Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Nxori familjarët nga shtëpia, i riu me mesatare 9.5 përfundon në burg

4 vjet ago
in Të Gjitha
Nxori familjarët nga shtëpia, i riu me mesatare 9.5 përfundon në burg

Emisioni “Stop” në Tv Klan ishte në fshatin Plug të Lushnjes, për problematikën e Griseldo Qorrit, djalit 20-vjeçar, i cili për shkak të depresionit, ka përfunduar në burgun e Zaharisë. Gjyshja e djalit, Hekurane Gorovelli, tregoi se nipi ka qenë pa nënën e tij, pasi vuante për strehim në rrugët e Italisë. Djali ishte 20 vjeç dhe me nota shumë të mira në universitet, me mesatare 9.5.

Por ai kaloi në depresion dhe donte t’i nxirrte nga shtëpia. Zonja bëri një kallëzim, por jo penal dhe kërkoi shtrimin e tij në spital. Ajo tha se Griseldon e çuan në burgun e Zaharisë. Prokuroria ka kërkuar pafajësinë, por gjykata ende nuk është shprehur. Zonja Hekurane kërkoi që djali të kurohet afër saj, dhe të mbahet në spital, jo në burg.

Hekurane Gorovelli: Unë jam Hekurane Gorovelli, nga sektori Plug i Lushnjes. Kam shtruar nipin tim, që në 2019-ën. Që në vitin 2013 ka qenë nëpër rrugët e Italisë. Ka qenë pa mbështetje, pa shtëpi, pa punë dhe është një student, që e kam regjistruar te “Luarasi”, me notën 9.5.

Gazetarja: Sa vjeç është djali?

Hekurane Gorovelli: Djali 20 vjeç. Unë dua të deklaroj, se nëna e tij ndodhet në rrugët e Italisë, pa strehim, pa punë. Griseldon e mbështeta unë, për arsye të depresionit. Ky nën ndikimin e depresionit, filloi të përplaste televizorin në dysheme, sepse nuk e dinte, se cfarë po bënte dhe ne donte të na nxirrte nga banesa. Mirëpo, unë bëra një kallëzim. Megjithatë, nuk e bëra kallëzim penal, por e bëra shtrim në spital. Ashtu e kam deklaruar. Këta ma kanë çuar në burgun e Zaharisë. Tani, unë dy javë e lashë kështu dhe tërhoqa fletë-akuzën. Domethënë, që ky fëmijë të normalizohet dhe të bëhet shërimi i tij në spital.

Gazetarja: Prej sa muaj është nipi në burgun e Zaharisë?

Hekurane Gorovelli: 6 muaj ndodhet në burgun e Zaharisë. Ai është i pafajshëm, sepse përse nuk u deklarua, që ishte shtrim në spital, por duhet të vuajë pranë hekurave të Zaharisë?

Gazetarja: Në fakt në këtë dokument të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ku thuhet se ai kërkohet se nuk do të merret si i pandehur, por përmenden 2 vepra penale. Siç është dhuna në familje dhe kundërshtim i vendimit të Gjykatës. A ju ka dhunuar ndonjëherë?

Hekurane Gorovelli: Jo! Ai nuk më ka bërë asnjë gjë, por donte të na nxirrte nga banesa. Thoshte “është shtëpia ime”. Gjykata nuk është shprehur, por nuk më jep rrugëzgjidhje dhe gjithmonë thonë “Jo këtë radhë, po atë radhë” dhe unë si nënë, nuk po duroj më. Dua pafajësinë e djalit sa më shpejt dhe kërkoj kurim ambulator për fëmijën. Ju lutem, i merrni parasysh kërkesat e kësaj nëne!

Gazetarja: Ke shkuar ta takosh djalin?

Hekurane Gorovelli: Kam shkuar dhe më ka dalë pranë hekurave, që nuk e mendoja kurrë.

Emisioni “Stop” u interesua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnje, ku u tha, se seancat janë shtyrë, pasi nga ekspertiza mjeko-ligjore nuk është përcaktuar, se ku do të bëhet kurimi i djalit në kurim ambulator apo spitalor.

Sekretarja e gjykatëses thotë, se i është dërguar dy herë shkresë Institutit të Mjekësisë Ligjore, por nuk ka përgjigje.

Sekretarja: Në seancën e parë, në datën 30.09, ka qenë prokurorja dhe këtu është konstatuar, që akti i ekspertimit nuk e përcakton mjeku. Asnjë nga këta dy mjekë, duhet të shkruanin këtu: “Për shtetasin Griseldo Qorri rekomandohet masë mjeksore, ose mjekim i detyruar ambulator, ose mjekim i detyruar spitalor”! Një nga këto dy masa, se këto të dyja janë masat.

Gazetarja: Dhe prej kësaj nuk është vendosur?

Sekretarja: Dhe ne i dërguam një shkresë IML-së, që në seancën e parë.

Gazetarja: Në datën 21 keni zhvilluar seancë tjetër.

Sekretarja: Në 21 zhvilluam senacën tjetër dhe nuk erdhi akti. Nuk erdhi akti dhe ne e shtymë. I kam bërë dhe një shkresë tjetër, që të më sjellin. E kam marrë dhe në telefon doktoreshën. Më ka dalë doktoresha Ilda Aliko. Unë s’e kam marrë në dorë- tha,- po do të kthej përgjigje. Atë ditë jo. Të nesërmen, që kishim seancën, jo.

Gazetarja: Gjykata e Shkallës së parë Lushnjë vendosi për pafajësinë e djalit Griseldo Qorri. Gjithashtu dhe pas dërgimit të ekspertizës nga Instituti i Mjeksisë Ligjore u përcaktua se kurimi i tij do të bëhet në një institucion spitalor. Megjithatë zonja do ta apelojë këtë vendim. Pasi ajo kërkon që nipi i saj të kurohet në shtëpi./tvklan.al

Tags: emisioni STOPGriseldo QorriHekurane Gorovelli

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Një ide që mos na vasin më në rrugë apo lagje

Si duhet të sillemi me rastet si ai i Fierit

Arrestohet i riu i një seri vjedhjesh

Arrestohet punonjësi i policisë, po kryente marrëdhënie me një 13-vjeçare

Nëna e Mateos, thirrje të burgosurve: T’ia presin mishin me thikë!

Nëna e Mateos, thirrje të burgosurve: T’ia presin mishin me thikë!







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT/ Rama largohet nga Kryeministria, Balluku “ngujohet” në zyrë
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Rama largohet nga Kryeministria, Balluku “ngujohet” në zyrë

by mirseda
12:02 | 19/12/2025
0

Kreu i qeverisë Edi Rama largohet nga Kryeministria. vijon/…

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

“3 javët më të këqija të jetës!” Enisa përjeton sfidën shëndetësore: Mendova se nuk do t’ia dilja

12:00 | 19/12/2025
Zbardhen diskutimet nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve

Zbardhen diskutimet nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve

11:45 | 19/12/2025
Shehaj nga protesta kundër Ballukut: Kërkova të isha në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por…

Shehaj nga protesta kundër Ballukut: Kërkova të isha në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por…

11:42 | 19/12/2025
“Protesta para Kryesisë: ‘Dorëzoni Belindën!’ – Thirrje të forta kundër Ramës dhe Ballukut”

“Protesta para Kryesisë: ‘Dorëzoni Belindën!’ – Thirrje të forta kundër Ramës dhe Ballukut”

11:25 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com