Mot i kthjellët dhe vranësira mesatare në pjesën veriore dhe bregdetare parashikohen të dominojnë në vendin tonë.
Me uljen e temperaturave, IGJEUM parashikon që temperaturat minimale të arrijnë në -6 gradë celcius në vendet malore, ndërsa në gjysmën e dytë të ditës do të dominojnë kthjellimet.
Ndërkohë parashikimet flasin për ditë të ftohta dhe për ditët në vijim, ndërsa viti 2018 do mbyllet me temperatura nën zero në disa zona të vendit.
RESHJET
Sot (e mërkurë, dt.26) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Sot (e mërkurë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 / 11 °C
në vendet e ulëta: -1 / 8 °C
në vendet malore: -6 / 1 °C
ERA
Sot (e mërkurë, dt.26) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.