Së shpejti do të bëhet një muze nënujor me monumentet e skulpturave të realizmit socialist. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me disa sipërmarrës në mjediset e Albania Adventure.
“Ne në fakt kishim një projekt, e kemi akoma po të shofim. Duam të bëjmë një muze nënujor me këto monumentet, skulpturat e realitetit socialist që t’i marrim të gjitha dhe t’i bëjmë të vizitueshme nën ujë. Edhe mund të jetë një gjë spektakolare, të futesh nën ujë dhe të shohësh një muze arti nën ujë me gjithe këto skulpturat: Leninin, Stalinin, shokun Enver. Ajo duhet të jetë nënujore komplet, edhe të vizitohet vetëm duke u zhytur, është si të thuash një zhytje në kohë, zhytje në histori, zhytje në një sipërfaqe të historisë që është nën tokë. Edhe mund të jetë një gjë spektakolare”, tha Rama.