Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pakti me PS-në, aleatët kundër Bashës

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pakti me PS-në, aleatët kundër Bashës

Aleatët e opozitës paralajmërojnë kreun e PD-së, Lulzim Basha, se nëse do të ketë një pakt me PS-në për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor aktual, do të përdorin të gjitha mjetet që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shqiptarët të votojnë me një tjetër sistem. “Panorama” publikoi një ditë më parë raportin e ekspertit të Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan, i cili po asiston Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, ku thuhej se PS-PD kërkojnë që të ruhet sistemi aktual zgjedhor.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, në një prononcim për “Panorama”, thekson se ka marrë një premtim nga kreu i PD-së, Basha, se pasi të zgjidhet çështja e votimit dhe numrit elektronik, do të nisin diskutimet për një sistem të ri zgjedhor.

“Ne si aleatë, të paktën po them ne si aleatë të së djathtës, kemi marrë premtim nga z.Basha që menjëherë pasi të zgjidhet çështja e votimit dhe numërimit elektronik, do të fillojë çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Do të diskutohet për alternativën më të mirë dhe për sistemin më të mirë që i përshtatet edhe realitetet shqiptar. Ne sigurisht kemi të preferuarin tonë, por e rëndësishme është të hapet fillimisht si diskutim. Për mua, ky sistem që kemi është më i prapambeturi, është sistem reaksionar. Koha dhe proceset zgjedhore kanë vërtetuar se ky sistem nuk hyn më në punë”, sqaron Shehi.

Sipas kreut të LZHK-së, nëse përfaqësuesit politikë janë shprehur për të mbajtur këtë sistem zgjedhor, atëherë ky është edhe mendimi i Kryeministrit dhe kreut të opozitës. “Nëse përfaqësuesit politikë të partive janë shprehur për të mbajtur këtë sistem, praktikisht këtë gjë e do Edi Rama dhe Lulzim Basha, se ata janë shërbëtorë në ato takime. Ne, nëse do të jetë ky qëndrim nga dy partitë e mëdha, do të shohim dhe do të përdorim mjetet tona për të luftuar dhe për ta ndryshuar këtë gjë. Por, fillimisht jemi në pritje të asaj që kemi diskutuar me kreun e Partisë Demokratike”, thekson Shehi për “Panorama”.

Edhe kreu i PAA-së, Agron Duka, konfirmon se aleatët e opozitës kanë marrë një premtim që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kenë një sistem të ri zgjedhor. “Ne kemi marrë premtime nga Basha që do të ketë ndryshim të sistemit zgjedhor, por pa specifikuar për sistemin që ne do të kërkojmë. Ne kemi dhënë propozimet tona, pasi sistemi aktual dëmton jashtëzakonisht partitë e vogla”, sqaron Duka për “Panorama”.

REAGIMI

Bashkëkryetari i djathtë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka sqaruar se nuk ka një pakt me shumicën për të mbajtur këtë sistem zgjedhor. “Nuk ka asnjë marrëveshje PD-PS për sistemin zgjedhor, as të fshehtë dhe as të hapur. Aq më pak sistemi zgjedhor është në diskutim për çështjen e votës së emigrantëve. Sistemet zgjedhore vendosën për të garantuar përfaqësim politik dhe efikasitet në qeverisje dhe jo për të zgjidhur çështje specifike. Vota e emigrantëve do t’i përshtatet sistemit zgjedhor ?që do të jetë në fuqi në zgjedhjet përkatëse. E vetmja dakordësi publike në tryeza të hapura është që çështja e votës së emigrantëve është çështje që u takon zgjedhjeve të përgjithshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi për sistemin zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të bëhet pasi të përmbyllen çështjet që prekin zgjedhjet vendore të vitit 2019”, sqaron përfaqësuesi i PD në Komisionin e Reformës. /Panorama

 

Tags: aleatetbashapakti

TË LIDHURA

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit
Ekonomi

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

14:43 | 03/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare
Aktualitet

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja! Shpallet në kërkim 35-vjeçari nga Tirana

13:26 | 03/06/2025
Next Post
Intervista e Ramës në TV italian: Kam qenë tifoz i Juves që 6-vjeç, Italia mbetet një atdhe i dytë

Intervista e Ramës në TV italian: Kam qenë tifoz i Juves që 6-vjeç, Italia mbetet një atdhe i dytë

Shkrumbohet trageti me 875 pasagjerë në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Shkrumbohet trageti me 875 pasagjerë në Greqi, mes tyre edhe shqiptarë

Detajet/ Përfshihet nga zjarri trageti në Greqi, orë ankthi për 875 pasagjerë

Detajet/ Përfshihet nga zjarri trageti në Greqi, orë ankthi për 875 pasagjerë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale
Bota

OECD: Tarifat e Trump po ngadalësojnë ekonominë globale

by mirseda
14:56 | 03/06/2025
0

Rritja ekonomike globale pritet të pësojë një ngadalësim këtë vit, kryesisht si pasojë e politikave tregtare të...

Bislimi “vetëm” me Sorensenin, ekipi serb nuk shkon në takim

Bislimi “vetëm” me Sorensenin, ekipi serb nuk shkon në takim

14:54 | 03/06/2025
“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

14:50 | 03/06/2025
70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

14:43 | 03/06/2025
Paralajmëron EUROPOL: Të miturit, shënjestër të propagandës terroriste

Paralajmëron EUROPOL: Të miturit, shënjestër të propagandës terroriste

14:40 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com