gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Opozita: Platforma e Veselit dëshmon pafuqinë e pushtetit për tema të mëdha

8 vjet ago
in Të Gjitha
Opozita: Platforma e Veselit dëshmon pafuqinë e pushtetit për tema të mëdha

Platforma e propozuar nga kryetari i Kuvendit, njëherësh lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk do t’i bëjë bashkë partitë politike në arritjen e një konsensusi të mundshëm.

 Dy nga partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se propozimi i Veselit për të krijuar unitet është dëshmi e pafuqisë së koalicionit qeverisës për t’u marrë me tema të mëdha.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se tani duhet të diskutohet për datën e zgjedhjeve të parakohshme e assesi për tema të cilat ka dështuar t’i çojë përpara kjo Qeveri.

“Ky dokument i propozuar vërteton pafuqinë e koalicionit për t’i çuar përpara këto tema të mëdha dhe rrjedhimisht unë pres që këto të diskutohen të mërkurën në tryezë. Tryeza e së mërkurës i ka dy qëllime. E para është që të diskutojmë për krizën institucionale në të cilën ndodhet vendi, t’i listojmë temat e rëndësishme për vendin për të cilat duhet të ndërtojmë konsensus nacional dhe e treta të ndërtojmë modalitetet për adresimin e këtyre sfidave përfshirë edhe adresimin e zgjedhjeve të lira”, thotë Hoti.

Në Vetëvendosje thonë se e kanë bërë të qartë prej kohësh qëndrimin e tyre për temat të cilat janë listuar në propozimin e kryetarit të PDK-së. Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Tinka Kurti thotë se platforma e propozuar nga Veseli ka vetëm një qëllim, sajimin e një grupit të unitetit.

“Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur moti, gjerë e gjatë për temat që i përmend Veseli. Për dallim prej tij, ne nuk i japim prioritet dialogut me Serbinë dhe kërkesave të saj për ‘Zajednicë’ duke e lënë ushtrinë e Kosovës si të tretën për nga renditja. Mbi të gjitha, ne i japim prioritet zhvillimit ekonomik për prodhim e punësim dhe drejtësisë kundër krimit e korrupsionit. Duket qe letra e Veselit ka për qëllim kryesor që një presidenti kontravers si Thaçi t’ia sajojë përreth një ekip uniteti. Kjo është gabim, e dëm për Kosovën”, thotë Kurti.

Përkundër kësaj që thotë opozita, partia në pushtet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fton partitë opozitare që të përkrahin platformën e Veselit.

Deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj thotë se për tema të mëdha, gjithmonë është i nevojshëm konsensusi.

“Aleanca sigurisht se do të jetë pjesë e negociatave, përpjekjeve dhe aktiviteteve që të arrihet një konsensus për temat e interesit nacional, që janë përmendur edhe në platfomën e Veselit dhe që janë pesë syresh. Këto janë tema të interesit nacional. Opozita nuk ka përgjegjësi vetëm të kundërshtojë nismat e Qeverisë, por opozita duhet të jetë pjesë e aktiviteteve që çojnë në realizimin e temave, çështjeve, materieve që janë të interesit nacional”, shprehet Nitaj.

Përmes propozimit të tij, Veseli kërkoi arritjen e një konsensusi mes partive politike për temat të rëndësishme, siç është dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, themelimi i Ushtrisë së Kosovës, agjenda e integrimeve evropiane dhe Reforma Zgjedhore.

Këtë platformë, Veseli ua ka dërguar liderëve politikë, përmes së cilës u bënë thirrje atyre për krijimin e një ekipi të përbashkët me pjesëmarrje edhe të shoqërisë civile./REL

Tags: DëshmonmëdhaopozitapafuqinëplatformapushtetittemaVeselit

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Video/ Pamje të rënda, masakron qenin deri në ngordhje se i hëngri pulën

Video/ Pamje të rënda, masakron qenin deri në ngordhje se i hëngri pulën

Vdekja e Liri Belishovës, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi

Vdekja e Liri Belishovës, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi

Izet Haxhia vetëdorëzohet tek autoritetet turke

Izet Haxhia vetëdorëzohet tek autoritetet turke







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit mbi draftin
Aktualitet

Balla takim me Ramën në Kryeministri, diskutohet strategjia e komunikimit mbi draftin

by mirseda
10:10 | 25/03/2026
0

Një ditë pas prezantimit të draftit për referendumet, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

09:23 | 25/03/2026
Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

Social Demokratët e Danimarkës fitojnë më shumë vota, por pa shumicë parlamentare

09:21 | 25/03/2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, Kombëtarja niset për në Varshavë

09:20 | 25/03/2026
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë

Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë

09:14 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com