Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Panucci i prerë: Nuk e kanë merituar prandaj nuk janë grumbulluar

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Panucci i prerë: Nuk e kanë merituar prandaj nuk janë grumbulluar

Cristian Panucci ka dalë para mediave në prag të miqësores me Kosovë, që do të zhvillohet nesër në Zvicër. Trajneri i kombëtares shqiptare ishte i shoqëruar nga Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha. Ai ka dhënë një mesazh mjaft të qartë në këtë konferencë, ku është shprehur se ata që nuk janë grumbulluar nuk e kanë merituar, duke parë çfarë kanë dhënë në fushë javë pas jave.

Këtë herë keni grumbulluar disa lojtarë nga Superiorja. Ka ndonjë strategji për këtë?

Superioren e ndjek thuajse çdo jave dhe kam nën vëzhgim të gjithë elementet që mund t’i shërbejnë kombëtares. Këtë herë ishte radha e Gurit, që ka bërë një sezon shumë të mirë, por lojtarë si ai dhe të tjerë, janë gjithmonë të mirëpritur, nëse paraqiten mirë.

Si ju është dukur gjendja e të grumbulluarve?

Kemi një grup shumë të mirë, që shfaq seriozitet dhe përkushtim në punë. Mendoj se kemi bërë një punë shumë të mirë dhe do punojmë akoma më shumë, për të qenë gati në Nations League. Dua që në atë kompeticion të dalim të parët dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë.

Keni një mesazh për lojtarët që nuk janë grumbulluar këtë herë?

Janë ata që duhet të më japin një mesazh mua. Unë ndjek çdo fundjavë të gjithë futbollistët shqiptarë dhe vlerësoj paraqitjet e tyre. Në fund bëj vlerësimet e mia dhe grumbulloj ata që janë më në formë dhe që më garantojnë paraqitje dinjitoze. Në këtë kuptim, janë ata që duhet të më dërgojnë sinjale përmirësimi dhe forme të mirë, për t’i grumbulluar më pas.

Cila ka qenë përshtypja e parë për Gurin?

Është një djalë shumë serioz, që është integruar shumë mirë me grupin dhe ka punuar shumë mirë. Ai ka bërë një sezon mjaft të mirë me Kukësin dhe ka shënuar shumë gola, por këtë sezon duhet ta shikojë jo si një arritje, por si një pikënisje për karrierën e tij.

A është sfida me Kosovën, edhe një betejë në kuadrin e përthithjes së talenteve?

Nesër është një ndeshje miqësore, ku si unë, ashtu edhe trajneri i Kosovës, kemi synim për të eksperimentuar dhe për të marrë sinjale sa më të mira, në kuadër të ndeshjeve të Nations League. Sa i përket talenteve, shqiptarët janë të ndarë në 3 shtete dhe unë kam emisarët e mi, me të cilët përpiqem t’i ndjek që të gjithë. Më pas nëse shoh elementë të mirë, ju prezantoj thirrjen për t’iu bashkuar Shqipërisë, por zgjedhja u takon atyre.

Pas humbjes me Norvegjinë, e shikoni si detyrim fitoren ndaj Kosovës?

Duhet të jemi seriozë në atë që bëjmë dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje. Verdiktin e jep fusha, por ne futemi gjithmonë në lojë për të fituar, ndonëse në lojë janë 3 rezultate. Për mua rëndësi ka të vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar dhe të japim më të mirën, pastaj rezultati del disi në plan të dytë.

A janë zgjedhur kundërshtarët e miqësoreve, që të jenë të përafërt me ato të Ligës së Kombeve?

Kemi zgjedhur dy kundërshtarë, një të fortë dhe një më pak të fortë, për të parë se si do të mund të komportohemi në fushë. Norvegjia ka qenë një kundërshtar që luan përafërsisht si Skocia dhe në atë ndeshje kemi qenë në lojë deri në fund. Pavarësisht se kishim shumë lojtarë që nuk luanin në skuadrat e tyre, ishim në lojë dhe mund të shmangnim humbjen.

Tags: grumbulluarjanëkanëmerituarpanucciprandajprerë

TË LIDHURA

E rëndë: Ndërron jetë në aeroportin e Stambollit ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat
Aktualitet

E rëndë: Ndërron jetë në aeroportin e Stambollit ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat

09:23 | 10/03/2026
Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë
Sport

Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë

19:59 | 09/03/2026
“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje
Sport

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

13:46 | 09/03/2026
Next Post
Shqipëria e Bushit në “gjumë”, Bjellorusia në avantazh (Video)

Shqipëria e Bushit në “gjumë”, Bjellorusia në avantazh (Video)

Ngjela: Do shihni “vallen e vdekjes”, priten arrestime në nivele të larta

Ngjela: Negociatat me BE-në do të hapen, vetëm Rama e Berisha thonë jo

Hysaj: I gatshëm të luaj ku do trajneri, lojtarët e rinj janë të rëndësishëm

Hysaj: Luajmë një derbi. Ancelotti? Ja çfarë po ndodh me të ardhmen time







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com