Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“O babi na gjuajtën”, zbardhet telefonata e fundit e Andi Malokut me të atin

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“O babi na gjuajtën”, zbardhet telefonata e fundit e Andi Malokut me të atin

Andi Maloku është viktima e vetme nga atentati i dy javëve më parë në Durrës, ndaj prokurorit, Arjan Ndoja.

Maloku ishte drejtuesi i mjetit ku ndodhej Ndoja së bashku me Landi Muharremin.

Xhaxhai i viktimës, Bashkim Maloku ka akuzuar shtetin shqiptar për padrejtësi.

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, ai është shprehur se ditën kur ndodhi atentati nuk i lanë që të shikonin djalin.

Bashkimi tregon edhe momentin kur e kanë marrë vesh lajmit, pas telefonatës që Andi bëri me të atin, ku i thoshte: “O babi na gjuajtën, jam plagosur”.
Më tej ai shton se kur ndërroi jetë, morgun e rrethuan me policë dhe nuk patën mundësi ta qanin.

Bashkim Maloku ka mohuar zërat se nipi i tij ka punuar si polic.

Ndër të tjera ai rrëfen se Andi nuk e njihte prokurorin më parë dhe përpara se të punësohej, kishte mbyllur lokalin që menaxhonte, për shkak të taksave të larta.

Intervista

Në media qarkulloi lajmi se Andi ka punuar si efektiv policie në Krujë. Sa e vërtetë është kjo gjë?

Jo, Andi nuk ka punuar asnjëherë efektiv policie, por media ka trilluar dhe me moshën ku thanë se ishte 34 vjeç. Që në moshën 16-vjeçare ka punuar kamerier, ndërkohë që ishte dhe në shkollë.

Më pas ka mbaruar studimet për Menaxhim Turizëm dhe ka rreth dy muaj që kishte vazhduar punë me prokurorin si shofer i tij.

A kishte lidhje familjare me prokurorin?

Absolutisht që jo, nuk kishte lidhje familjare fare.

Ne të gjithë aktualisht punojmë në shtet po ashtu dhe i ati, por edhe unë jam punonjës i shtetit. Ky shtet na bëri shumë padrejtësi. Na bënë padrejtësi pasi, ditën kur ndodhi atentati nuk na lanë ta shikonim djalin, por na rrethuan me policë te spitali i Traumës.

Si e morët vesh kur ndodhi atentati?

Kur ndodhi atentati ne e morëm vesh përmes djalit.

Andi kishte folur me të atin në telefon dhe i kishte thënë “o babi na gjuajtën, jam plagosur”. Ky ishte komunikimi dhe më pas na lajmëruan që të shkonim te spitali se i kanë gjuajtur djalit.

Ne nuk ishim në dijeni se për çfarë bëhej fjalë, a i kanë gjuajtur me armë, a ka bërë aksident nuk e dinim fare.

Vetëm kur shkuam atje në vendin e ngjarjes dhe e dërguam për në spital. Por ne gjithashtu kemi vërejtje dhe nga policia. Jemi shumë të zhgënjyer nga Policia e Shtetit se kemi punuar dhe vetë në polici.

Pse keni vërejtje kundrejt policisë?

E para, nuk ngritën postblloqe, por u morën me familjarët që ishin të spitali për t’i shoqëruar. Së dyti, te urgjenca e spitalit nuk na la asnjë që të shohim djalin, madje as prindërit e tij nuk i lënë që të hyjnë të shohin djalin.

Ndërsa të nesërmen, një ditë pas atentatit, nuk kishte asnjë polic. Ishte fasadë. Dhe së fundmi, kur vdiq djali, e çuan në morg. Ndërsa morgun e rrethuan me policë. Nuk na lanë as për ta qarë në orët e fundit.

Fillimisht Andi kishte dalë nga reanimacioni dhe më pas u ridërgua në reanimacion. A mundët të bisedonit me të dhe si ishte gjendja e tij?

Po e takuam djalin. Biseduam dhe folëm gjatë me të.

Por i ra trombozë e pjesshme, nga ana e mushkërisë. Me drejtësinë jemi të pakënaqur fare, dhe nga qeveria jemi të pakënaqur sidomos ne që kemi kontribuar për këtë qeveri.

Sidomos dhe djali që ka qenë në komision. Anëtar komisioni në Shijak, se ne jemi nga Shijaku.

Më parë ka punuar kamerier. Asnjë lloj pune tjetër s’ka bërë. Djali ishte 23 vjeç për pak ditë mbushte 24 vjeç dhe nuk ka punuar asnjë punë tjetër. Ne jemi të gatshëm të gjithë që të tregojmë dokumentet e djalit se ku ka punuar.

Ai nuk kishte lidhje fare as me policinë, as nuk ka punuar si efektiv policie.

Nuk ka bërë asnjë sherr në lagje. Nuk ishte problematik dhe nuk ka konflikt me asnjë person. Ne e çuam djalin për të qenë më i sigurt si shofer prokurori. Nuk e dinim që do përfundonte kështu.

Ju thoni që nuk e njihte prokurorin, si përfundoi Andi i punësuar aty?

Nuk e njohim. Edhe pse në media qarkullonte se kishin njihje të mëparshme. Prokurori është nga zona e Veriut ne nga Shijaku nuk kishim lidhje fare me të.

Thjesht shkoi për punë, kishte dëshirë të bënte atë punë. Nuk ka asnjë precedent penal.

Ndaj dhe ne jemi dhe të zhgënjyer nga informacionet që kanë dalë nga mediat por edhe nga shteti. Shteti duhet të kishte dalë në media të kishte bërë një deklaratë për shtypi që ky djalë nuk ka qenë asnjë ditë polic, të saktësonte informacionet.

Kaq i paaftë qenka ky shtet që mirë kriminelët nuk i kap por të paktën të dilte e të bënte një deklaratë përmes zëdhënësve të shtypit që Andi nuk ka qenë asnjëherë polic Shteti.

Ndaj dhe ne jemi shumë të zhgënjyer, që opinioni publik të dinte se kush ishte djali. Ata e dinin djalin 34 vjeç. Nuk bënin dot lidhjet. I ati i tij është 44 vjeç, si mund të ishte djali 34 vjeç.

Si mund të punonte në polici. Ai tani kishte mbaruar shkollën.

Para se të fillonte punë si shofer i prokurorit, çfarë pune ka bërë më parë Andi?

Punonte si kamerier dhe më pas mori një lokal me qira.

Punonte si dhe e menaxhonte vetë lokalin për disa muaj. Më pas e pa që nuk po i përballonte dot se nuk paguante dot qiranë sepse ishte e lartë dhe e mbylli.

Ishte pa punë pasi e mbylli lokalin dhe ishte në kërkim të punës.

Kushëriri i Andi Malokut

Gjashtë ditë pas atentatit të prokurorit Arian Ndoja, humbi jetën shoferi i tij Andi Maloku.

Në një intervistë për Gazetën “Shekulli”, kushëriri i 24-vjeçarit, tregon gjendjen pas daljes nga reanimacioni.

Pasi doli nga reanimacioni 24-vjeçari ka shfaqur probleme me frymëmarrjen.

“Gjendja e djalit u përkeqësua sepse i ra tromboemboli në mushkri dhe kjo ishte një nga faktorët që çoi në vdekje. Po ashtu, dhe gjendja toksikoseptike nga helmimi nga flora bakterike që u krijua nga hyrja e plumbit.

Plumbi ka depërtuar nga të dyja mushkëritë jo vetëm në njërën.

Këto ishin komplikacionet që çuan në vdekjen e Andit.”, shprehet kushëriri i 24-vjeçarit.

Tags: Andi Malokute atinTelefonataZbardhet

TË LIDHURA

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS
Aktualitet

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Next Post
‘Negociatat’/ Meta: Kemi mbështetjen e Francës pavarësisht ‘Jo-së’

‘Negociatat’/ Meta: Kemi mbështetjen e Francës pavarësisht 'Jo-së'

NATO po përballet me një sfidë të paprecedentë

NATO po përballet me një sfidë të paprecedentë

Ndërron jetë regjisorja shqiptare

Ndërron jetë regjisorja shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane
Kryesore

200 fëmijë të shpëtuar/ 10 vite “Fundjavë Ndryshe”: solidaritet e ndihmë humane

by mirseda
14:39 | 06/12/2025
0

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, festoi një dekadë aktivitet, në një event me mbi dy mijë të ftuar në...

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

13:46 | 06/12/2025
Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com