Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Orë kritike për fëmijët e bllokuar në Tajlandë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Orë kritike për fëmijët e bllokuar në Tajlandë

Në veri të Tajlandës vazhdojnë punimet për evakuimin e 12 fëmijëve futbollistë dhe trajnerit të tyre të cilët u gjetën në një shpellë në provincën veriore Chiang Rai, nëntë ditë pasi ishin zhdukur teksa vizitonin shpellën si ekip.

Guvernatori i provincës Chiang Rai, Narongsak Osatanakorn tha se kushtet e volitshme të cilat janë krijuar pas pushimit të reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit dhe uljes relative të nivelit të ujit në shpellë, nesër mund të ndryshojnë për shkak të shiut që pritet të bie. Për këtë arsye, guvernatori tha se po përgatiten për evakuimin e fëmijëve nga shpella.

Ai tha se gjatë fundjavës pritet që në rajon të arrijnë dy grupe të formuara nga zhytës ekspertë për operacionin e evakuimit. “Që nga fillimi plani ynë ishte evakuimi sa më shpejtë i fëmijëve. Këtu faktori përcaktues ishte të gjendet një moment kur niveli i ujit në shpellë është i ulët aq sa të jetë e mundur. Aktualisht niveli i ujit ka rënë në një masë. Por, nuk e dimë se çfarë rreziqe mund të shkaktojë ringritja e nivelit të ujit me fillimin e reshjeve”, tha Osatanakorn.Deklaratat e guvernatorit nxitën komente në drejtim të asaj që fëmijët mund të evakuohen me një operacion emergjent para reshjeve që priten të fillojnë në fundjavë.

Trajneri i ri kërkoi falje nga familjet

Trajneri 25 vjeçar i fëmijëve, Ekapol Chanthawong me një letër të shkruar kërkoi falje nga familjet e fëmijëve. Trajneri në letër ka shkruar se “Të dashur prindër, fëmijët tuaj, të gjithë janë mirë, ekipet po kujdesen mirë për ta. Mund të jeni të sigurtë se po kujdesem më së miri që mundem për ta. Falënderoj të gjithë që na mbështesin dhe kërkoj falje nga të gjithë familjet për këtë shqetësim që kemi shkaktuar”.

“Kur të dalim nga këtu do të shkojmë për të ngrënë pulë të pjekur”

Në anën tjetër 12 fëmijë dhe trajneri i tyre, të cilët shoqërohen nga komandat detare, nëpërmjet zhytësve u kanë dërguar letra familjeve të tyre.

Edhe fëmijët u kanë treguar familjeve të tyre se janë në gjendje të mirë.

Njëri nga fëmijët në letër ka shkruar se “Unë jam mirë, këtu temperaturat janë pak të ulëta, por mos u shqetësoni. Përgatiteni ahengun për ditëlindjen time”.

Ndërsa djaloshi me emrin Tun ka shkruar: “Nënë dhe baba, unë jam mirë, ju lutem mos u shqetësoni. Tregojini Yodit (shokut) që kur të dal nga ky vend, do të shkojmë për të ngrënë pulë të pjekur. Me dashuri”.

Edhe një fëmijë tjetër me emrin Mick në letrën e tij ka shkruar: “Më ka marrë malli për të gjithë. Gjysh, axhë, nënë, baba dhe vëllezër/motra. Unë jam brenda, komandat detare po kujdesen mirë për ne. Ju dua të gjithëve”.

Po ulet niveli i oksigjenit

Ekipet e shpëtimit janë shqetësuar për uljen e nivelit të oksigjenit brenda shpellës. Niveli i oksigjenit, i cili në kushte normale duhet të jetë 21 për qind, në shpellë ka rënë deri në 15 për qind. Ekipet, kundër mundësisë së rënies së mëtejmë të nivelit të oksigjenit, në shpellë kanë vendosur një pompë të ajrit.

Niveli kritik i ujit

Ekipet për kërkim dhe shpëtim po luftojnë me kohën për uljen e nivelit të ujit në shpellë para reshjeve të dendura, të cilat priten gjatë fundjavës. Ekipet përpiqen të ulin nivelin e ujit përmes pompave të drenazhit, duke e mbajtur atë në nivel që grupi të arrijë të dalë në mënyrë të sigurtë nga shpella.

Kalimet dhe galeritë në mes të hyrjes së shpellës dhe pikës ku fëmijët kanë mbetur të bllokuar, janë të mbuluara me ujë deri lartë. Për këtë arsye zhytja shihet si mundësia e vetme për evakuimin e fëmijëve.

Nga kjo shpellë, galeritë dhe kalimet e së cilës janë të mbuluara me ujë, edhe zhytësit profesionalë nuk arrijnë të dalin për disa orë. Për këtë arsye evauikimi i fëmijëve të cilët nuk janë të trajnuar për zhytje, përbën rrezik të madh.

Në shpellë ka kalime aq të ngushta, sa që një zhytës nuk mund të kalojë me tubin e oksigjenit.

Guvernatori Narongsak në një deklaratë ditë më parë tha se ndjejnë shqetësim nga rritja e nivelit të ujit brenda shpellës, për shkak të reshjeve të shiut që priten gjatë fundjavës. Narongsak, duke parë mundësinë e evakuimit emergjent të fëmijëve, ka udhëzuar që në shpellë të mbahen 13 kostume dhe pajisje për zhytje.

Nga jashtë bëhet përpjekje të hapet vakuum

Ndërkohë vazhdojnë punimet për hapje të vakumeve për të mundësuar një hyrje alternative në shpellë. Me këtë qëllim ekipet kanë hapur 100 puse në malin ku ndodhet shpella. Vlerësohet se 18 prej tyre mund të kenë mundësinë e arritjes në shpellë. Mirëpo, në mes të pikës ku fëmijët kanë mbetur të bllokuar dhe sipërfaqes së malit ekziston një distancë prej rreth 800 deri në 1.000 metra, shkruan aa.

Kujtojmë se ekipi i futbollit prej 12 fëmijësh të moshës nga 11 deri në 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar gjatë një vizite në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor u bllokuan pasi hyrjet në shpellë u përmbytën. Grupi u gjet pas 9 ditësh por nuk mund t’i nxjerrin për shkak të sasisë së madhe të ujit në shpellë.

Tags: bllokuarfemijetkritikeorëTajlandë

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
I pafat Perisic, Kroacia pranë avantazhit (Video)

I pafat Perisic, Kroacia pranë avantazhit (Video)

Historia sovjetike ‘zbarkon’ në zemër të Moskës, njihuni me “Shtëpinë e Frikës”

Historia sovjetike ‘zbarkon’ në zemër të Moskës, njihuni me “Shtëpinë e Frikës”

Ibra humb bastin me Beckham, ja çfarë duhet të bëjë gjiganti suedez

Ibra humb bastin me Beckham, ja çfarë duhet të bëjë gjiganti suedez

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com