Papa Françesku ka kritikuar emërtimin e një bombës më të madhe të ushtrisë amerikane, e ashtuquajtur si “nëna e të gjitha bombave”.
Teksa ndodhej para një grupi studentësh, Ati i Shenjtë tha:
“Ndjeva turp kur e dëgjova këtë emër. Një nënë jep jetë, ndërsa kjo jep vdekje. Dhe ne e quajmë këtë bombë ‘nënë’? Çfarë po ndodh kështu?”
SHBA-të lëshuan muajin e kaluar një bombë të tillë me peshë 9.800 kg mbi militantët e Shtetit Islamik në Afganistan, ndërsa njihet zyrtarisht me emrin “GBU 43/B MOAB”.
Kjo bombë është testuar fillimisht në vitin 2003, por nuk ishte përdorur asnjëherë më parë në luftime, ndërkohë komentet e Papës vijnë para takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump, më 24 maj.