E hënë, 26 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Izet Haxhia vetëdorëzohet tek autoritetet turke

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia me anë të një postimi të shkurtër në rrjetet sociale ka bërë të ditur se është vetëdorëzuar tek policia turke.

“Meqë nuk erdhën të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke”, shkruan Haxhiaj në “Facebook”.

Ai është i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, dhe lajmëron se është vetëdorëzuar në policinë turke, me qëllim ekstradimin më pas drejt Shqipërisë, siç vendosi gjykata turke pak muaj më parë.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë.

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, por arriti të fitonte betejën gjyqësore dhe drejtësia e vendit turk ka urdhëruar që ai të mos largohet nga vendi, duke penguar edhe ekstradimin deri tani.
Pasi Berisha erdhi në pushtet, kërkoi kthimin e emrit të tij në listën e Interpolit. Por vetëm 1 muaj më parë Gjykata turke vendosi që të lejonte ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kroaci/ Albin Kurti viziton të plagosurit, nesër Kosova në ditë zie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi në spital, të plagosurit nga aksidenti tragjik i mëngjesit të kësaj të diele. Në deklaratën për mediat, ai...

Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht…

Nga Eduard Zaloshnja Pak pikëpyetje kishte para kuvendit të PD-së se ç’do të ndodhte me propozimet e rivalëve të Bashës për ndryshimet rrënjësore në statutin...

Golem/ Shpëtohen nga mbytja dy vajza, pushuesit shmangin tragjedinë

Dy vajza të moshave 10 dhe 17 vjeç, nga Elbasani, u shpëtuan nga mbytja sot në plazhin e Golemit. Ndërhyrja e Policisë, pushuesve dhe mjekëve...

Fauci: doza e tretë e vaksinës e nevojshme për një kategori të caktuar

VOA/Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për sëmundjet infektive,tha të dielën se amerikanët që e kanë sistemin e imunitetit të dëmtuar mund të...

Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

Nga Andi Bushati Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që reket tu’a shesë shqiptarëve sapunin për djathë....