Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pandemia nuk e ndaloi migrimin sezonal të punëtorëve shqiptarë në Greqi

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Pandemia nuk e ndaloi migrimin sezonal të punëtorëve shqiptarë në Greqi

Prej vitesh disa mijëra qytetarë shqiptarë përfitonin nga mundësia e lëvizjes në hapësirën Shengen për t’u punësuar për disa muaj në Greqi, pa pasur nevojë të përballeshin me burokracitë e migrimit në shtetin helen. Hyrja në Greqi si vizitorë dhe qëndrimi i tyre i lejuar për një periudhë tremujore rrallë pengohej nga autoritetet kufitare greke që më së shumti kontrollonin formalisht garancitë dhe vlerat monetare për të provuar qëndrimin si vizitor.

Megjithatë edhe në këtë periudhë të artë për punonjësit sezonalë disa mijëra prej tyre u ndaluan dhe u dëbuan nga policia pasi u kapën në shkelje të rregullave të hapësirës Shengen apo në punë në të zezë. Sipas të dhënave të policisë greke rreth 11 mijë shqiptarë u dëbuan në vitin 2018, pasi ishin ilegalisht në Greqi. Në 2019 numri ra në 10 mijë të dëbuar.

Gjatë vitit 2020, viti i parë i pandemisë së COVID-19 që detyroi mbylljen të kufijve dhe kufizim të lëvizjes edhe brenda vendit, pati një rënie drastike të këtyre numrave. Gjatë vitit 2020 vëtëm 2909 shtetas shqiptarë u dëbuan nga Greqia duke u riatdhesuar si emigrantë të paligjshëm.

Emigrantët pa dokumente nuk qenë të vetmit që ranë në numra. Pandemia kufizoi edhe lëvizjen e ligjshme dhe prej disa muajsh qarkullimi mes Shqipërisë dhe Greqisë është i kufizuar në numra fiks.

Prej mesit të qershorit 2150 veta lejohet të udhëtojnë në ditë nga Shqipëria në Greqi – 1500 në Kakavijë, 400 në Kashticë dhe 250 në Qafë Botë. Kjo pavarësisht rënies së numrit të infektimeve në vend nga COVID-19, e cila për momentin po regjistron një mesatare javore prej 7 të infektuarish të rinj.

Pandemia “zbehu” punësimin sezonal

Qamil Yzeiri, nga Fieri, i cili prej mbi një dekade udhëton të punojë disa muaj për çdo vit në bujqësi në vendin fqinj thotë se pandemia e kishte vështirësuar shumë udhëtimin dhe ka zvogëluar ditët e punës.

“Ca vite, që kur u liberalizuan vizat ramë rehat se hynim pa shumë dokumente, por kjo pandemia na i bëri gjërat më vështirë,” tha Qamili.

Ai tregon se dokumentet dhe aplikimi bëhet prej punëdhënësit në Greqi, por këtë vit ishte me vonesë dhe dy javë ishin vonuar vetëm dokumentet. Nga gati tre muaj që është zakonisht puna sezonale, këtë vit Yzeiri nuk pret të punojë më shumë se 60 ditë dhe është i pasigurt nëse të ardhurat do i mjaftojnë.

Në shtëpi ku ka lënë gruan dhe fëmijët ai thotë se nuk arrin të sigurojë të ardhura.

“Kemi  vetëm dy lopë dhe disa pula dhe në rrypin e vogël të tokës kultivojmë perime vetëm për nevojat tona,” tha Qamili.

Bllokimi nga Greqia i Pikave kufitare me Shqipërinë dhe shtimi i procedurave për punësimin sezonal nga autoritetet greke penguan disa mijëra shqiptarë që udhëtonin në Greqi çdo vit për punët e pranverës në bijqësi. Lëshimi “me pikatore” i kuotave ditore të hyrjes në anën greke, si fillim vetëm në Kakavijë dhe më pas në Kapshticë dhe Qafë Botë, ishte këtë vit i pafavorshëm për punëtorët sezonalë shqiptarë,  ndërkohë që vështirësive iu shtuan edhe vonesat e punëdhënësve grekë për kontratat, si  dhe testet për COVID-19 në kufi.

Për shumë prej tyre të ardhurat e dy-tre muajve punë në Greqi janë të domosdoshme për të mbajtur familjen. Yzeiri thotë se me paratë që fiton mbështet studimet e të bijës për sociologji në Universitetin e Tiranës dhe shkollimin e dy fëmijëve të tjerë që janë më të vegjël.

“Po mbeti për mua dhe për gruan,” shtoi ai duke qeshur, i lumtur që oficeri shqiptar i kufirit në Kakavijë i ka vulosur më në fund pasaportën.

Komandanti i pikës kufitare të Kakavijës, Vilson Dine shprehet se punëtorët sezonalë nuk kanë hasur probleme edhe pse radhët kanë qenë të gjata.

“Këtë vit në anë tonë puna ka vijuar pa problem,” tha Dine.  “Tani që u hap edhe Kapshtica në juglindje, ka më pak lëvizje,” shtoi ai.

Në krahun tjetër të kufirit burokracitë janë më të shumta. Një menaxher kompanie udhëtimi, që nuk pranoi të jepte emrin, tha se duheshin plotësuar një mori dokumentesh, që përfshinin një kod të lejes së punës nga punëdhënësi grek dhe që sigurohet tek shërbimi i Emigracionit të Administratës Vendore.

“Më pas Agjensia e Transportit siguron kohën e udhëtimit dhe përmbushjen e detyrimeve për testin për COVID-19 që duhet të jetë kryer 72 orët e fundit në Shqipëri dhe që duhet të rezultojë negativ, si dhe formularin e hyrjes në Greqi që është i detyrueshëm,” shpjegoi menaxheri i agjencisë së transportit.

Krahas këtyre në krahun tjetër pala greke kryen përmes shërbimit epidemiologjik të instaluar prej kohësh në kufi edhe teste PCR (tampon) ose teste të shpejta.

Hall në të dy krahët

Qeveria greke premtoi që fillimin e këtij viti të rregullojë mbi baza më të mira ligjore punësimin sezonal të shtetasve të huaj nga Ballkani, ku pjesën dërrmuese e përbëjnë puntorët nga Shqipëria. Sipas një vendimi të njoftuar në fletoren zyrtare, qeveria greke miratoi dhënien e lejes së qëndrimit për 65 mijë punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 10 mijë në blegtori.

Sipas parashikimit  të autoriteteve greke për vitin 2021, ishin rreth 18 mijë vende të reja pune në bujqësi dhe 10 mijë të tjera në blegtori. Qeveria greke parashikoi  krijimin e një regjistri të punonjësve sezonalë me qëndrim të ligjshëm e të përkohshëm ne Greqi.

Por situata prej pandemisë dhe masat për parandalimin e saj i mbajtën të bllokuar kufijtë, ndërsa për periudha të gjatë pati bllokim total të lëvizjes së brendshme edhe në Greqi.

Marrëveshja mes  qeverisë greke dhe asaj shqiptare, nënshkruar një vit më parë solli pak efekte në lehtësimin e lëvizjes së punëtorëve sezonalë shqiptarë. Numri i punonjësve sezonalë shqiptarë është dukshëm më i ulët këtë vit dhe fermerët në vendin fqinj – punëdhënësit kryesorë të punëtorëve sezonalë, nuk janë të kënaqur.

Në një letër drejtuar Ministrisë së Emigracionit në Greqi në 21 maj, Christos Giannakakis, president i organizatës së Kultivuesve të Frutave, i quajti rregullat “teka burokratike” që nuk mund të zbatoheshin. Giannakakis thotë se rregullat, që përcaktonin se për 25 hektarë pjeshkë mund të punësojë vetëm një punëtor nga jashtë, ishin të padrejta dhe po aplikoheshin vetëm për fermerët dhe jo për turizmin e sektorë të tjerë të ekonomisë.

Në mes të qershorit dhe pas vendimit të Bashkimit Europian për hapjen e kufijëve, rregullat e lëvizjes edhe u lehtësuan edhe për shqiptarët, duke lejuar kalimin edhe pa pasur leje pune. Megjithatë, lehtësimi i lëvizjes nuk i ka shmangur masat që synojnë parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Greqi./BIRN

TË LIDHURA

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Aktualitet

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova
Aktualitet

“Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik”, Meta rrëfen nga burgu: Ja pse i refuzova

18:47 | 24/06/2025
Next Post
Dekorime dhe certifikata për punë në nëndetëse, por më penalizojnë në pension

Dekorime dhe certifikata për punë në nëndetëse, por më penalizojnë në pension

Si bien shqiptarët pre e mashtrimit të nigerianëve

Si bien shqiptarët pre e mashtrimit të nigerianëve

Shifra të mëdha, ja sa para fitojnë Shaqiri e Xhaka për një postim në Instagram

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt
Sport

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

by mirseda
22:30 | 24/06/2025
0

Neymar është në prag të nënshkrimit të rinovimit të kontratës me Santos. Sipas TyC Sports, marrëveshja aktuale...

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025
I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…

I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…

21:49 | 24/06/2025
Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

Netanyahu: Fitore historike, eliminuam kërcënimin bërthamor dhe raketat

21:11 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com