Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pakistan, kryeministri Nawaz Sharif po gjykohet për korrupsion

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pakistan, kryeministri Nawaz Sharif po gjykohet për korrupsion

Gjykata e Lartë e Pakistanit po mban seanca dëgjimore për të vendosur fatin e kryeministrit Nawaz Sharif. Ai, së bashku me fëmijët e tij, po hetohen nën akuzat për pastrim parash, evazion fiskal dhe fshehje të pasurisë jashtë vendit.

Pasi analizuan pasurinë dhe pronat e familjes jashtë vendit, Ekipi i Përbashkët i Hetimit, EPH, i caktuar nga gjykata, doli javën e kaluar në përfundimin se Sharifi, djemtë e tij, Hussain Nawaz e Hassan Nawaz, sikurse dhe e bija, Maryam Nawaz, po bëjnë një jetë që nuk përputhet me të ardhurat e tyre financiare.

Hetuesit akuzuan gjithashtu të bijën, e cila mendohet të jetë trashëgimtarja e Sharifit, se ka firmosur dokumente të falsifikuara për të fshehur pronësinë e apartamenteve të shtrenjta në Londër. Sharifi dhe fëmijët e tij i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Në dëgjesat e para të ditës së hënë në ndërtesën e supermbrojtur të Gjykatës së Lartë, avokatë të partive politike kundërshtare i kërkuan një paneli me tre gjyqtarë për të shkarkuar menjëherë kryeministrin, pas rezultateve të hetimit të Ekipit të Përbashkët të Hetimit.

Përfaqësuesit ligjorë të familjes së kryeministrit Sharif vunë në pikëpyetje ligjshmërinë e EPH-sëdhe zbulimeve të saj, duke pretenduar se hetuesit e kanë tejkaluar autoritetin që u jep detyra. Përfaqësuesit ligjorë të zotit Sharif ishin duke paraqitur argumentet e tyre, kur paneli i gjyqtarëve e shtyu seancën për të martën që vjen.

Ekspertët ligjorë mendojnë se, pavarësisht se familja Sharifi i ka kundërshtuar dhe mohuar akuzat, Gjykata e Lartë mund ta gjykojë kryeministrin për korrupsion duke u bazuar në raportin e Ekipit të Përbashkët Hetimor, EPH, raport që përmban të dhëna të dokumentuara për pasuritë dhe bizneset jashtë vendit, të cilat zoti Sharifi nuk i ka deklaruar te autoritetet përkatëse në Pakistan.

Politikani 67 vjeçar ka qenë dy herë të tjera kryeministër në vitet ’90 dhe në të dyja rastet, akuzat për korrupsion dhe keqmenaxhim të qeverisë së tij kanë rënë.

Navaz Sharifi u rizgjodh kryeministër për herë të tretë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 pasi u kthye nga vitet e gjata të azilit në Arabinë Saudite. Ai vazhdimisht i ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion të ngritura ndaj tij.

Gjyqi aktual ndaj kryeministrit pakistanez buron nga dokumentet financiare që dolën pas të ashtuquajturit skandal të Panama Papers, dokumente që hidhnin akuza edhe mbi djemtë dhe vajzën e Sharifi, së bashku me qindra pakistanezë të tjerë, se kishin fshehur llogari financiare dhe pasuri të majme jashtë vendit, raporton VOA.

Imran Khan, udhëheqësi i opozitës pakistaneze, i cili kryeson betejën ligjore kundër Sharifit, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit pas bërjes publike të dokumenteve nga Panama Papers. Gjithashtu, partia Tehreek-e-Insaf e drejtuar nga Khani ka ndërmarrë protesta kundër qeverisë.

Ushtria, një institucioni i fuqishëm, i njohur për largimin e qeverive të zgjedhura me votë në Pakistan, ka mohuar përshirjen në betejën ligjore ndaj kryeministrit. Zoti Sharifi ka një histori të gjatë tensionesh me ushtrinë, e cila e largoi atë nga pushteti pas një grushti shteti në vitin 1999 dhe e detyroi të jetonte shumë vite në azil.

Tags: evazion fiskalfshehje të pasurisëkryeministriNawaz SharifPakistapastrim parash

TË LIDHURA

Zyrtarët e Trump mohojnë vendosjen e trupave amerikane në Venezuelë
Bota

Zyrtarët e Trump mohojnë vendosjen e trupave amerikane në Venezuelë

16:58 | 08/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat
Analizë

Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat

09:13 | 08/01/2026
Next Post
STOLI I KUQEZINJVE/FSHF mes Panuçit, De Canios dhe Alberto Malesanit

STOLI I KUQEZINJVE/FSHF mes Panuçit, De Canios dhe Alberto Malesanit

Shtypi i ditës, 18 korrik 2017

Shtypi i ditës, 18 korrik 2017

Shtypi nga bota, 18 korrik 2017

Shtypi nga bota, 18 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina
Aktualitet

Zjarr i madh në tregun e “5 Majit”, digjen mbi 50 magazina

by mirseda
22:06 | 08/01/2026
0

Zjarr apokaliptik duket ky që ka përfshirë mbrëmjen e sotme mbi 50 magazina që tregtojnë veshje në...

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

Zjarri shkatërron tregun “5 Maji”, ushtria në vendngjarje

21:45 | 08/01/2026
Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

Flakët përfshijnë magazinat e tregut të rrobave në Tiranë; rritet perimetri i sigurisë

21:20 | 08/01/2026
Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

Lotët e Mateos prekën publikun: Historia e dhimbshme pas shpërthimit emocional në Big

21:04 | 08/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com