Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Panucci sqaron situatën në kombëtare: Cassetti, Guri dhe ku duhet ndërhyrë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Panucci sqaron situatën në kombëtare: Cassetti, Guri dhe ku duhet ndërhyrë

Në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit është organizuar një takim mes trajnerëve të ekipeve të moshave të kombëtares dhe trajnerit italian Christian Panuccit, me kërkesë të këtij të fundit. Kjo mbledhje vjen rreth 1 muaj para se kombëtarja të mblidhet në Zvicër për të zhvilluar turin 10-ditor të përgatitjes për ndeshjen me Ukrainën. Ishte planifikuar edhe një ballafaqim i tillë me Kosovën, por duket se situata në këtë drejtim është ndërlikuar dhe gjithçka ka rënë poshtë.Pas mbledhjes ka folur për mediat trajneri i kombëtares, ku ka sqaruar disa çështje dhe të ardhmen e kombëtares. Apo dhe se çfarë duhet të ndryshojë pas asaj shfaqje të shëmtuar me Norvegjinë.

“Sot zhvilluam një mbledhje me të gjithë trajnerët e kombëtareve të moshave. Federata Shqiptare e Futbollit po investon për të rritur sa më shumë talente nga Shqipëria. Shpresojmë që të lindin sa më shumë lojtarë me cilësi, që në të ardhmen t’i shërbejnë përfaqësueses. E rëndësishme është që puna dhe bashkëpunimi me klubet ka nisur.

Po punohet për të plotësuar grupin, sepse humbja në miqësoren me Norvegjinë na ka bërë të kuptojmë se ka diçka që nuk shkon, duhet ndryshuar. Fizikisht lojtarët nuk do të vijnë në maksimumin e mundshëm, megjithatë kombëtarja është kombëtare dhe nuk ka shumë ndeshje miqësore, kështu që në 10 ditët e grumbullimit në Zvicër duhet të punojmë me seriozitet, për të vijuar me përgatitjet në kuadër të Ligës së Kombeve dhe eliminatoreve të Europianit.

I kuptoj futbollistët, që kanë zhvilluar një sezon të lodhshëm, duke dhënë gjithçka, megjithatë duhet të japin edhe diçka për kombëtaren në mbyllje të sezonit, sepse me skuadrën përfaqësuese nuk bëhet shaka. Grupin po e formojmë. Pas humbjes me Norvegjinë e kuptova që diçka duhet ta ndryshojmë, por me fokusin kryesor te mënyra e lojës. Në Zvicër do të provojmë disa aspekte të rëndësishme.

Guri po shkëlqen me Kukësin? Ai ia ka bërë vetë vendin vetes në kombëtare, nëpërmjet paraqitjeve dhe golave që po shënon. Duhet të vazhdojë të punojë dhe shpresojmë të jetë pjesë e grupit. Sidoqoftë, gjithçka varet nga ai. Unë ftoj gjithnjë më të mirët.

Marco Cassetti, ndihmësi im i ri? Besoj se ka mbi 300 ndeshje në Seria A. Kemi qenë shokë skuadre te Roma. Kam një marrëdhënie mjaft të mirë me të, mund të më ndihmojë sidomos me mbrojtësit. Puna e tij do të ketë shumë vlera në përmirësimin e repartit difensiv”.

Tags: duhetGurikombëtare: Cassettindërhyrëpanuccisituatënsqaron

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Arta Marku e shkarkon pa motivacion, Hajdarmataj kyç gojën

Arta Marku e shkarkon pa motivacion, Hajdarmataj kyç gojën

Talenti shqiptar bind Heynckesin, Bayerni i zgjat kontratën

Talenti shqiptar bind Heynckesin, Bayerni i zgjat kontratën

Shkarkimi i Hajdarmatajt, Kryemadhi: Përpjekje për shpëtuar Tahirin, Arta Marku mos guxo…

Shkarkimi i Hajdarmatajt, Kryemadhi: Përpjekje për shpëtuar Tahirin, Arta Marku mos guxo...







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com