Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Para finales së madhe për emrin? Kotzias shkel sot në Shkup

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Para finales së madhe për emrin? Kotzias shkel sot në Shkup

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias viziton të enjten vendin fqinj, Maqedoninë. Pritet që ai të sjellë me vete një zgjidhje kompromisi për çështjen e emrit.

“Gorna Makedonija” -Maqedonia e Epërme duket të jetë formula magjike, me të cilën do të zgjidhet pas 27 vjetësh konflikti për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Këtë e ka sinjalizuar pala greke në raundin më të ri të negociatave nën ndërmjetësimin e OKB-së. Mediat greke shkruajnë se ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias do të përpiqet për këtë kompromis të enjten në Shkup.

Pala greke kërkon që nocioni sllav të mos përkthehet. Po pse? Për Spiros Danellis, deputet i partisë social-liberale To Potami në bisedë me Deutsche Wellen e kritikon këtë si “një shenjë tjetër të mendimit iracional, që është tipike për mënyrën e perceptimit nga ana jonë të grindjes për emrin.” Ai thotë se nuk e kupton këtë lloj të menduari. “Nëse formula e kompromisit “Gorna Makedonija pranohet nga të dyja palët dhe kontribuon që të zgjidhet çështja e emrit, atëherë sigurisht që varianti duhet të merret.”

Por mbetet me pikëpyetje, nëse Maqedonia bie në ujdi me emrin Maqedonia e Epërme. Edhe nëse ajo bie dakord, konflikti nuk zgjidhet menjëherë. Jorgos Tzogopoulos, docent për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Trakisë thotë se më e rëndësishme se ndërmjetësimi i OKB-së është që vendi fqinj të sanksionojë me kushtetutë emrin e ri të shtetit. Kushtetuta përveç kësaj do ndryshuar edhe në atë mënyrë që të përjashtohen pretendimet territoriale ndaj Greqisë, thotë eksperti.

Kërcënime kundër ministrit të Jashtëm

Sipas palës greke ka arsye historike për këtë frikë. Maqedonia  një ditë mund të ngrejë pretendime ndaj provincës greke me të njëjtin emër dhe kryeqytetit të saj Selanik. Kjo është arsyeja, pse Greqia nuk e ka njohur vendin fqinj me emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë, por me emrin FYROM, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Që nga viti 1991 zhvillohen bisedime për çështjen e emrit. Greqia kundërshtonte një kohë të gjatë çfarëdolloj përdorimi të nocionit “Maqedoni” në emrin e vendit fqinj. Por ndërkohë që sinjalizohet gatishmëri për kompromis, opinioni publik grek nuk e mbështet i gjithi këtë gatishmëri. Në një sondazh të fundit të televizionit Alpha, 60% e të anketuarve u shprehën, se janë kundër përdorimit të nocionit “Maqedoni” në emrin e shtetit fqinj. Por 67% dëshirojnë që negociatat të vazhdojnë.

Kundërshtimet kanë mbetur në nivelin e protestave, por në fillim të shkurtit ministri i Jashtëm grek, Kotzias mori një letër ku shkruhej se janë gati “tre plumba për atë dhe familjen e tij”. Edhe deputeti Danellis ka marrë kërcënime, pasi u shpreh hapur për një kompromis për çështjen e emrit. Danellis mendon, se politikanët e moderuar nga të dyja anët duhet të shfrytëzojnë këtë moment. “Nëse edhe Zoran Zaev arrin të bëjë një kompromis tek njerëzit e tij, gjë që nuk është e lehtë, atëherë do të kemi një zgjidhje për çështjen e emrit që para verës.”

Kotzias duhet të mbarojë punë

Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, ministri i Jashtëm grek, Kotzias ka një paketë të kompletuar kompromisi “në pajtim me pozicionet e qarta të negociimit të qeverisë greke”. Këto propozime i bisedon Kotzias në Shkup të enjten. Mediat greke raportojnë, se pala tjetër i ka formuluar propozimet e saj për zgjidhjen e konfliktit. Më së voni më 30 Mars, ndërmjetësuesi Mathew Nimetz do të thërrasë në Vjenë një raund të ri bisedimesh për çështjen e emrit./Deutsche Welle

Tags: emrinfinaleskotziasmadheparashkelShkup

TË LIDHURA

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit
Aktualitet

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë
Aktualitet

Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje të Gramshit, kalohet vetëm me zinxhirë

19:20 | 17/02/2026
“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen
Aktualitet

“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

17:54 | 17/02/2026
Next Post
Indeksi i tranzicionit, Shqipëria e 30-ta në botë ndër 129 ekonomi

Indeksi i tranzicionit, Shqipëria e 30-ta në botë ndër 129 ekonomi

Ushqimet “armike” të gjumit, ja cilat duhen shmangur

Ushqimet "armike" të gjumit, ja cilat duhen shmangur

Vasili: Shqiptarët pa drejtim, Rama la Shkodrën në mëshirë të fatit

Vasili: Shqiptarët pa drejtim, Rama la Shkodrën në mëshirë të fatit







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com