Pas pesë vitesh ku një i panjohur i hodhi acid në fytyrë e trup, sot Vilma Dule ka gjetur kurajon dhe forcën për të vazhduar jetën, edhe pse jo si më parë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto në profilin e saj në Facebook, dhe ka përçuar mesazhe të rëndësishme që lidhen me vazhdimësinë e jetës dhe mosdorëzimin pavarësisht gjithçkaje.
“Kur një njeri ka një kauz, ai jeton. Gjeni tuajën”, shkruan Vilma Dule.
Ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi më 27 gusht 2013, kur një i panjohur shpërfytyroi fytyrën dhe duke i rrezikuar seriozisht shikimin dhe i shkaktoi lëndime serioze në kraharor dhe krahë.
Ajo nuk u dorëzua kurrë, dhe është ringritur pas goditjes së rëndë.
Për Vilma Dulen, të renë nga Vlora që punonte si menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i italian, mëngjesi i 27 gushtit 2013 i ndryshoi tërë rrjedhën e jetës. Policia do të merrte në pyetje asokohe shumë ish-punonjës të call center-it ku punonte Vilma, por pa asnjë rezultat, duke klasifikuar ngjarjen si vepër penale e nxitur nga inati.