Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Obama në ‘sulm’, kritikon republikanët dhe Presidentin Trump

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Obama në ‘sulm’, kritikon republikanët dhe Presidentin Trump

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama, kritikoi të premten Partinë Republikane të Presidentit Donald Trump se po mashtron sipas tij publikun amerikan mbi një sërë çështjesh duke filluar nga taksat e deri tek kujdesi shëndetësor.

Obama mbajti dy fjalime të zjarrta në shtetet Uiskonsën dhe Miçigan, në një përpjekje për të nxitur njerëzit të votojnë për kandidatët demokratë në zgjedhjet e 6 nëntorit për në Kongres.

“Gjatë gjithë historisë njerëzore, sigurisht gjatë gjithë historisë amerikane, politikanët i kanë ekzagjeruar çështjet,” tha zoti Obama gjatë një tubimi të fushatës në Milluoki, Uiskonsën. “Por ajo që s’e kemi parë më parë në jetët tona publike është se politikanët thjesht dhe në mënyrë të përsëritur, gënjejnë pa patur turp dhe sajojnë gjëra”.

“Kjo është ajo që po bën guvernatori juaj me këto reklama, vetëm po sajon,” tha Obama, duke iu referuar guvernatorit republikan Scott Walker dhe deklaratave të tij se ai dëshiron të ruajë kujdesin shëndetësor për njerëzit që janë të prekur tashmë nga sëmundje. Demokrat Toni Evers po sfidon guvernatorin Walker.

Ish-presidenti vuri në dukje para një turmë prej mijëra pjesëmarrësish se republikanët kanë tentuar disa herë të shfuqizojnë ligjin e tij të kujdesit shëndetësor, i cili mbron ata me kushte ekzistuese.

Pa përmendur presidentin Trump me emër, Obama u duk të vinte në pikëpyetje integritetin e administratës aktuale.

“Në Uashington, kjo administratë ka patur aq persona të akuzuar penalisht saqë mund të krijosh një ekip futbolli,” tha ai. “Askush në administratën time nuk u akuzua. Pra, si e kanë pastruar kënetën?”

Në Detroit të Miçiganit, zoti Obama përdori çështjen e serverit privat të ish-sekretares Hillari Klinton për të akuzuar republikanët për hipokrizi. Klinton, e cili humbi garën presidenciale të 2016-ës ndaj Trumpit, u kritikua vazhdimisht gjatë fushatës së saj për dyshimet në keqpërdorimin e informacionit të klasifikuar në një server personal.

“Atyre nuk u interesonin email-at, pasi po të ishin të shqetësuar për to, nuk do të linin kinezët të përgjonin iPhone-in e presidentit që e lë në karrocën e tij të golfit”.

Gazeta Nju Jork Tajms njoftoi të mërkurën se Trump ka vazhduar të përdorë telefonin e tij personal, megjithëse ndihmësit e kanë paralajmëruar se kinezët dhe rusët po e përgjojnë.

Tags: kritikonobamaPresidentinrepublikanetsulmTrump

TË LIDHURA

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

20:42 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran
Bota

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës
Bota

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

18:23 | 10/03/2026
Next Post
Video/Ditë e mirë për legjionarët, Lenjani dhe Seferi ‘shpërthejnë’ me gola

Video/Ditë e mirë për legjionarët, Lenjani dhe Seferi ‘shpërthejnë’ me gola

“Thesaret e fshehura”, informacionet nga kamerat e sigurisë në qytetet moderne

“Thesaret e fshehura”, informacionet nga kamerat e sigurisë në qytetet moderne

“Rama si Hitleri”, video e humorit ka pushtuar rrjetin

“Rama si Hitleri”, video e humorit ka pushtuar rrjetin







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com