Kryeministri Edi Rama shpesh replikon me ndjekësit e tij, ndërsa u përgjigjet komenteve nga më të ndryshme.
Në një video të punimeve në Kukës për aeroportin e ri, një person e ka ofenduar kryeministrin, teksa i komenton: “O gomar”.
Koment ky të cilin Rama ka zgjedhur të mos e anashkalojë, por t’ia kthejë me fjalët:
“Gjynah ai kingu i vogël për veshgjatin që ka për babë”, duke iu referuar fotos së profilit të komentuesit.