Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Osmani: Investohuni tek ne, e jo në stabilokraci

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Osmani: Investohuni tek ne, e jo në stabilokraci

Në ditën dytë të vizitës së parë zyrtare në Berlin, Vjosa Osmani u takua me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por dy institucionet i bënë të ditura temat e bisedës nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Patëm një bisedë të hollësishme për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun me Serbinë. Me rëndësi është që Kosova të vijojë axhendën e reformave, Gjermania e mbështet atë plotësisht”, bëri të ditur në rrjetin Twitter Ministria gjermane e Punëve të Jashtme.

Ndërsa presidentja Osmani e vuri theksin te lidhjet e forta të Kosovës me Gjermaninë:  “Në një shkëmbim dypalësh me ministrin gjerman Maas theksova se Kosova do të mbetet gjithmonë një partnere e besueshme e Gjermanisë, që vlerëson jo vetëm mbështetjen historike, por gjithashtu pret që të hapen kapituj të rinj bashkëpunimi”.

 

Më parë, në drekë, Osmani kishte pasur një prezantim në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme, (DGAP) , moderuar nga eksperti për Ballkanin, Milan  Niç dhe në prani të ambasadorit gjerman, Wolfgang Ischinger

Ballkani i Hapur rrezik për rajonin

Osmani bëri aty një panoramë të situatës aktuale në Kosovë, sfidat me reformat dhe përballjen e pandemisë. Kur erdhi puna te bashkëpunimi rajonal, ajo shfrytëzoi rastin ta kritikonte edhe një herë nismën Ballkani i Hapur: “Nuk  është vetëm e rrezikshme, por ajo po e vonon integrimin në rajon,” tha Osmani. “Ajo kujtoi se tre shtete e kanë refuzuar, dhe se kjo nismë qysh në krye të herës nuk ishte bërë për të përfshirë Kosovën:

“Kjo nismë që është nisur në Novi Sad të Serbisë, nuk ka pasur kurrë ndër mend të përfshijë Kosovën”, tha Osmani. Ajo shtoi rëndësinë e Procesit të Berlinit për integrimin e Kosovës në BE.

Deutschland Berlin DGAP | Wolfgang IschingerWolfgang Ischinger, Milan Nič dhe Vjosa Osmani ne Këshillin Gjerman per Marrëdhënie me Jashtë.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, si unë, ashtu edhe kryeministri i Kosovës kanë thënë se ne kurrë nuk do të pranojmë të negociojmë integritetin territorial të Kosovës e të lejojmë të krijohet një Republika Srpska e dytë në rajon”. Osmani tha, se “ka vetëm një zgjidhje që do të sjellë paqe dhe stabilitet në rajon: Dhe kjo është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë”.

Jo Republika Srspka në Kosovë

Ajo u shpreh edhe një herë kundër krijimit të një Asociacioni të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive për Kosovën, siç është pjesë e marrëveshjes së negociuar në vitin 2015 në Bruksel, duke kujtuar se kështu ka filluar edhe Republika Srspka në Bosnjë Hercegovinë, dhe se një konstrukt i tillë është jo vetëm kundër kushtetutës së Kosovës, por edhe kundër vlerave demokratike.

Ajo  i bëri thirrje Gjermanisë dhe BE-së që ta mbështesë më shumë Kosovën::”Mos u investoni vetëm në stabilokraci, siç e keni bërë për 30 vjet, por investohuni në demokraci dhe vlera demokratike”, tha Osmani, duke pasur parasysh sidomos mbështetjen që i bën Gjermania presidentit të Serbisë, Alexandar Vuçiç.

Serbien Belgrad | Angela Merkel, Bundeskanzlerin & Aleksandar Vucic, PräsidentMerkel ia ka bërë të gjatë Alexandar Vuçiqit se nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën, thotë ambasadori Ischinger. Angela Merkel, më 13 shtator 2021, në Beograd.

Wolfgang Ischinger, diplomat me një karrierë të gjatë të lidhur me Ballkanin dhe deri para pak kohësh drejtues i Konferencës së Sigurisë në Mynih, kujtoi se në diplomaci shumë shpesh  më të rëndësishme janë faktet se perceptimet. Ai tha se Kosova duhet të jetë më aktive me nisma të veta, e të mos krijojë përshtypjen sikur nuk është e interesuar në një zgjidhje: “Koha është një instrument shumë i rëndësishëm i diplomacisë: Nuk ka në diplomaci asgjë të pamundur dhe çdo gjë është e mundshme”, tha Ischinger, duke kujtuar, se “Serbia ka më shumë kohë se Kosova për të zgjidhur marrëdhëniet me Kosovën dhe se Kosova është në pozitë më të pafavorshme.

Serbia e di që duhet të njohë Kosovën

Ischinger kujtoi edhe një element tjetër të diplomacisë, duke sqaruar kështu politikën gjermane ndaj Serbisë: Mbështetja në publik nga njëra anë dhe kritika dhe kërkesa të qarta nga ana tjetër. Kështu vepron edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, me Alexandar Vucic, tha Ischinger. “Ajo ia ka bërë të qartë atij se pa e zgjidhur konfliktin me Kosovën, pra, pa e njohur Serbinë, nuk do të hyjë në BE”. Ischinger tha se kjo politikë do të mbetet edhe pas zgjedhjeve në Gjermani, më 26 shtator.

Në ditën e tretë të vizitës në Berlin, Vjosa Osmani do të takohet në pasdite me përfaqësues të biznesit gjerman ku do të promovojë për më shumë investime në Kosovë. Të martën presidentja e Kosovës u prit nga homologu i saj gjerman Frank-Walter Steinmeier. /DW

TË LIDHURA

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair
Rajoni

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

10:29 | 10/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra
Rajoni

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025
Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit
Rajoni

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

14:49 | 07/07/2025
Next Post
“Festofsh një shekull ditëlindje”, Luan Rama uron Fatos Nanon

"Festofsh një shekull ditëlindje", Luan Rama uron Fatos Nanon

Nis largimi i afganëve të strehuar, zbulohet destinacioni i ardhshëm

Nis largimi i afganëve të strehuar, zbulohet destinacioni i ardhshëm

Vritet me armë zjarri 17-vjeçarja në Laprakë, plagoset një djalë

Deputetja e PS shfaqi probleme shëndetësore, ambulanca me urgjencë në Kuvend

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit
Aktualitet

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit

by mirseda
15:52 | 11/07/2025
0

I ftuar në një studio televizive, Teliti deklaroi se lirimi i hapësirave publike është një detyrë normale...

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

15:49 | 11/07/2025
Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

15:47 | 11/07/2025
Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

15:44 | 11/07/2025
Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

15:43 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com