Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pagat/ Të gjithë duan të punojnë në shtet, DAP: 20 aplikime për një vend pune

1 muaj ago
in Aktualitet, Analizë, Ekonomi, Shqipëria

Puna në shtet po bëhet gjithmonë e më e preferuar dhe duket se përtej “rehatisë” që citohej dikur rëndom si arsye në bisedat e përditshme, duket se rol po luan trajtimi më i mirë financiar. Zyrtarisht Instituti i Statistikave raportoi në mars se shteti paguan 30 për qind më shumë se privati duke thelluar hendekun në vitin që lamë pas.

Raporti Vjetor 2025 i Departamentit të Administratës Publike (DAP) tregon një rritje të ndjeshme të interesit për punësim në shërbimin civil, ndërsa paralelisht është shënuar një rënie e dorëheqjeve dhe largimeve nga sistemi.

Mesatarja e aplikantëve për çdo pozicion pune arriti në 20 gjatë vitit 2025, nga 17.55 një vit më parë. Për procedurën e pranimit në shërbimin civil, kjo mesatare u rrit në 23.4 aplikantë për vend pune, nga 20.3 në vitin 2024, duke sinjalizuar rritje të konkurrencës për hyrje në administratë.

Në të njëjtën kohë, dorëheqjet u tkurrën me 19.3%, duke rënë nga 140 raste në vitin 2024 në 113 në vitin 2025. Edhe numri total i lirimeve nga shërbimi civil shënoi rënie të ndjeshme me 32.8%, nga 396 në 266 raste.

DAP e lidh këtë dinamikë me konsolidimin e procesit të rekrutimit dhe rritjen e transparencës. Në raport theksohet se proceset janë përmirësuar përmes “implementimit të masave për thjeshtimin e procesit dhe rritjen e transparencës, nëpërmjet portalit online të rekrutimit për aplikantët”, si dhe përmes publikimit të materialeve orientuese dhe pjesëmarrjes në panaire pune.
Paralelisht me këtë trend, viti 2025 u shoqërua edhe me zbatimin e reformës së pagave në administratën publike, përfshirë rritjen e pagave që hyri në fuqi më 1 korrik për të gjithë administratën. Kjo reformë ka rikonfiguruar pozicionin e sektorit publik në tregun e punës, duke e bërë atë më konkurrues për profesionistët.

Në një ekonomi ku sektori privat vijon të përballet me mungesë fuqie punëtore dhe emigracion të lartë, administrata publike po shfaqet gjithnjë e më qartë si një nga punëdhënësit më të preferuar në vend./Monitor

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

Vijon ngërçi në negociatat SHBA-Iran, Teherani mban të bllokuar Ngushticën e Hormuzit

Përfshihet nga flakët kati i 5 i një pallati në Tiranë, detajet e para







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com