Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pafuqia e policisë përballë kriminelëve

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

Pamjet rrëqethëse që u transmetuan të hënën në mbrëmje në emisionin “Opinion”, ku 12 policë të drejtuar nga numri dy i drejtorisë rajonale të Elbasanit qëndrojnë si hunj, të frikësuar, të shushatur dhe të tredhur për t’u vënë në ndjekje të atij që i kishte sulmuar, nuk është vetëm një akuzë për uniformat blu.

Edhe gjatë emisionit, edhe më pas në mediat e tjera, filloi të diskutohet se përse, policia nuk u vu në ndjekje të Audit të blinduar që guxoi të përplasej me ta? Pse uniformat blu, megjithëse në kushtet e flagrancës, nuk riskonin ta kapërcenin pragun e tregut agro- ushqimor?

Pse, ashtu sikurse duket edhe në pamjet filmike (shiko videon poshtë), ata nuk përfitojnë nga dera që ndenji për disa kohë e hapur, por qëndrojnë hezitues dhe të dërrmuar përpara saj? Pse, në fund të fundit, ata nuk guxojnë as ta përmendin në komunikata dhe në komunikimin publik emrin e të dyshuarit të cilin opozita e ka treguar me gisht duke thënë se është Suel Çela?

I gjithë ky enumeracion pyetjesh diskredituese të bën të mendosh për një implikim të policisë lokale me bandat e qytetit. Ashtu si në rastin e trafikantëve të drogës, ashtu si në rastin e dhjetra krimeve ordinere, mendja të shkon te keqbërësit e provincës që fitojnë aq para sa të paguajnë punonjësit e rendit, për të siguruar paprekshmërinë e tyre.

Dhe natyrisht, ky version, nuk përjashtohet edhe në hipotezat e asaj që ndodhi në mbrëmjen e 18 shtatorit në Elbasan, kur ai që guxoi të godiste zv/drejtorin e policisë u la të ikte në drejtim të paditur.

Por, këqyrja disa herë e atyre pamjeve, fakti se policëve u ishte përdhosur shefi i tyre, se kjo kishte ndodhur në mënyrë të bujshme dhe në syte e mbi dhjetë dëshmitarëve, të bëjnë të ngresh edhe një hipotezë tjetër.

Ajo të çon të mendosh se policia e kishte të pamundur të shkonte më tej. Pafuqia e atyre njerëzve që nuk bënin dot një hap më shumë drejt detyrës, flet shumë. Sa më shpesh e shikon videon, kalamendje, hezitimin dhe ankthin, për të vazhduar aksionin, përpara një porte që po mbyllej pa kthim, fillon të kuptosh edhe se ç’kanë menduar në ato momente ata policë.

“Ja dhe vazhduam më tej, do e kapim agresorin, pastaj do ndërhyjë dikush nga lart, pastaj do bëhet një proces fallco, pastaj të gjithë do të jenë të lirë dhe vetëm ne do të kemi një armiqësi mbi shpinë”.  

Po të këqyrësh me kujdes ato pamje duket sikur hyn në botën e brendshme dhe në mendimet më të thella të atyre njerëzve të ligjit që në fakt janë “viktima” të një paligjshmërie më të madhe. Ne mund t’i kërkojmë atyre të bëjnë trimin e çartur, mund të presim nga ata të luajnë skena filmash si ato të Korado Katanit, me të cilat jemi mëkuar në fëmijëri, por ne nuk mund të harrojmë për asnjë çast, se nuk mund të ketë kurrë heronj për sa kohë ata tradhtohen nga lart, nga eprorët, politika, qeveria.

Kjo është në fakt fabula që kemi parë disa herë. Kështu u sollën edhe ata policë që tentuan të ndalojnë dikur Mark Frrokun i cili mbante një trafikant në veturën e tij. Ngjarjet e mëvonshme treguan se e gjithë Ministria e Brendshme qe e implikuar në fshehjen e bëmave të deputetit. Prandaj policët e rrugës nuk mund ta linin veçse të largohej.  

Të njëjtat skena, përjetoi edhe ai grup i gatshëm që u nis të prangoste Kostandin Xhuvanin (disa kohë më para se të merrte katër jetë) kur ai shkoi e u shfaq në oborrin e parlamentit. Por, një urdhër nga lart e ktheu makinën e tyre në mes të rrugës, nga frika se mos krijoheshin implikime politike.

Këto histori të trishta nuk kanë si të mos të të kujtohen teksa vëzhgon videon e Elbasanit dhe pafuqinë e atyre 12 policëve, që shohin t’u mbyllet porta para syve. Ndoshta impotenca e tyre buron pikërisht nga kjo gjë.

Nga fakti se ata dinë më shumë se ne që u kërkojmë të luajnë heroin. Ata e kuptojnë të parët se ka dyer që u janë mbyllur nga lart. Ata e ndjejnë se nuk kanë më shumë kompetenca, se ato të aktorëve të neveritshëm të videove amatore. Dhe për këtë duhen shfajësuar. Gjurmët e krimit të çojnë tjetërkund. (Lapsi.al)

Tags: elbasanikrimineletngjarjetpolicate frikesuarauniformat blu

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Borussia Dortmund-Real Madrid/ Formacionet zyrtare

Borussia Dortmund-Real Madrid/ Formacionet zyrtare

“Fundjavë Ndryshe” fushatë sensibilizuese për dhurimin e gjakut, ja datat sipas qyteteve

“Fundjavë Ndryshe” fushatë sensibilizuese për dhurimin e gjakut, ja datat sipas qyteteve

Eto’o, çfarë gafe (Video)

Eto’o, çfarë gafe (Video)

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com