Zvicra ka kaluar në avantazh përballë Kosta Rikës dhe ka marrë vendin e parë në grup. Është sërish një shqiptar që shënon për helvetët dhe këtë herë shënon Blerim Xhemajli. Një gol mjaft i bukur, ku pas kthimit në zonë të topit nga Embolo, Xhemajli godet fluturimthi dhe e dërgon në rrjetë, Navas nuk kishte asnjë mundësi ta ndalte.