Janë orë shumë të nxehta këto të fundit në shtëpinë e Interit. Zikaltërit kanë zyrtarizuar vetëm ditën e djeshme blerjen më të madhe të së verës në Serie A, atë të Radja Nainggolan por duket se nuk do të ndalen aspak me të.
Pas blerjes së Lautaro Martinez, Asamoah, Stefan De Vrij dhe të belgut Radja Nainggolan, tashmë duket se zikeltërit po tentojnë të mbyllin edhe disa marrëveshje të tjera. Spallettit i mungojnë ende tre lojtarë në tre pozicione: një mbrojtës i krahut te djathtë, një mesfushor qendror dhe një sulmues i krahut të djathtë.
Sipas të rejave të fundit në Milano ndërkohë, në selinë e Interit ka mbërritur agjenti i njohur Lucci. Ai është agjent i disa lojtarëve që janë përfolur shumë në kohët e fundit për një transferim te mundshëm tek zikaltërit, por ai është edhe agjent i Matias Vecino.Ja çfarë shkruan Fc Inter News në këto minuta:
“Alessandro Lucci sapo ka hyrë në selinë e Interit. Sipas asaj që thuhet në këto minuta nga të dërguarit tanë jashtë zyrave të Interit, prokuratori i njohur sportiv (që ndër të tjera është edhe agjent i Matias Vecino, Alessandro Florenzi dhe Suso) është aty sepse ka një takim me drejtuesit më të rëndësishëm zikaltër.
Ne tavolinë përveç tre emrave të cituar më lart, mund të jetë edhe lojtari Davide Zappacosta, tjetër lojtar i menaxhuar nga ai, por edhe Suso është një emër i nxehtë në ditët e fundit.”