Të qenit mbretëreshë, perceptohet në përgjithësi si diçka shumë e mirë. Pasi ke një ndikim dhe pasuri të trashëguar, por gjithashtu edhe një lloj vëmendjeje dhe interesi që do të dëshironin shumë njerëzi. Por jeta e një monarku është e lidhur me traditën, dhe askush prej tyre nuk është aq i lidhur me rregullat sa Mbretëresha britanike Elizabeta II. Ja cilat janë disa nga rregullat që ajo nuk i ka thyer asnjëherë.
Mbretëresha Elizabet nuk duhet të votojë
Dikur mbreti Çarls I, shpërndau shumë herë parlamentin. Për këtë arsye në vitin 1649 u akuzua për tradhti dhe u ekzekutua me prerjen e kokës. Që atëherë, familja mbretërore është përpjekur të qëndrojë mbi grindjet politike. Si rezultat i këtij distancimi, mbretëresha nuk voton. Kjo është një traditë e lashtë tashmë, edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë ligj që i pengon mbretërit britanikë të votojnë.
Kur udhëtojnë, Elizabet dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, duhet të marrin me vete nga një veshje të zezë
Elizabet ishte duke udhëtuar drejt Kenias në vitin 1952 kur babai i saj Xhorxh VI, vdiq nga kanceri i mushkërive. Ajo dhe Princi Filip u rikthyen menjëherë në Britani. Por sapo avioni u ul në aeroportin e Londrës, mbretëresha e re u detyrua të priste në bord.
Ajo nuk kishte marrë me vete asnjë veshje të përshtatshme për zinë. Disa minuta më vonë nga Pallati Bakingam mbërriti një valixhe me rrobat e duhura. Që nga ai moment, marrja me vete e rrobave të zisë për çdo rast u bë një rregull për familjen mbretërore.
Mbretëresha ka përgjegjësinë e hapjes dhe mbylljes së legjislaturës së parlamentit
Ceremonia e nisjes së punimeve të parlamentit të dalë nga zgjedhjeve e reja, nis në Pallatin Bakingam. Më pas Elizabeta hyn në Dhomën e Lordëve me Kurorën e Shtetit në kokë. Gjithashtu mbretëresha supozohet të mbyllë çdo seancë të parlamentit. Në kohëra disi më të jashtëzakonshme, ajo mund të shpërndajë apo pezullojë parlamentin, por kjo në raste shumë të rralla.
Mbretëresha duhet të emërojë kryeministrin e ri dhe zyrtarët e tjerë
Roli i Mbretëreshës Elizabet në këtë proces është kryesisht ceremonial, pasi kryeministrat zgjidhen me votën e popullit. Por që kur ajo mori fronin në vitet 1950,askush nuk është zgjedhur kryeministër pa bekimin e saj formal.
Kjo detyrë ceremoniale zhvillohet një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Britani. Kryeministri i mundshëm shkon në Pallatin Bakingam për një audiencë me mbretëreshën, e cila e pyet nëse është i gatshëm të formojë qeverinë e re. Kandidati thotë po dhe pastaj gjërat vijojnë normalisht.
Elizebet duhet të ndjekë protokollin e bisedës gjatë darkave zyrtare
Pjesa më e madhe e jetës së Mbretëreshës Elizabet është mjaft e protokolluar. Ajo është e detyruar të ndjekë një kalendar të përcaktuar në mënyrë shumë rigoroze. Darkat shtetërore dhe rastet e tjera nuk janë arsye që ajo të heqë dorë prej tyre. Sipas BBC, procedura standarde e darkës së Mbretëreshës, është që së pari të nisë bisedën me personin që është ulur në të djathtë të saj, vendi tipik për një mik nderi. Më pas ajo do të kalojë tek i ftuari në të majtën e saj, pastaj sërish në të djathtë.
Ajo ka përgjegjësinë e shpalljes së luftës ose paqes
Si komandantja zyrtare e Forcave të Armatosura, mbretëresha ka fuqinë të shpallë luftën ose paqen. Por si shumë nga fuqitë e tjera rezervë të saj, edhe kjo është shumë e kufizuar. Ligji kërkon që ajo të konsultohet me zyrtarët përpara se ta bëjë këtë, apo lëvizje të tjera drastike.
Pra është e paimagjinueshme që Mbretëresha Elizabet t’i shpallë luftë një vendi pa biseduar me kryeministri dhe ministrat e tjerë të qeverisë.
Ajo nuk lejohet të japë autografe
Familja mbretërore vepron kështu nën arsyetimin se firmat e tyre mund të falsifikohen për një larmi arsyesh të poshtra. Princi Çarles, djali i Elizabetës dhe trashëgimtari i fronit, e prishi paksa këtë rregull në vitin 2010, por firma e tij e cila lexonte “Charles 2010”, nuk dihet që të ketë shkaktuar ndonjë telash që nga ajo kohë. Ndërkohë, është shumë e vështirë të gjesh diku firmën e Mbretëreshës Elizabet.
Burimi i lajmit: https://www.grunge.com/346197/rules-queen-elizabeth-has-to-follow/
Përshtatur nga TIRANA TODAY