Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“O Shukriu i Përrenjasit”, kryebashkiaku i ri i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Miranda Rirës

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“O Shukriu i Përrenjasit”, kryebashkiaku i ri i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Miranda Rirës

Ish-kryebashkiakja e Përrenjasit, Miranda Rira, i është përgjigjur Nuri Belbës, i cili e kallëzoi paraditen e sotme për “shpërdorim detyre”, në rastin e ndërtimit të fushës së sportit, duke e krahasuar edhe me ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili. Ajo shkruan me ironi në statusin e postuar në Facebook se lartmadhëria e tij, Nuredin Belba, pasi hyri në Bashki pa votë e pa garë, ka filluar që të bëjë edhe kallëzime penale. Duke e cilësuar si merhum që ka mbaruar shkollën e natës, e që ka shpenzuar paratë e taksapaguesve, sipas saj, nuk bën gjë tjetër veçse presion psikologjik. Në komentin e saj, ajo citon se për atë fushë sporti ka një vendim gjykate.

Statusi

Shukriu i Prrenjasit, lartmadhnia e tij Z. Nuredin Belba, pasi shqeu dyert e bashkise dhe hyri ne bashki pa vote e pa gare, ka filluar te beje edhe kallezime penale!

Ky merhum qe mbaroi shkollen e nates ne moshen 50 e kusur vjeç me mesatare 5.6, qe shpenzoi parate e taksapaguesve ne kuvend per dy vjet por qe se hapi njehere gojen per hallet dhe problemet e komunitetit te Prrenjasit, nuk ben gje tjeter veçse presion psikologjik dhe spastrim per punonjes qe nuk iu binden atij apo qe kane bindje te tjere politike.

Kuptohet se kjo eshte lufta politike e Tao Balles ndaj meje dhe jo e Nures, sepse ate e terheqin prej hunde! Qysh se u fitua projekti i ndertimit te fushes se sportit, rreth 2 vjet me pare e deri tani, keta mercenare te veshur me pushtet politik, keta pelivane qe kane zaptuar nga KPP ( Komisioni Prokurimit Publik) dhe institucione te tjera publike, keta qe zhvatin cdo dite miliona leke nga hecet ne Librazhd e Prrenjas,keta qe bejne namin me çdo vend pune e me çdo tender ne 7 bashkite e qarkut te Elbasanit, keta qe paguajne media e kanale televizive per te bere skupe, keta qe ujin e Prrenjasit dhe Shebenikun e Uneskos, ia lene Librazhdit, keta gjoja ngrene edhe padi!

Keta penguan ndertimin e fushes se sportit, nje premtim i imi dhe i vete Kryeministrit Rama, qe ne kohen kur ishim ne koalicion dy partite e majta shqiptare! Keta e penguan pastrimin e qytetit, penguan ndertimin e fushes se sportit, sepse aq pune sa ne kemi bere ne 4 vite ( edhe pse 2 vjet kemi pasur keshillin bashkiak kunder), Tao me Nuren se ka bere ne 20 vjet qe ka qene deputet i Prrenjasit!

E ka lene kete zone ne varferi, qe ta zhgrrabe e ta shqyeje sa me shume, me hecet, pyjet, tenderat, ujin, rruget e gjithçka!! Une jam pengesa per pazaret tuaja te felliqura, prandaj merreni me mua!

Nuredin, ti sapo hyre ne ate zyre te pamerituar jo vetem nder socialistet e Prrenjasit por edhe ne perballjen elektorale ndaj meje, anullove te gjitha kontratat, sepse ai qe te vuri ty aty ( Mr. George), prandaj te vune ty, te te perdorin e te te tregojne se ç’te besh!

Per ate fushe sporti, ka nje vendim gjykate ( per te interesuarit do ta gjeni me poshte), nje vendim me 37 faqe qe tregon se kontrata duhet lidhur dhe fusha e sportit te Prrenjasit, duhet te ndertohet, ku i jepet te drejte bashkise dhe KVO- se!

Ky vendim gjykate hedh poshte gjithe gjuetine e shtrigave qe ju keni bere e qe vazhdoni te beni ndaj meje! Ti qofsh qe s’ke frike nga gjykata! Ne fund, do ta shohim kujt do t’i jape gjykata te drejte! Para se te harxhosh kohe duke u marre me mua, merru me sherbimin ndaj qytetareve se e ke per faqe te zeze! E verteta do te dale ne pah dhe ti ashtu siç erdhe, vjedhurazi, ashtu edhe do te ikesh!!

Nuk ka vonuar shumë edhe kundërpërgjigjja nga Nuri Belba, i cili ka hedhur akuza të forta ndaj paraardhëses së tij, duke e akuzuar për dëme që iu ka bërë qytetarëve dhe favoreve në interesin e saj personal. “Natyrisht që ky kallëzim për procedurat e ndjekura për këtë çështje të paraqitura më poshtë me foto, është vetëm fillimi i auditimit dhe hapjes së dosjeve “korruptive” të bëra gjatë 4 viteve të kaluara”, shkruan ai më tej në Facebook.

Statusi

Ashtu siç pritej nga të gjithë ish “pseudokryetarja” e 4 viteve të shkuara dëm për qytetin e Prrenjasit ka reaguar duke hedhur “baltë” e “helm” mbi kallëzimin që ne si bashki i kemi bërë ditët e fundit. Natyrisht që një reagim i tillë do të vinte pasi ajo e di shumë mirë se çfarë “punësh” ka bërë në dëm të qytetarëve dhe në interes personal dhe familjar të saj. Por ashtu siç e kemi paralajmëruar edhe gjatë fushatës se sapo të vinim në krye të detyrës do të bëjmë një auditim të thellë mbi çdo procedurë të dyshimtë të denoncuar edhe në media kombëtare. Sigurisht kjo nuk i pëlqen por ne nuk e bëjmë për të sulmuar atë, personalisht(familjarisht) edhe pse ka shumë gjëra për të sulmuar por sepse kemi dhënë fjalën tek qytetarët e kësaj bashkie se do ti kthejmë çdo qindarkë të marrë në rrugë korruptive dhe cilido qoftë që ka firmosur do të përgjigjet përpara ligjit. Natyrisht që ky kallzim për procedurat e ndjekura për këtë çështje të paraqitura më poshtë më foto është vetëm fillimi i auditimit dhe hapjes së dosjeve “korruptive” të bëra gjatë 4 viteve të kaluara. Unë personalisht nuk do të bie asnjëherë në “llumin” ku ti je zhytur e nga ku nuk di ç’të nxjerr goja por të siguroj se për çdo çështje të dyshimtë do të përballemi në organet e drejtësisë. Për ty kam vetëm keqardhje pasi edhe “bashkëpunëtorët” e tu më të afërt kanë filluar të nxjerrin sekrete mbi ato që ke bërë por ta dish se për çdo shkelje të ligjit do të përballesh vetëm më ligjin. Sa i përket atyre që thua jam krenar që kam mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare më Edi Ramën por edhe mbështetjen e pakursyer të kreut të grupit parlamentar z.Taulant Balla për të bërë punë të mira për komunitetin e kësaj bashkie që drejtoj dhe jo për vete e farefisin tim siç bëre ti 4 vite rresht. Për këtë gjë jam votuar e kam marrë një mbështetje masive gjë të cilën do t’jua shpërblej qytetarëve çdo qindarkë të shkuar dëm dhe do të dorëzoj para drejtësisë çdo akt korruptiv të kryer nga ju gjatë qeverisjes duke e kthyer bashkinë Prrenjas në model transparence.

Tags: bashkiMiranda Riranuri belba

TË LIDHURA

Nga miq në armiq: 7 vrasje dhe 388 mijë € për gjakmarrje
Aktualitet

Nga miq në armiq: 7 vrasje dhe 388 mijë € për gjakmarrje

09:58 | 09/06/2025
Ndërtime pa leje në Himarë, masa ndaj IMT dhe ndërhyrje në terren
Aktualitet

Ndërtime pa leje në Himarë, masa ndaj IMT dhe ndërhyrje në terren

09:53 | 09/06/2025
240 mijë makina pa taksa, listat kalojnë te Tatimet
Ekonomi

240 mijë makina pa taksa, listat kalojnë te Tatimet

09:50 | 09/06/2025
Next Post
Deputeti tregon mesazhin dërguar Berishës: U vranë 4 persona më 21 Janar, dhe nuk e latë qeverinë

Berisha denoncon skandalin me librat: Nëndrejtori i shkollës ka 5 vite që merret me këtë punë!

Pas skandalit te “Unaza e Re”, zbulohet projekti sekret për shembjen e banesave pranë Lanës

Aksident i rëndë në Shkodër/ 47-vjeçari në gjendje kritike

Johnson nuk heq dorë: Brexit do të ndodhë më 31 tetor

Johnson nuk heq dorë: Brexit do të ndodhë më 31 tetor

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

“I nxehti afrikan” mbërrin, Porja paralajmëron temperaturat ekstreme
Moti

“I nxehti afrikan” mbërrin, Porja paralajmëron temperaturat ekstreme

by mirseda
10:03 | 09/06/2025
0

Meteorologia Lajda Porja tha se tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e verës, ku qershori ka nisur me...

Nga miq në armiq: 7 vrasje dhe 388 mijë € për gjakmarrje

Nga miq në armiq: 7 vrasje dhe 388 mijë € për gjakmarrje

09:58 | 09/06/2025
Ndërtime pa leje në Himarë, masa ndaj IMT dhe ndërhyrje në terren

Ndërtime pa leje në Himarë, masa ndaj IMT dhe ndërhyrje në terren

09:53 | 09/06/2025
240 mijë makina pa taksa, listat kalojnë te Tatimet

240 mijë makina pa taksa, listat kalojnë te Tatimet

09:50 | 09/06/2025
Shkrihet IMT e Himarës, shkarkohen drejtuesi dhe 5 punonjës për abuzim

Shkrihet IMT e Himarës, shkarkohen drejtuesi dhe 5 punonjës për abuzim

09:48 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com