Teksa Rama tha sot se do presim të hapet drita jeshile për negociatat, PD-ja nuk ndan të njëjtin qëndrim, ndërsa vijon me gjuhën e urrejtjes.
Është vetë Edi Paloka i cili i drejtohet kryeministrit se Shqipëria, Holanda, Franca e Gjermania kanë folur qartë, se nuk i kemi plotësuar kushtet.
Në vazhdën e akuzave, Paloka shkruan në Facebook se pengesë për hapjen e negociatave janë bërë krimi e korrupsioni, dhe se integrimi arrihet pa Tahirin e Xhafajn në krye.