Tre shtetase nga Gjermania kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Alpet e Italisë.
Sipas mediave të huaja, viktimat janë një grua 35-vjeçare dhe dy vajza, njëra prej tyre vetëm 7 vjeç. Ngjarja është regjistruar rreth mesditës së të shtunës në akullnajën Val Senales pranë kufirit me Austrinë.
70 punonjës shpëtimi dhe 3 helikopterë janë vënë në dispozicion për të kërkuar dhe shpëtuar turistët. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.