Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Panama/ Ekzekutohen 6 fëmijë dhe një grua shtatzënë gjatë ekzorcizmit

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Panama/ Ekzekutohen 6 fëmijë dhe një grua shtatzënë gjatë ekzorcizmit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Panama, teksa shtatë persona janë gjetur të masakruar në një varr masiv.

Një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë përfshirë një fëmijë 1-vjeçar dhe një 3-vjeçar u torturuan, u masakruan dhe u varrosën, si pjesë e një vrasjeje të çuditshme, ritualiste nga një kult fetar.

Ngjarja u regjistrua në një zonë të largët të rajonit Ngäbe-Buglé, e cila është shtëpi e një komuniteti të madh të banorëve vendas. Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar 9 indigjenë të cilët akuzohen për sulmet e ashpra.

Autoritetet thanë se në varr u gjetën kufomat e tre djemve dhe tre vajzave 2 dhe 9-vjeçar, plus të tjerë të moshës 1, 3, 11 dhe 17. Nëna 32-vjeçare e pesë fëmijëve, e cila ishte  diku te katër apo gjashtë muajshe shtatzënë, u gjet gjithashtu e vdekur në varr.

“Viktimat u vranë pasi nuk u penduan për mëkatet e tyre”, u tha gazetarëve prokurori publik i rajonit, Rafael Baloyes.

Ai shtoi se kulti kishte qenë aktiv për rreth tre muaj, por nuk kishte dëmtuar njerëzit deri në këtë gjendje. Kjo gjë sipas tij u nxit kur një nga anëtarët e komunitetit besoi se kishin marrë një mesazh nga Zoti.

Policia bastisi ambientet e kultit të errët dhe shpëtoi edhe 15 persona të tjerë, të cilët besohet se ishin në radhën e vrasjeve të ngjashme. Ata arrestuan disa njerëz dhe gjetën prova të mjaftueshme për t’i lidhur ato me vrasjet. Një nga të arrestuarit ishte gjyshi i disa prej fëmijëve të vrarë.

“Duket se ata ishin anëtarë të një kulti fetar që kryenin rituale dhe ata me sa duket ishin përgjegjës për krimin”, tha Baloyes në deklaratë.

Kulti e quajti veten “Kisha e Zotit”, tha ai.

Baloyes shtoi se autoritetet kryen një hetim në komunitetet lokale për të parë nëse dikush tjetër ishte i zhdukur, por nuk gjeti më viktima.

Tags: 6 fëmijë7 viktimagrua shtatzenemasivpanamavarr

TË LIDHURA

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel
Bota

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Evropian në Bruksel

15:03 | 12/02/2026
Next Post
Shijojini edhe sot temperaturat e larta, nga nesër nis shiu

Shijojini edhe sot temperaturat e larta, nga nesër nis shiu

Mjegulla ‘pushton’ Bulqizën, kujdes kur kaloni

Mjegulla ‘pushton’ Bulqizën, kujdes kur kaloni

“Në burg për vrasjen e dyfishtë”, të riut nga Patosi i djegin shtëpinë

Digjet kasollja në Laç, asfiksohet fëmija 3-vjeç







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

by mirseda
20:41 | 12/02/2026
0

Nesër (e premte) në mesditë, 7 të ndaluarit gjatë protestës së 10 shkurtit e organizuar nga opozita...

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com