E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Nëna e Mateos, thirrje të burgosurve: T’ia presin mishin me thikë!

Nëna e Mateos që u masakrua nga Klodian Çalamani, ka prekur me fjalët e saj, ndërsa u drejtohet me një thirrje të burgosurve. Në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ajo bërë një thirrje për gjithë shqiptarët por edhe për të burgosurit. Flora Vasiu u shpreh se po ngre zërin që gjithë shqiptarët të bashkohen në mbledhjen e firmave për varjen e atij. Ajo u bën thirrje të burgosurve që nëse e shohin, ta masakrojnë brenda në burg.

“Nuk e kam parë sa firma janë mbledhur, por më duket se mbi 3 mijë. Sot kemi organizuar në orën 14:00 një protestë, dhe do mbledhim sërish firma. Unë kërkoj ndihmë nga të gjithë shqiptarët që janë në burg dhe jashtë, të na bashkohen thirrjes. Të kërkojmë varjen në mes të Fierit. Më hoqi nga gjiri djalin 8-vjeçar. Ta shikojë i gjithë populli të varur në mes të Fierit.

Klodiani më mori engjëllin tim 8-vjeçar. Nuk ia lë drejtësisë, se ai e nxori pavarësisht krimeve që ka bërë. Kam folur me një avokat, dhe më tha se nuk mund të flas dot për dënimin me vdekje, nuk e bëj dot. Nuk më dha ndihmë. Të burgosurve u bëj thirrje se nëse e shohin, t’ja presin mishin me thikë. Ta masakrojnë aty brenda. Ose të na e japë shteti ne, ta bëjmë ne atë. Po ta sjellë shteti, e vras me duart e mia”, tha nëna e 8-vjeçarit të ndjerë.

Klodian Çalamani u shpreh se e kishte vrarë 8-vjeçarin, pasi ai e kishte sharë dhe e kishte akuzuar se i kishte ngacmuar nënën e tij, ndërsa Çalamani i ishte përgjigjur se e dinte vetë çfarë bënte.

Pas kësaj, vrasësi ka deklaruar se e ka qëlluar me kazmë në kokë të miturin, i cili ka rënë menjëherë në tokë dhe më pas e ka qëlluar sërish. “Më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ia di emrin, por e njoh që është djali i Florës, i cili filloi të më shante. Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazmë tek oborri i shtëpisë time, dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe me thoshte: “…pse ma ngacmon mamin dhe vazhdonte të shante…”.

Lexo edhe :   Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Ndërsa unë i them:“…ik se e di unë çfarë bëj… dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazmë qylyke, me pjesën e prapme të kazmës, e cila është me kunjë hekuri në kokë, i cili menjëherë u rrëzua dhe mbasi u rrëzua në tokë unë e qëllova përsëri me kazmë në kokë dhe fëmija nuk u ngrit më”, ka rrëfyer 38-vjeçari.

Lexo edhe :   Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

Më tej në dëshminë e tij Klodian Çalamani tregon se pasi ka kuptuar që fëmija ka vdekur i ka lidhur duart, e ka hedhur në një gropë aty pranë dhe e ka mbuluar me dhe. “Mbasi e pash që fëmija kishte vdekur, e kam kapur prej këmbë, e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë, e cila ndodhet rreth 5-6 metra larg vendit ku e vrava. Brenda në oborrin e banesës time, pasi e afrova te gropa, e cila mundet të ishte rreth 1 metër e thellë, e kam shtyrë fëmijën e vdekur me këmbë, duke e rrëzuar brenda saj. Më pas e kam mbuluar me dhe, duke gërmuar me lopatë afër gropës dhe dheun që nxirja prej saj, ja hidhja fëmijës që ta mbuloja, të cilin e mbulova plotësisht”, thuhet më tej në dëshmi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...