Partia Agrare Ambientaliste ka tërhequr sot ankimimin në Kolegjin Zgjedhor për shpalljen e pavlefshme të listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë.
Lajmin e ka konfirmuar kreu i PAA-së për Ora News, i cili u shpreh se ankimimi ka humbur kuptimin me arritjen e marrëveshjes mes opozitës dhe mazhorancës.
“Sapo u arrit marrëveshja, ankimimi humbi kuptimin. Fatin e datës së zgjedhjeve ia lëmë në dorë marrëveshjes së arritur në orët e para të mëngjesit”, ka thënë Duka.
Kolegji Zgjedhor ishte parashikuar të mblidhej sot për kërkesë-padinë.