Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Panucci ‘leksion’ Solarit: Më e lehtë të drejtosh Real Madridin, sesa Shqipërinë

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Panucci ‘leksion’ Solarit: Më e lehtë të drejtosh Real Madridin, sesa Shqipërinë

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Christian Panucci, aktualisht në stolin drejtues të kombëtares së Shqipërisë, shpreson se trajneri i ri i “Los Blancos”, Santiago Solari, do të arrijë sa më shumë, si Zinedine Zidane, në “Santiago Bernabeu”, edhe pse pranon se argjentinasi përballet me një detyrë të vështirë. Këtë prognozë, italiani e bën në një prononcim për “Goal.com”.

Argjentinasi luajti me Zidane me fanellën e Real Madrid gjatë epokës së famshme të “galaktico” të klubit, teksa u konfirmua deri në vitin 2021 si trajner i “Los Blancos” pas katër fitoreve radhazi, pas shkarkimit të Julen Lopetegui. Solari para se të merrte në dorë fatet e ekipit të parë të Realit, ai drejtonte ekipin B të Castilla, njësoj si Zidane, ky i fundit arriti të fitonte tre sezone radhazi Champions League, duke bërë që në fund të largohet si një legjendë.

Christian Panucci është i bindur te Solari, por pranon se francezi mund të jetë një trajneri i vështirë për t’u ndjekur: “Zidane fitoi tri Liga Kampionesh. Nëse e bëni këtë, patjetër je shumë i mirë si trajner. Shpresoj që Solari të ndjekë këtë rrugë dhe të fitojë sa më shumë, si Zidane.

Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin, sesa Romën, apo Shqipërinë. Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë. Ai fitoi katër ndeshje si trajner dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021”. Duhet ta shfrytëzojë këtë shans, sepse është një mundësi e mrekullueshme. Ne kemi parë tashmë atë që bëri Zidane me një skuadër vërtet të mirë. Është gjithmonë më e lehtë në këtë rast, sesa nëse ke në dispozicion lojtarë mesatarë”.

Megjithatë, Solari ka drejtuar vetëm pesë ndeshje me Realin dhe është ende herët për të folur dhe për të gjykuar mandatin e tij, edhe pse në përballjen e fundit u turpëruar me rezultatin 3-0 kundër Eibarit: “Nëse humbni kundër Eibarit, duhet të reagoni shpejt”, tha Panucci duke sugjeruar se ekipit madrilen nuk do t’i mungojë motivimi kundër Romës: “Kjo është ndeshja më e lehtë për një trajner, sa i takon motivimit. Por, Solari vjen nga një humbje, kështu që nuk është e lehtë për të.

Sidoqoftë, me krenarinë që ka Real Madridi, e shoh favorit përballë Romës. Trajneri nuk ka pse të thotë asgjë deri në fillimin e lojës, vetëm të zgjedhë ekipin e tij dhe ta motivojë. Ai nuk ka nevojë të thotë asgjë tjetër për lojtarët”.

Kujtojmë që Panucci e ka veshur fanellën e të dyja skuadrave, Romës dhe Real Madridit, gjatë një karriere të gjatë, të mbushur me trofe, që përfshinte edhe një periudhë të paharrueshme me Milanin e madh, ndaj e ka shumë të vështirë të zgjedhë se kush do të fitojë ndeshjen e sotme: “Kjo është një e pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Real Madridi është Real Madridi, e mbaj në zemër me krenari të madhe. Unë kam shumë miq atje.

Ajo që fituam me Real Madridin, titullin e shtatë të Ligës së Kampionëve, ishte diçka e madhe, pastaj mënyra se si më trajtuan tifozët. Kam luajtur tetë vite në Romë, edhe kjo është diçka e veçantë. Gjithsesi, e shoh këtë lojë ndryshe tani: shikoj taktikat, lëvizjet e trajnerëve për të mësuar diçka.

Kjo është një lojë e mrekullueshme, sepse të dyja skuadrat vijnë të plagosura. Real Madridi humbi 3-0 kundër Eibarit, dhe kjo më lëndon shumë, ndërsa Roma humbi ndaj Udinese, të martën. Reagimi nuk ka të bëjë aq me trajnerët, por me lojtarët. Ata duhet të japin më të mirën nga vetja”.

Tags: drejtoshlehtëleksionpanucciReal MadridinShqipërinëSolarit

TË LIDHURA

“Shpërthim emocionesh” – Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa pas triumfit historik
Sport

“Shpërthim emocionesh” – Sylvinho shndërrohet në ultras, pamje nga festa pas triumfit historik

17:21 | 14/11/2025
E ardhmja e Silvinjos mbetet e paqartë, por kontrata me Kombëtaren i është rinovuar.
Sport

E ardhmja e Silvinjos mbetet e paqartë, por kontrata me Kombëtaren i është rinovuar.

16:33 | 14/11/2025
Shqipëri-Angli, në Tiranë vendos drejtësi arbitri i Serisë A
Sport

Shqipëri-Angli, në Tiranë vendos drejtësi arbitri i Serisë A

15:10 | 14/11/2025
Next Post
Vrasja në ish-Bllok, Elvana Gjata jo në kërkim policor

Vrasja në ish-Bllok, Elvana Gjata jo në kërkim policor

Polaku i shkruan letrën emocionuese Canës: Jam një fans i flaktë i yti, je heroi im

Polaku i shkruan letrën emocionuese Canës: Jam një fans i flaktë i yti, je heroi im

Paditet kryeprokurorja Arta Marku

Zgjedhja e anëtareve të KLP-së/ Arta Marku cakton datën për mbledhjen e prokurorëve







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023
Politikë

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

by mirseda
22:40 | 14/11/2025
0

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet në ngarkim të kryebashkiakes Majlinda Bufi, duke e marrë atë të pandehur...

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com