Replikat e Ramës me qytetarët janë të pafundme. Dikush e lavdëron, një tjetër e kritikon, por ka edhe nga ata që i luten për ndihmë.
I tillë është një komentues, por ndërsa kryeministri disave u kërkon numrin për t’i ndihmuar, këtij personi ia “pret krahët” me përgjigjen që i jep.
Komentuesi i kërkon ndihmë, duke i thënë se është i majtë, por Rama kapet me emrin e qytetarit në Facebook.
Komentuesi: O zemra lëre këtë, po jam pa punë dhe fute pak trunin n’funksion. Jam 27 vjeç dhe pa punë në kulmin e rinisë. Më gjej një punë të filloj që nesër, jam i majtë dhe vetëm premtime boshe. Si t’ia bëj, të iki në emigracion? Më thuaj.
Rama: Po t’u duk vetja si Johny (shkruaje me h të lutem) zor se gjen punë ti vëlla.