Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, duke folur nga çadra e protestës së opozitës i bëri apel Ilir Metës, që të tërheqë ministrat e tij nga qeveria.
“I bëj thirrje Ilir Metës të tërheqë ministrat e tij nga qeveria. Nga qeveria e Ramës që kërkon të emërojë vetë opozitën”, tha Duka.
Para disa ditësh, ai është takuar me kreun e LSI-së, por nuk janë bërë të ditura detajet.