Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municioni.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u zhvillua pas administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, me fokus parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe garantimin e rendit e sigurisë publike.
Në pranga u vu shtetasi me inicialet R. M., 21 vjeç, banues në fshatin Trush.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan katër armë, konkretisht një automatik, një pushkë dhe dy armë gjahu, si dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Armët dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.
Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Kalibri”.
Sekuestrohen 4 armë dhe sasi e konsiderueshme municioni.
Vihet në pranga 21-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesën e tij, në fshatin Trush.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Trush, u gjetën sasi e konsiderueshme municioni dhe 4 armë (1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu), të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim të mëtejshëm.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.












