Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pakot me lëndë plasëse në SHBA, Trump fajëson pjesërisht median

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
‘Çmendet’ Trump, kërkon t’i vërë fshesën emigrantëve

Presidenti Donald Trump tha dje se zarfat me lëndë plasëse të dërguara në adresë të zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm të qeverisë amerikane nuk kanë vend në politikën amerikane. Paketat iu dërguan ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, ish-Presidentit Barak Obama si dhe një numër personalitetesh amerikane, po ashtu edhe zyrave redaksionale të rrjetit CNN në Nju Jork. Presidenti Trump, duke folur për zhvillimet e fundit, fajësoi median si pjesërisht shkaktare e problemit:

Policia në Uashington dhe në një zonë periferike në Nju Jork po hetonte përmbajtjen dhe dërguesin e disa paketave në adresë të ish-Presidentit Barak Obama, si dhe ish-kandidates presidenciale, Hillary Clinton, ndërkohë që në një tubim në Uiskonsin, Presidenti Trump i cilësoi këto akte si sulm kundër demokracisë:

“Media ka përgjegjësinë t’i përmbahet një qëndrimi të civilizuar, të heqë dorë nga negativizmi dhe tendencat armiqësore, nga sulmet shpesh të pabaza”.

Më parë dje, zyrat redaksionale të rrjetit CNN në Nju Jork, u evakuuan pasi një paketë e dyshimtë u gjet në magazinën e postës. Zyrtarët janë shprehur se këto janë akte terroriste.

“Oficerët që u dërguan në skenën e ngjarjes identifikuan një pajisje që dukej si një mjet plasës aktiv. U mobilizua skuadra për asgjësimin e bombave e cila e neutralizoi pajisjen dhe e ka sjellë për hetime. U gjet edhe një zarf me pluhur të bardhë,” tha komisioneri i policisë në Nju Jork.

Ka njoftime për paketa të dyshimta të dërguara edhe në adresë të ligjvënëses demokrate Debbie Wasserman Schultz në zyrën e saj në Florida. Po ashtu të hënën u gjet një bombë e improvizuar në kutinë postare të miliarderit, George Soros, një përkrahës i fuqishëm i demokratëve. Asnjë nga pajisjet nuk ka shpërthyer.

Nënpresidenti Mike Pence i dënoi incidentet si akte prej frikacakësh.

Në Florida, zonja Clinton u shpreh se këto janë kohë të trazuara:

“Këto janë kohë të shoqëruara me përçarje të thella. Duhet të bëjmë të pamundurën që ta bashkojmë vendin”.

Kritikët e kanë akuzuar presidentin se e ka acaruar retorikën. Një senator republikan nuk mendon ashtu, megjithatë bën thirrje për qëndrim të moderuar:

“Mendojmë se njerëzit nga të dyja kahjet politike, duhet të përqafojmë qëndrime të moderuara,” – tha Senatori Orrin Hatch.

Autoritetet vazhdojnë hetimet në Uashington, Nju Jork, Florida, si dhe në Los Anxhelos ku u interceptuan dy paketa të dyshimta në adresë të ligjvënëses Maxine Waters.

Tags: fajesonlëndëmedianPakotpjeserishtplasëseSHBATrump

TË LIDHURA

Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent
Bota

Ultimatumi i Trump për luftën në Ukrainë, udhëheqësit evropianë thërrasin takim urgjent

20:21 | 21/11/2025
Putin konfirmon planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, që sjell paqen
Bota

Putin konfirmon planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, që sjell paqen

19:07 | 21/11/2025
Prokuroria e Milanos nis hetimin: A ishte Vuçiç pjesë e ‘turistëve vrasës’?
Rajoni

Prokuroria e Milanos nis hetimin: A ishte Vuçiç pjesë e ‘turistëve vrasës’?

10:51 | 21/11/2025
Next Post
I copëtuan babanë, djali i gazetarit Khashoggi merr vendimin

I copëtuan babanë, djali i gazetarit Khashoggi merr vendimin

Tifozi publikon foton që i kushtoi 15 mijë euro Manchester United

Tifozi publikon foton që i kushtoi 15 mijë euro Manchester United

Skandali me të dhënat, Facebook gjobitet me 500.000 paund

Skandali me të dhënat, Facebook gjobitet me 500.000 paund







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën
Kosovo

Vëllai i Madh i çon në nominim direkt Londrimin, Albën dhe Benitën

by mirseda
23:03 | 21/11/2025
0

“Vëllai i Madh” ka marrë një vendim jo të mirë për tre banorët gjatë prime-it të sotëm....

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në aksin Gramsh–Cerrik, makina del nga rruga e rrokulliset; shoferi shpëton mrekullisht

22:36 | 21/11/2025
Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

Të shtënat me armë në Fier, Operacionalja “blindon” zonën, pamje nga vendngjarje

22:33 | 21/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Dafina Zeqiri reagim pas skandalit në ‘BBVK’: “Si lejohet kjo dhunë në TV?!”

Dafina Zeqiri reagim pas skandalit në ‘BBVK’: “Si lejohet kjo dhunë në TV?!”

22:15 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com