, nuk e di unë. Apo do të vihen në gjumë nga aparatçikët lokalë që të kënaqur thjesht duke pritur që ndonjë ditë t’u bjerë në dhëmbë ndonjë kockë pushteti lokal thonë rrimë e presim se kreu i partisë do të kujtohet ndonjë ditë që i kemi qendruar “besnikë” në kohë të vështira dhe do të na hedhi ndonjë kockë! Se ata sa për Shqipëri, elektorat, të mirë publike mendojnë në fund fare, fare, fare, atje tej në horizontin e madh ku gëja duket e vogël sa një 5 leksh! Ja mik i nderuar, përndryshe le të dëgjojnë anonimsit, ata që hedhin gurin e fshehin dorën, delirantët.
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...