Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Panairi, shija e vrarë e librit

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Panairi, shija e vrarë e librit

Nga: Monika Stafa

Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë. E bashkë me të edhe Festa e librit. Ditët e kësaj feste duhet të jenë të gëzueshme, por pesha e brishtë që libri sot mbart, solli gëzim vetëm në një kënd të kryeqytetit. Në cepin e fundëm të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku dhe panairi po mbahet, si një festival titujsh të panumërt, në Pallatin e Kongreseve.

E megjithëse të panumërt, shija për të përzgjedhur atë që më duhet ta përvetesoj me kohën gjithmonë e më vështirësohet.

Cila është arsyeja?

Në Ditët e Librit disa veprimtari u zhvilluan në ambjentet e Pallatit të Kongreseve aty ku dhe stendat me germat e mëdhenj të shtëpive botuese kishin shënuar emrat dhe logot e tyre. Në një prej tyre isha dhe unë. Quhej ‘Sofaja e Librit’.

Organizatorët ishin kujdesur në mënyrë të posaçme që cdo gjë të merrte vëmendjen e merituar. Autori dhe lexuesi me median në mes. Deshira per te bere bashke keto komponente ishte dhe synimi i ketyre aktiviteteve qe me shume gjase kane nje profitback te suksesshem.

Në Shqipëri botohen mesatarisht çdo vit 3000 tituj librash e më shumë. Bashkë me titujt që botohen shqip në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në vende të tjera mund të jetë dyfishi i këtij numri titujsh.

Letërsi shqip botohet edhe në Kroaci, Rumani, Itali, Gjermani, Britani, Greqi, SHBA, Francë. Libri shqip porositet krahas botimeve të tjera prej një shumice bibliotekash universitare e shkencore në Perëndim e në Lindje.

Duke pasur parasysh numrin e popullsisë, kjo është një shifër mjaft e lartë. Por jo gjithçka shprehet në shifra. Ky shpërthim i fuqishëm i dëshirës për botim lidhet edhe me daljen e shoqërisë nga kontrolli ideologjik. Ende sot ne e vuajmë këtë paranojë.

Dihet mirë se në totalitarizëm botimi i një libri ishte para së gjithash status në shoqëri, ishte garanci politike dhe ideologjike, jo vetëm autorësi e autoritet. Njëherësh, kontrolli mbi librin ishte dhe kontroll mbi mendimin. Dhe kjo çoi në një kufizim të njohur të veprimtarisë botuese.

Të gjithë lëvdojnë sasinë e botimeve në 30 vitet e fundme, por njëherësh të gjithë lëvdojnë leximin e dikurshëm. Dhe atëherë lind pyetja: botohet, por për kë? Kush lexon në Shqipëri, kur lexon, çfarë lexon? Shkollat, çfarë “meny-je” librore u ofrojnë nxënësve? Nëse nuk lexohet, çfarë ka ndodhur me leximin?

Në Shqipëri mungon sistemi i garancive të cilësisë së librit, një trupë e denjë autoritetesh me emra publikë.

Cili autoritet dhe mbi ç’parashikime jepet ky kodifikim?

Flitet gjithashtu për ranking dhe rating të librit, por treg dhe konkurrencë që mund të plotësojë këto kërkesa nuk ka.

Kjo mund të duket si një problem teknik, që u intereson vetëm një grushti profesionistësh. Por pikërisht mungesa e këtyre garancive cilësore ka çuar deri në kompromentim të vlerave, në nënçmim të tyre, në paravendosjen e botimeve më se mesatare ndaj atyre cilësore, deri tek mirënjohjet shtetërore.

Nga mungesa e garancive standarde ligjore në botime, sidomos në ato shkencore, vjen shthurja e referencave, zëvendësimi i profesionistëve prej amatorëve dhe, mos qoftë e thënë, edhe e këtyre të fundmëve prej sharlatanëve.

Dhe ne fund nje pyetje kam per ju, a eshte edhe ky nje nder shkaqet qe prinderit sot ne diten e 4-rt te Panairit “Tirana 2022”, nxitonin te kerkonin per te vegjlit e tyre cfaredo lloj libri, mjaft te ishte ne anglisht?

Pyetje e pameshirshme…

Tags: monika stafaPanairi i Librit

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
“Biznesi” i Kupës së Botës, ku do vërshojnë paratë e shqiptarëve?

"Biznesi" i Kupës së Botës, ku do vërshojnë paratë e shqiptarëve?

Rrjedha e ujit merr para makinën, shpëton vajza, polumbarët në kërkim të babait dhe djalit

Rrjedha e ujit merr para makinën, shpëton vajza, polumbarët në kërkim të babait dhe djalit

Hakerat nxjerrin të dhënat e kreut të Policisë së Shtetit

Hakerat nxjerrin të dhënat e kreut të Policisë së Shtetit







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Thriller në Greqi: Shtatzëna gjendet e pajetë, hetohet bashkëshorti
Bota

Thriller në Greqi: Shtatzëna gjendet e pajetë, hetohet bashkëshorti

by mirseda
18:18 | 28/02/2026
0

Tragjedi e mbushur me mister është regjistruar sot në Greqi! Autoritetet greke u njoftuan të shtunën pasdite...

Protesta e opozitës, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD, militantët e presin me brohoritje

Protesta e opozitës, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD, militantët e presin me brohoritje

18:15 | 28/02/2026
Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.

Raketa godet hotelin në Palm Jumeirah, 4 persona të plagosur.

18:11 | 28/02/2026
Plagosje në Lezhë/ I riu godet me thikë dy persona, arrestohet nga policia

Plagosje në Lezhë/ I riu godet me thikë dy persona, arrestohet nga policia

17:58 | 28/02/2026
Sulmet ajrore në Hormozgan: 70 viktima, shumica të mitur

Sulmet ajrore në Hormozgan: 70 viktima, shumica të mitur

17:31 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com