Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Para ndeshjes me Dinamo Tbilis, Egbo: Shanset janë 50-50

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Para ndeshjes me Dinamo Tbilis, Egbo: Shanset janë 50-50

Para ndeshjes ndaj FC Dinamo Tbilisi ditën e mërkurë, trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, është shprehur optimist edhe pse vë në dukje edhe avantazhet e kundërshtarit, i cili luan në fushën e tij dhe ka nisur prej 10 javësh kampionatin.

Për trajnerin e bardhebluve, shanset për kualifikim janë të barabarta dhe nëse lojtarët e drejtuar nga ai do të jepnin maksimumin, Tirana do të rikthehej triumfuese në Shqipëri.

Trajneri Tiranës, Emanuel Egbo në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League është shprehur optimist dhe beson tek rezultati pozitiv, pasi skuadra është gati të japë maksimumin.

Sa janë shanset e Tiranës për kualifikim në këtë ndeshje?

Mendoj që Dinamo ka një avantazh pasi luan në shtëpi. Por pavarësisht se ne luajmë në transfertë, jemi të mobilizuar gjithashtu. Tani jemi këtu dhe kemi ardhur për të marrë maksimumin në këtë ndeshje.

Presidenti ka thënë që është i lumtur për shortin. Ju si e mendoni?

Presidenti është shprehur ashtu pasi ka marrë në konsideratë edhe skuadrat e tjera që mund të shortoheshim, duke menduar që ata kanë më shumë eksperiencë se të dy skuadrat tona.

Ju keni luajtur edhe më parë ndaj Dinamos. Sot, si e shihni skuadrën?

Shoh që ka ndryshim, infrastruktura është shumë më mirë. Është një ndjesi shumë e mirë për të qenë përsëri këtu, veçanërisht si trajner. Nuk mund ta imagjinoni dot çfarë ndjesie është.

Ju e keni studiuar Dinamon. Kush mendoni se është lojtari më i rrezikshëm?

Ne e kemi parë Dinamon dhe mendoj që i dimë pikat e forta dhe të dobëta. Kanë lojtarë të fortë dhe luajnë futboll agresiv. Mendoj që përgjigja ime nuk është për t’u ndarë me median.

Pak ditë më parë ju festuat 100 vjetorin. Si mendoni se do ndikojë kjo te sfida?

Ne nuk jemi këtu për shëtitje, por për të marrë maksimumin dhe nëse japim 100%, nesër besoj që do të marrim një rezultat pozitiv.

Këtë i kam kërkuar gjithmonë skuadrës. Bëjmë më të mirën tonë dhe shpërblimi do të vijë.

Nëse Tirana e ka eliminuar një herë përse mos të ndodhi sërish?

Unë kam thënë që shanset janë 50-50 edhe pse ata luajnë në shtëpi. Jemi këtu për të bërë një ndeshje të madhe dhe të japim maksimumin.

Korona është në favor apo në disfavorin tuaj?

Mendoj që ka pluset dhe minuset e veta. Prania e tifozëve do t’i jepte një impuls tjetër ndeshjes. Duhet të rikthehen pasi futbolli pa tifozë është si një ndeshje miqësore. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Janë 90 minuta më të rëndësishme të Egbos?

Është një ndeshje në Champions League dhe duhet të japim maksimumin dhe të marrim atë çka na takon. Është ndeshje e rëndësishme për të gjithë ne, për tifozët e Tiranës dhe Shqipërinë.
Ndeshja e parë e 100 vjetorit të dytë…

Nuk i shoh fare statistikat. Për mua është ndeshja e radhës dhe duhet të bëjmë më të mirën për ta fituar.

Dinamo është në javën e 10, ndërkohë Tirana vetëm 1 miqësore. E shihni si disavantazh formën e kundërshtarit?

E kam thënë që avantazhi i tyre është aktiviteti në kampionat.

Është një plus, por edhe ne sapo kemi mbaruar dhe boshti i skuadrës që ka fituar kampionatin është në ritëm. Lojtarët e rinj do të tentojmë ta kalojnë këtë moment dhe të përshtaten sa më shpejt me skuadrën.

Ngoo nuk është më pjesë e juaja. Mendoni se do ndihet mungesa?

Ai ka qenë lojtar kryesor deri në përfundim të kampionatit, por prurjet e reja dhe veçanërisht Muçi e ka zëvendësuar Michael më së miri në momentet që ka luajtur. Kemi besim tek Muçi dhe futbollisti që kemi afruar tani në merkato. Besojmë që janë të gatshëm për të dhënë maksimumin kur t’iu jepet mundësia. /A2

Tags: Dinamo TbilisEgboShanse

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Bayern Munich prezanton Jonathan Tah, i merr kapitenin Leverkusenit
Sport

Bayern Munich prezanton Jonathan Tah, i merr kapitenin Leverkusenit

10:57 | 29/05/2025
Korporata e Investimeve autorizohet për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë
Kultura

Korporata e Investimeve autorizohet për rijetëzimin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë

09:55 | 29/05/2025
Next Post
Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot

Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot

Horoskopi, 21 prill 2020

Horoskopi ditor, shenjat me fat për sot

S’kanë të ndalur tërmetet, lëkundja me magnitudë 6.8 e shkallës Rihter trondit Indonezinë

S'kanë të ndalur tërmetet, lëkundja me magnitudë 6.8 e shkallës Rihter trondit Indonezinë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Deputetët rikthehen në Kuvend, Çfarë nuk u pa nga seanca
Politikë

Deputetët rikthehen në Kuvend, Çfarë nuk u pa nga seanca

by mirseda
13:54 | 29/05/2025
0

Sot u mbajt seanca e parë parlamentare pas zgjedhjeve të 11 majit, ku nuk munguan tonet e...

Nuk arriti të merrte një mandat, Alibeaj: Dal me kokën lart, kam shumë mundësi të tjera

Nuk arriti të merrte një mandat, Alibeaj: Dal me kokën lart, kam shumë mundësi të tjera

13:33 | 29/05/2025
Përleshi macen me qenin dhe hodhi video në rrjete sociale, procedohet penalisht i riu nga Librazhdi

Përleshi macen me qenin dhe hodhi video në rrjete sociale, procedohet penalisht i riu nga Librazhdi

13:18 | 29/05/2025
Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 telefona celularë

Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 telefona celularë

13:03 | 29/05/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com