Gazetari Baton Haxhiu është prononcuar në lidhje me përgjigjen e kthyer nga presidenti Meta përmes emisionit “Opinion”, duke u shprehur se qetësia e Presidentit është iracionale, dhe nuk prodhon më ide.
Batoni deklaroi se për nga mënyra se si shprehet në qetësinë e tij, duket se do të thotë se Presidenti nuk ka bërë asnjë gabim dhe nuk ka shkelur Kushtetutën.
“Nuk e fsheh miqësinë me Metën, por dua të konstatoj se brenda kështjellës së tij, nuk ka më imagjinatë, dhe është i strukur në një hapësirë që nuk prodhon më ide“, tha ai.